Opinion.al
Nuk ka rezultat
View All Result
KONTAKT
  • Hyrja
  • Kryesore
  • Aktualitet
    • Politikë
    • Kronikë
    • Sociale
  • Unë shkruaj
  • Komente
  • Bota
  • Sport
  • InstaBIZ
  • OPINION WEB TV
    • Emisionet
    • U tha në Opinion
    • Si u Veshën
  • Life Style
    • Shëndeti
    • Jetë dhe Stil
    • Teknologji
    • Kulturë
Opinion.al
Nuk ka rezultat
View All Result

Kremlini kërkon kontrollin mbi rajonin e Donbasit

2025/08/17 at 3:50 PM
në Bota, Te Fundit
Kohë leximi: 2 min
A A
Kremlini kërkon kontrollin mbi rajonin e Donbasit

Disa media që citojnë burime të brendshme, njoftojnë se shefi i Kremlinit, Putin, ka kërkuar që Ukraina të heqë dorë nga rajonet e Donbasit, Luhansk dhe Donetsk.


Gazeta britanike “Financial Times” si dhe disa media amerikane njoftojnë se Presidenti Vladimir Putin ka kërkuar që Ukraina të heqë plotësisht dorë nga rajoni Donbasit, që përbëhet nga Donetsku dhe Luhansku – përfshirë edhe ato pjesë që nuk janë të pushtuara nga trupat ruse. Putini kërkron që këto rajone që gjenden në lindje të Ukrainës t’i kalojnë Rusisë.

Presidenti i SHBA-së Donald Trump ia përcolli këtë kërkesë Presidentit ukrainas Volodymyr Zelenski, njoftojnë agjencia e lajmeve Bloomberg, New York Times dhe faqja e lajmeve Axios, duke cituar burime të informuara. Aktualisht Moska kontrollon vetëm pjesë të rajonit të Donbasit.

Gazeta “Financial Times” citon katër persona që kanë informacione lidhur me bisedimet Trump-Putin. Sipas tyre Presidenti rus ka propozuar “ngrirjen” e vijës aktuale të frontit në rajonet jugore të Khersonit dhe Zaporizhias. Kjo do të thotë që aty të mos vazhdohen luftimet ose të mos ndërmerren sulme të reja. Ushtria ruse ka pushtuar aty sipërfaqe të mëdha.

Agjencia e lajmeve Reuters e cila foli gjithashtu me një burim të brendshëm, njofton se Presidenti ukrainas Volodymyr Zelenski i hodhi poshtë kërkesat e Putinit.

Wadephul: Paqe me çdo çmim nuk do të ketë

Ministri i Jashtëm gjerman Johann Wadephul formuloi kushte të qarta për paqen në Ukrainë. “Për ne është e qartë: kufijtë nuk duhet të zhvendosen me forcë”, tha ai për gazetën “Bild”. Po ashtu një marrëveshje paqeje kërkon “garanci të qarta sigurie” për Ukrainën. “Ne evropianët jemi të gatshëm për atë – së bashku me Shtetet e Bashkuara”, theksoi Wadephul. Paqe me çdo çmim nuk do të ketë.

Merz dhe von der Leyen me Zelenskin në Uashington

Kancelari gjerman Friedrich Merz dhe Presidentja e Komisionit të BE-së Ursula von der Leyen do të marrin pjesë në bisedimet midis Presidentit të SHBA-së Donald Trump dhe Presidentit të Ukrainës Volodymyr Zelenski që zhvillohen nesër në Uashington. Këtë e njoftuan Von der Leyen dhe një zëdhënës i qeverisë gjermane.

Rusia tashmë kontrollon një të pestën e Ukrainës, ndër to rreth tri të katërtat e provincës së Donetskut, të cilën e pushtoi për herë të parë në vitin 2014. DW



