Kryetari i partisë më të madhe shqiptare në Maqedoni, Ali Ahmeti do të jetë sot për një vizitë zyrtare në Tiranë. Ai do të takojë krerët më të lartë të shtetit, si Presidentin Nishani, Kryeministrin Rama dhe Kryeparlamentarin Meta.
Dje u aludua se Ali Ahmeti ka refuzuar të takojë Ramën, por Opinion.al informoi se vizita thjesht ishte shtyrë në kohë dhe nuk ishte anuluar. Sot publikojmë edhe axhendën e plotë të vizitës së Ali Ahmetit në Tiranë.
Sot në ora 14:00 zvhillohet takimi i Ali Ahmetit me Edi Ramaën, në orën 16:00 me Ilir Metën dhe në orën 17:30 me Bujar Nishanin.
Ahmeti vjen në Tiranë pas kryetarëve të tjerë të partive shqiptare në Maqedoni. Kujtojmë se dy ditët më parë, Rama ka takuar, kryetarin e Lëvizjes Besa, Bilall Kasami dhe liderin e LR-PDSH-së, Ziadin Sela dhe Menduh Thaçin. Takimet zhvillohet pas zgjedhjeve në Maqedoni, ku partite politike shqiptare shfaqen të perçara. Ne fakt as Gruevski dhe as Zaev nuk bëjnë dot qeverinë pa partitë shqiptare. /Opinion.al