Kryetari i Gjykatës Kushtetueses, Bashkim Dedja, kaloi me sukses në “sitën” e Vettingut, në vendimin e dhënë nga Komisioni i Pavarur i Kualifikimit, por Institucioni i Komisionerit Publik, me kërkesë të Operacionit Ndërkombëtar të Monitorimit, e ankimoi vendimin në KPA.
Paraditen e së martës në Kolegjin e Posaçëm të Apelimit, u hodh shorti për caktimin e trupit gjykues, kryesuesin e këtij trupi dhe relatorin e çështjes.
Trupi gjykues i caktuar me short është i përbërë si më poshtë:
Kryesues: Ardian Hajdari; Relator: Luan Daci; Anëtarë: Albana Shtylla, Natasha Mulaj, Rezarta Schuetz.