Opinion.al
Nuk ka rezultat
View All Result
KONTAKT
  • Hyrja
  • Kryesore
  • Aktualitet
    • Politikë
    • Kronikë
    • Sociale
  • Unë shkruaj
  • Komente
  • Bota
  • Sport
  • InstaBIZ
  • OPINION WEB TV
    • Emisionet
    • U tha në Opinion
    • Si u Veshën
  • Life Style
    • Shëndeti
    • Jetë dhe Stil
    • Teknologji
    • Kulturë
Opinion.al
Nuk ka rezultat
View All Result

“Kremi mbrojtës ka përbërës të rrezikshëm!” Si të mbrohemi nga dielli

2025/06/09 at 10:44 AM
në Aktualitet, Kryesore, Te Fundit
Kohë leximi: 3 min
A A
“Kremi mbrojtës ka përbërës të rrezikshëm!” Si të mbrohemi nga dielli

Këshilla e dermatologëve për të përdorur kremin mbrojtës ndaj diellit në 365 ditë të vitit, përforcohet gjatë stinës së verës kur ekspozimi në diell është më i madh. Me nisjen e sezonit të verës, njerëzit turren  drejt stendave të supermarketeve e farmacive për të zgjedhur kremin apo vajin e plazhit, me faktor sa më të lartë mbrojtës që herë shkruan SPF 15 e deri SPF 100.


Shpesh mendojmë se sa më i lartë të jetë numri, aq më shumë mbrojtje marrim por nuk është plotësisht kështu. Mjekja toksikologe Suela Xhufi shpjegon në programin “Aldo Morning Show” në Tv Klan se janë të rëndësishëm përbërësit e kremit mbrojtës. Përgjithësisht në ta gjenden rreth 16 të tillë nga të cilët vetëm dy janë të parrezikshëm. Rritja e faktorit mbrojtës është në proporcion të drejtë me rrezikun e lartë për dëmtimin e organizmit.

“Janë 16 përbërës në kremrat e plazhit, por nga këto 16, vetëm dy quhen të shëndetshme ose nuk janë të rrezikshme për kancer ose efekte të tjera negative në organizëm siç është oksidi i zinkut dhe dioksidi i titanit. Këto të dyja nga FDA të paktën,  para disa vitesh, në 2019 kanë dalë të parrezikshme. Pse nuk e  rrezikojnë këto? Sepse nuk përthithen. Të gjitha ato të tjerat si oksi benzoati, ftalatet që gjenden në shumë kremra nuk janë të studiuara aq  mirë në kohë afatgjatë për të dhënë një përgjigje që nuk kanë efekte negative në qelizën e njeriut dhe ky është problemi kryesor. Është pak pyetje jo shumë e thjeshtë për t’u përgjigjur sepse nuk ka studime afatgjata të përdorimit kronik të këtyre preparateve, sidomos te fëmijët sepse ne shohim që sa më e lartë të  jetë  përqindja e SPF-së, aq preparate që kanë efekt negativ në organizëm janë.”

Xhufi thotë se këshilla e parë që ka dhe të cilën e zbaton edhe vetë prej 10  vitesh, është ekspozimi në diell në orët kur rrezet UVA/UVB janë të dobëta. Kremi mbrojtës nuk është zgjidhja përfundimtare për të qëndruar gjatë nën diell.

“Do të ishte më mirë që ekspozimi nën rrezet e diellit  të ishte nga ora 7 deri në orën 11 dhe nga orra 5 deri nga ora 8. Nga ora 11-5 janë rrezet më të rrezikshme. Oksfordi ka bërë nja 250 vlerësime lidhur me këtë temë sepse njerëzit mendojnë që duke u lyer me SPF 50,  80 dhe 100 ne jemi të mbrojtur 100% nga rrezatimi ultraviolet,  por është parë në këto studime që është rritur më shumë kanceri i lëkurës edhe pse ti lyhesh. Pra ne duhet të gjejmë një të mesme të artë. Nuk mund të mbrohemi 100% nga  SPF në këtë orar kaq të keq.”

Një tjetër gabim që bëjmë është vendosja e syzeve të diellit. Sytë tanë nuk arrijnë t‘i japin sinjale trurit për të prodhuar melaninën, pigmentin mbrojtës nga dielli.

