Kryesore

Kreu i KLSH/Meta letër Ruçit:Presion politik ndaj meje për të propozuar…


Bëhu pjesë e Grupit Zyrtar të Opinion.al
>> KËTU <<
               Publikuar në : 13:40 - 04/06/20 |
Opi Nion

Presidenti Ilir Meta ka publikuar sot letërn e drejtuar kryetarit të Kuvendit Gramoz Ruçi në lidhje me propozimin e Arben Shehut për t’u zgjedhur Kryetar i Kontrollit të Lartë të Shtetit

Në këtë letër Meta denoncon, presionet siç shprehet ai të maxhorancës për të propozuar një kandidaturë nga ato që kërkon prej kohësh. Në këtë rast i referohet projektligjit të maxhorancës për të emëruar një zv.kryetar të KLSH-së.

“Deri tani jam vënë para faktit të kryer të rrëzimit të propozimeve për tre kandidatura radhazi për në KLSH. Të tre këto kandidatura përmbushnin kriteret ligjore dhe gëzonin përvojë të gjerë profesionale. Nisi fushatë në media për miratimin e një projektligji, për emërimin e Zv/Kryetarit të KLSH. Kjo fushatë ka për qëllim ushtrimin e presionit politik ndaj Presidentit. Presion politik për të propozuar një kandidaturë nga ato që kërkon prej kohësh mazhoranca. Ky veprim i Kuvendit tregon mungesë vullneti për bashkëpunim me Presidenti. E njëjta qasje e Kuvendit si gjatë procesit të emërimit të anëtarëve të Gjykatës Kushtetuese. Nëse vijohet në drejtimin për kapjen e institucioneve të pavarura, tregues se 3 kandidatët për KLSH u rrëzuan pa të drejtë”, shkruan Meta.

Meta i ka një apel edhe për kreun në detyrë të KLSH Bujar Leskaj.

“I kam kërkuar kryetarit të KLSH z.Bujar Leskaj të qëndrojë në detyrë deri në zgjedhjet e kryetarit të ri.
Bujar Leskaj të mos i bindet asnjë urdhri për uzurpimin e këtij pozicioni kushtetues”,
shprehet Meta./ Opinion.al

Pas