Besimtarët ortodoksë kanë kremtuar sot Ditën e Ujit të Bekuar.
Kremtimi i festës në qytetin e Gjirokastrës ka nisur në kishën Ringjallja e Krishtit ku u mbajtë mesha me të gjithë besimtarët ortodoks.
Këtë vit kryqi u kap nga 13 vjeçari Moisi Merkuri ku në fund përcolli urimin e tij për gjithë besimtarët.
Në qytetin e Korçës kremtimi i festës ka nisur prej mëngjesit me celebrimin e meshës hyjnore drejtuar nga Imzot Johani për të gjithë besimtarët në Katedralen “Ngjallja e Krishtit”.
Në Berat për Kryqin e Ujit të Bekuar janë hedhur 11 të rinj në ujërat e ftohta të Osumit. Kryqi është kapur nga 15-vjeçari Kostansin Boçi.