Policia e Vlorës ka vënë në pranga një 33-vjeçar, pasi vodhi 3 herë, pajisje elektronike dhe sende me vlerë, gjatë javës së fundit.
Sipas uniformave blu mësohet se ky shtetas ka kryer 3 vjedhje në lagje të ndryshme të Vlorës, ku ka vjedhur 4 televizorë, 3 laptopë dhe 2 celularë, baterinë e një automjeti dhe disa pajisje polumbari.
“Specialistët për Hetimin e Krimeve të Komisariatit të Policisë Vlorë, pas marrjes së disa kallëzimeve për vjedhje në lagje të ndryshme të qytetit, organizuan menjëherë punën hetimore për zbardhjen e tyre. Si rezultat i veprimeve të shpejta dhe të mirëkoordinuara, u bë i mundur identifikimi dhe ndalimi i shtetasit E. S., 33 vjeç, banues në Vlorë, i cili dyshohet si autor i 3 vjedhjeve:
•Më datë 29.05.2025, në lagjen “Osman Haxhiu”, ka vjedhur 2 televizorë me vlerë 100 000 lekë, në lokalin e shtetasit F. Xh.;
•Më datë 23.05.2025, në lagjen “Lirim”, ka vjedhur 2 televizorë, 3 laptopë dhe 2 celularë, në zyrën e shtetasit K. K.;
•Më datë 24.05.2025, në lagjen “28 Nëntori”, ka vjedhur nga një automjet, baterinë dhe disa pajisje polumbari, me vlerë rreth 30 000 lekë.
Vijojnë veprimet hetimore për të dokumentuar raste të tjera vjedhjesh të dyshuara të kryera nga ky shtetas”, njofton policia.
Materialet procedurale i kaluan Prokurorisë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë të Juridiksionit të Përgjithshëm Vlorë, për veprime të mëtejshme, për veprën penale “Vjedhja”./Opinion.al