Kryeministri Edi Rama ka postuar dy foto nga samitit i BE-së për Ballkanin Perëndimor në Bruksel.
“Krenar për Shqipërinë! Bruksel, pak para nisjes së Samitit të BE-së me Ballkanin Perëndimor”,-shkruan Rama.
Kujtojmë se sot liderët e 6 vendeve të Ballkanit Perëndimor do të takohen me homologët e tyre në kryeqytetin belg, ku do të diskutohet për procesin e anëtarësimit në BE, marrëdhëniet Kosovë-Serbi si dhe agresioni rus në Ukrainë.