Ju sugjerojmë

Begaj takon të Ngarkuarën me Punë të SHBA, Nancy VanHorn
Aktualitet

Begaj takon të Ngarkuarën me Punë të SHBA, Nancy VanHorn

1 Tetor, 2025 10:11 am
Greqi, grevë e përgjithshme kundër orëve shtesë të punës
Rajoni

Greqi, grevë e përgjithshme kundër orëve shtesë të punës

1 Tetor, 2025 9:41 am
Mbyllet qeveria amerikane, ndikimet që do të ketë
Bota

Mbyllet qeveria amerikane, ndikimet që do të ketë

1 Tetor, 2025 9:06 am
Përplasi për vdekje me makinë 59-vjeçarin dhe u largua/ Shpallet në kërkim shoferi
Kronikë

Skandali seksual në Përmet, pezullohet shefi i krimeve

1 Tetor, 2025 9:03 am
Fundi i Shtatorit mbyllet me temperatura mbi 30 gradë
Kryesore

Parashikimi i motit/ Si do variojnë temperaturat gjatë ditës

1 Tetor, 2025 8:03 am
Horoskopi, 22 nëntor 2023
Kryesore

Horoskopi, çfarë parashikojnë yjet për ju

1 Tetor, 2025 8:01 am
Tërhiqet Trump, pranon të shtyjë deri më 9 korrik tarifat ndaj BE
Bota

Dëshira e Trump për Nobelin: Do t’ia japin dikujt që nuk ka bërë asgjë

30 Shtator, 2025 11:03 pm
5 kulla të shkatërruara nga Izraeli në 72 orët e fundit në Gaza
Bota

Hamasi: Plani i paqes i Trump injoron interesat e popullit palestinez

30 Shtator, 2025 9:52 pm
Më 12 tetor nis zbatimi i rregullave të reja për hyrje në BE
Bota

Më 12 tetor nis zbatimi i rregullave të reja për hyrje në BE

30 Shtator, 2025 8:56 pm
Hegseth drejtuar gjeneralëve të SHBA: Bëhuni gati për luftë, jo për mbrojtje
Bota

Hegseth drejtuar gjeneralëve të SHBA: Bëhuni gati për luftë, jo për mbrojtje

30 Shtator, 2025 8:26 pm
Para
“Kufijtë nuk mund të ndryshohen me forcë”, Von der Leyen konferencë me Zelenskyn

“Kufijtë nuk mund të ndryshohen me forcë”, Von der Leyen konferencë me Zelenskyn

Mbi 200 persona të zhdukur nga përmbytjet në Pakistan

Mbi 200 persona të zhdukur nga përmbytjet në Pakistan

Vuçiç niset drejt Moskës

Protestat në Serbi,Vuçiç:Nuk po e shqyrtojmë shpalljen e gjendjes së jashtëzakonshme
















TE FUNDIT

Begaj takon të Ngarkuarën me Punë të SHBA, Nancy VanHorn

Begaj takon të Ngarkuarën me Punë të SHBA, Nancy VanHorn
1 Tetor, 2025

E Ngarkuara me Punë e Shteteve të Bashkuara në Tiranë, Nancy VanHorn ka zhvilluar një takim në Presidencë me presidentin...

Lexo më shumë

Greqi, grevë e përgjithshme kundër orëve shtesë të punës

Greqi, grevë e përgjithshme kundër orëve shtesë të punës
1 Tetor, 2025

Në Greqi është në fuqi nga 2024 java me gjashtë ditë pune. Tani pritet të pasojë edhe rregullorja për ditën...

Lexo më shumë

Mbyllet qeveria amerikane, ndikimet që do të ketë

Mbyllet qeveria amerikane, ndikimet që do të ketë
1 Tetor, 2025

Për herë të parë në shtatë vite, qeveria federale e SHBA është futur zyrtarisht në një mbyllje administrative, pas dështimit...

Lexo më shumë

Skandali seksual në Përmet, pezullohet shefi i krimeve

Përplasi për vdekje me makinë 59-vjeçarin dhe u largua/ Shpallet në kërkim shoferi
1 Tetor, 2025

Skandali Seksual në Përmet me të miturën shkakton tërmet në radhët e Policisë së Qarkut Gjirokastër. Shefi i Krimeve në...

Lexo më shumë
Opinion.al

Kategoritë

Kryesore

Aktualitet

Unë Shkruaj

Komente

Bota 

Sport 

Instabiz

Opinion Web Tv

Lifestyle

Galeri

Rreth Nesh

ON AIR: E hene – E marte – E merkure – 22:15 E ejnte – 21:00

OPINION nga Blendi Fevziu. Emisioni politik me i ndjekur dhe me i preferuar ne ekranet shqiptare.
“Opinion” vjen ne kater takime cdo jave – e hene, e marte, e merkure dhe takimi tradicional i te ejntes mbrema.
Cdo jave ne studion e Tv Klan, komente, analiza, debate, komente, intervista, personazhe, deshmi dhe fakte konkrete. Ngjarjet me te fundit dhe me te rendesishme ne jeten politike dhe sociale te vendit, me debatet, opinionet dhe analizat e te ftuarve ne studio.
Salloni i politikes dhe aktualitetit hap dyert 4 mbremje ne jave, per te degjuar opinionet e politikaneve dhe analisteve. Padron i shtepise, gazetari dhe analisti Blendi Fevziu.

Të gjitha të drejtat e rezervuara Opinion ©2025
Dev By Techzero1.com

Nuk ka rezultat
View All Result
  • Hyrja
  • Kryesore
  • Aktualitet
    • Politikë
    • Kronikë
    • Sociale
  • Unë shkruaj
  • Komente
  • Bota
  • Sport
  • InstaBIZ
  • OPINION WEB TV
    • Emisionet
    • U tha në Opinion
    • Si u Veshën
  • Life Style
    • Shëndeti
    • Jetë dhe Stil
    • Teknologji
    • Kulturë

Të gjitha të drejtat e rezervuara Opinion ©2025
Dev By Techzero1.com