“Syri jonë është pjesë e trurit në njëfarë mënyre dhe janë pigmentet që ndodhen në sy të cilat ndikojnë në  prodhimin e melaninës, i jep trurit sinjal që të prodhojë melaninën dhe kur ne mbajmë syze nuk i japim asnjë sinjal trurit që të prodhojë melaninën për të  mbrojtur trupin nga rrezet UVA dhe UVB dhe rrjedhimisht digjemi. Ka shumë gjëra që ndikojnë, por është edhe mënyra e përdorimit të kremit, koha e përdorimit të kremit, sa herë duhet të lyhemi, janë shumë faktorë.”

Për fëmijët, është e këshillueshme që kur nisin rrezet e forta, të veshin një bluzë të bardhë dhe kapele. Kremi mbrojtës për ta e familjen duhet të ketë përbërje minerale, por pa alumin. Njëkohësisht, nuk këshillohen versionet spraj të kremrave sepse rrisin përthithjen e tyre përmes mushkërisë.

“Unë do të sugjeroja përtë gjithë personat që duan të kenë një lëkurë të shëndetshme, orari i qëndrimit është 7-10 dhe 5-8. Ky është orari më i sigurt. Për lyerjen duhet të përdorin gjithmonë kremra me përbërje minerale që kanë një SPF jo më shumë se 20. Qëndrimi në diell pas orarit 11 nuk duhet të jetë më shumë se 10 minuta.”

Ka edhe disa versione natyrale për mbrojtjen nga dielli që janë vaji i kokosit, i turmerikut, uji i trëndafilit  apo orizit, por mbrojtja e tyre është SPF 15. Xhufi thotë se konsumimi i disa ushqimeve dhe ujit ndihmon në mbrojtjen e lëkurës.

“Ka ushqime që në njëfarë mëyre edhe të mbrojnë siç është domatja, speci, karrota, çaji jeshil. Nëse ne i  konsumojmë në njëfarë mënyre, në mënyrë fiziologjike mbrohemi dhe rrisim nivelin e melaninës dhe këto ushqime muund ta shoqërojnë ditën në plazh. Uji është një element kyç, me kripëra minerale”, përfundon mjekja./tvklan.al



Ju sugjerojmë

Obama i përgjigjet akuzave të Trump: Pretendime të çuditshme dhe qesharake
Bota

Obama i përgjigjet akuzave të Trump: Pretendime të çuditshme dhe qesharake

22 Korrik, 2025 10:37 pm
Plagoset një person në Vaun e Dejës,
Kronikë

Plagoset me thikë një 27-vjeçar në Vlorë

22 Korrik, 2025 10:35 pm
Hapësirat publike, Rama: Çuna, ka ardhur koha për t’u tërhequr matanë kufirit
Aktualitet

Hapësirat publike, Rama: Çuna, ka ardhur koha për t’u tërhequr matanë kufirit

22 Korrik, 2025 10:03 pm
Ambicie për kryetar të grupit parlamentar? Si përgjigjet Luçiano Boçi
Politikë

Ambicie për kryetar të grupit parlamentar? Si përgjigjet Luçiano Boçi

22 Korrik, 2025 9:34 pm
Turqia prezanton raketën e saj të parë hipersonike, TAYFUN Block-4
Bota

Turqia prezanton raketën e saj të parë hipersonike, TAYFUN Block-4

22 Korrik, 2025 9:24 pm
Përkeqësohet gjendja e Bruce Wills, nuk mundet më të flasë, të lexojë dhe të ecë
InstaBIZ

Përkeqësohet gjendja e Bruce Wills, nuk mundet më të flasë, të lexojë dhe të ecë

22 Korrik, 2025 9:20 pm
Ndahet nga jeta këngëtari legjendar, Ozzy Osbourne
InstaBIZ

Ndahet nga jeta këngëtari legjendar, Ozzy Osbourne

22 Korrik, 2025 9:12 pm
Përfshihet nga flakët një banesë në Korçë
Kronikë

Përfshihet nga flakët një banesë në Korçë

22 Korrik, 2025 8:31 pm
Informacioni rrodhi nga Pentagoni, Trump kërkon shkarkimin e gazetarëve
Bota

Trump kërkon hetimin e Obamës: Ka manipuluar informacionet për ndërhyrjet ruse

22 Korrik, 2025 8:28 pm
Kampet për azil, BE me sytë nga Shqipëria, Tunizia e Egjipti
Aktualitet

Kampet për azil, BE me sytë nga Shqipëria, Tunizia e Egjipti

22 Korrik, 2025 7:58 pm
Para
Rriten sulmet e inteligjencës ruse në Evropë, cilat janë qëllimet e Moskës?

Rriten sulmet e inteligjencës ruse në Evropë, cilat janë qëllimet e Moskës?

