TIRANË– Kryeipeshkvi i dioqezës Tiranë-Durrës, Imzot Rrok Mirdita është në gjendje të rëndë shëndetësore, por të qendrueshme, deklarojnë burime nga QSUT.
Imzot Mirdita ka pësuar një hemorragji cerebrale paraditen e së premtes dhe është transportuar me urgjencë në repartin e Neurokirurgjisë.
Edhe burime nga kisha katolike pranojnë se Imzot Rrok Mirdita është i shtruar në spital. Pritet një komunikim zyrtar mbi shëndetin e kreut të kishës katolike në vend.