Patrizio Bosti, bosi i organizatës mafioze “Camorra” në Vasto-Arenaccia, dhe një ndër themeluesit e të ashtuquajturës “Aleanca e Secondigliano” u la i lirë dhe u dëmshpërblye nga shteti.
Një ndër krerët e Camorra në Ital mori një çek dëmshpërblimi prej 2762 eurosh “për trajtim çnjerëzor” gjatë periudhës së burgut.
Bosti, u arrestua në vitin 2008 në Spanjë . Ai u dënua për lidhjet me grupet mafioze, vrasje, trafik të paligjshëm dhe duhej të kalonte 15 vjet në burg.
Megjithatë një pjesë e dënimit prej 3 vitesh iu ul si kohë e llogaritur për trajtimin e keq që ai ka pasur gjatë qëndrimit prapa hekurave./Opinion.al