Aktualitet

Kreu i AMA-s, Basha: Rama hodhi poshtë thirrjet e partnerëve, harbutëri


Bëhu pjesë e Grupit Zyrtar të Opinion.al
>> KËTU <<
               Publikuar në : 15:41 - 07/07/21 |
Opi Nion

Kreu i opozitës Lulzim Basha ka reaguar ditën e sotme për çështjen e zgjedhjes së kryetarit të ri të AMA-s.

Teksa BE dhe OSBE kanë kërkuar ditën e sotme që kryetari i ri i AMA-s të zgjidhet në shtator në legjislaturën e re të Kuvendit, Basha shprehet se kryeministri Edi Rama ka zgjedhur të hedh posht kërkesën e partnerëve dhe bënë të kundërtën.

Ai e komenton këtë veprim si harbutëri në dëm të shqiptarëve dhe vendit.

“E ka fajin Europa” llomotit poshtë e lart, për të fshehur dështimin e tij dhe pengimin e Shqipërisë. Por sapo i jepet një shans për të vepruar në shërbim të interesave të vendit, sikurse kërkuan BE dhe OSBE, zgjedh të bëjë të kundërtën, duke hedhur poshtë thirrjen e partnerëve për të shtyrë në shtator votimin për AMA. Kjo nuk është forcë, po harbutëri në dëm të të gjithë shqiptarëve dhe të Shqipërisë.”- shkruan Basha./Opinion.al

Pas