Kryebashkiaku i Tiranës, Erion Veliaj është paraqitur në ambientet e Prokurorisë së Posaçme Kundër Korrupsionit dhe Krimit të Organizuar.
Kjo është hera e dytë që kreu i Bashkisë Tiranë paraqitet në SPAK pas dëshmisë që dha për 7 orë, më 30 Prill 2024, në lidhje me hetimet për po kryen Prokuroria për inceneratorin e Tiranës.
Akoma nuk dihen arsyet e paraqitjes së Veliajt në SPAK, ndërsa detaje më tepër priten në vijim.