Vala e të nxehtit në Evropë, ekspertët paralajmërojnë për rrezikun

E hëna, dita më e ngrohtë e javës me temperatura deri në 38 °c

U qëllua në kokë/Kandidati për president në Kolumbi në gjendje kritike për jetën

U qëllua në kokë/Kandidati për president në Kolumbi në gjendje kritike për jetën
















TE FUNDIT

Obama i përgjigjet akuzave të Trump: Pretendime të çuditshme dhe qesharake

Obama i përgjigjet akuzave të Trump: Pretendime të çuditshme dhe qesharake
22 Korrik, 2025

Akuzat e presidentit Donald Trump, për tradhti dhe kryengritje kundër ish-presidentit Barack Obama janë “të çuditshme” dhe “qesharake”, tha një...

Lexo më shumë

Plagoset me thikë një 27-vjeçar në Vlorë

Plagoset një person në Vaun e Dejës,
22 Korrik, 2025

Një  27-vjeçar nga fshati Risili i Vlorës është plagosur me thikë. Nuk dihen ende rrethanat e kësaj ngjarje, ndërkohë që...

Lexo më shumë

Hapësirat publike, Rama: Çuna, ka ardhur koha për t’u tërhequr matanë kufirit

Hapësirat publike, Rama: Çuna, ka ardhur koha për t’u tërhequr matanë kufirit
22 Korrik, 2025

Kryeministri Edi Rama ka ndarë disa pamje gjatë punës së çmontimit të tendave në një nga zonat e kryeqytetit dhe...

Lexo më shumë

Ambicie për kryetar të grupit parlamentar? Si përgjigjet Luçiano Boçi

Ambicie për kryetar të grupit parlamentar? Si përgjigjet Luçiano Boçi
22 Korrik, 2025

Nënkryetari i Partisë Demokratike, Luçiano Boçi, tha se nuk ka shprehur asnjë ambicie për pozicione të tjera në parti apo...

Lexo më shumë
Opinion.al

Kategoritë

Kryesore

Aktualitet

Unë Shkruaj

Komente

Bota 

Sport 

Instabiz

Opinion Web Tv

Lifestyle

Galeri

Rreth Nesh

ON AIR: E hene – E marte – E merkure – 22:15 E ejnte – 21:00

OPINION nga Blendi Fevziu. Emisioni politik me i ndjekur dhe me i preferuar ne ekranet shqiptare.
“Opinion” vjen ne kater takime cdo jave – e hene, e marte, e merkure dhe takimi tradicional i te ejntes mbrema.
Cdo jave ne studion e Tv Klan, komente, analiza, debate, komente, intervista, personazhe, deshmi dhe fakte konkrete. Ngjarjet me te fundit dhe me te rendesishme ne jeten politike dhe sociale te vendit, me debatet, opinionet dhe analizat e te ftuarve ne studio.
Salloni i politikes dhe aktualitetit hap dyert 4 mbremje ne jave, per te degjuar opinionet e politikaneve dhe analisteve. Padron i shtepise, gazetari dhe analisti Blendi Fevziu.

Të gjitha të drejtat e rezervuara Opinion ©2025
Dev By Techzero1.com

Nuk ka rezultat
View All Result
  • Hyrja
  • Kryesore
  • Aktualitet
    • Politikë
    • Kronikë
    • Sociale
  • Unë shkruaj
  • Komente
  • Bota
  • Sport
  • InstaBIZ
  • OPINION WEB TV
    • Emisionet
    • U tha në Opinion
    • Si u Veshën
  • Life Style
    • Shëndeti
    • Jetë dhe Stil
    • Teknologji
    • Kulturë

Të gjitha të drejtat e rezervuara Opinion ©2025
Dev By Techzero1.com