Opinion.al
Nuk ka rezultat
View All Result
KONTAKT
  • Hyrja
  • Kryesore
  • Aktualitet
    • Politikë
    • Kronikë
    • Sociale
  • Unë shkruaj
  • Komente
  • Bota
  • Sport
  • InstaBIZ
  • OPINION WEB TV
    • Emisionet
    • U tha në Opinion
    • Si u Veshën
  • Life Style
    • Shëndeti
    • Jetë dhe Stil
    • Teknologji
    • Kulturë
Opinion.al
Nuk ka rezultat
View All Result

Kreditimi i sektorit bujqësor në nivele të ulëta/Sejko:Duhet rregulluar sa më shpejt

2025/07/08 at 10:51 AM
në Aktualitet, Kryesore, Te Fundit
Kohë leximi: 2 min
A A
Kreditimi i sektorit bujqësor në nivele të ulëta/Sejko:Duhet rregulluar sa më shpejt

Guvernatori i Bankës së Shqipërisë, Gent Sejko ka folur në tryezën e diskutimit për nxitjen e kreditimit në sektorin bujqësor.

Gjatë fjalës së tij, Sejko ka deklaruar se niveli i kreditimit për këtë sektor është i ulët dhe se duhet korrigjuar një orë e më parë.

“Sikundër e kemi theksuar edhe në shumë tryeza e platforma të mëparshme komunikimi, kreditimi i sektorit bujqësor ka qenë dhe mbetet një dobësi strukturore e ekonomisë dhe e sektorit tonë bankar.

Kjo dobësi ilustrohet qartë nëse krahasojmë peshën e madhe që ka sektori bujqësor në ekonominë shqiptare me nivelin e kreditimit që ai përfiton nga sektori bankar. Ky sektor siguron rreth 20% të PBB-së së vendit dhe ofron punësim për rreth 1/3 e popullsisë, ndërkohë që përfiton më pak se 2% të kredisë totale. Për më tepër, trendet e viteve të fundit nuk janë aspak pozitive.

Arsyet e shkallës së ulët të kreditimit të sektorit bujqësor – duke filluar nga problemet e pronësisë dhe duke vijuar me nivelin e lartë të informalitetit, rrezikun relativisht të lartë të biznesit, si dhe produktivitetin e ulët si pasojë e mungesës së ekonomive të shkallës, – i kemi diskutuar në vazhdimësi. Një pjesë e këtyre problemeve mbeten ende relevante, ndërkohë që një pjesë tjetër e tyre janë drejt zgjidhjes.

Megjithatë, edhe në këtë kontekst sfidues, nivelet aktuale të kreditimit për bujqësinë mbeten të ulëta. Kjo është një mangësi, e cila duhet korrektuar një orë e më parë, nëse synojmë të nxisim zhvillimin e qëndrueshëm të këtij sektori jetik për ekonominë shqiptare.

Të ndërgjegjshëm për këtë, Banka e Shqipërisë vendosi në fokus të Programit të saj të Financimit të Biznesit Mikro, të Vogël e të Mesëm, rritjen e kredisë për sektorin bujqësor. Ky program, pjesë e së cilit janë bërë të gjithë aktorët e sektorit bankar, ju ofron ju një bazë të sigurt e të qëndrueshme fondesh, me kosto të ulët, për kreditimin e projekteve të zhvillimit të sektorit bujqësor, duke përshirë edhe agroturizmin dhe industrinë agroushqimore.

Së fundmi, Qeveria Shqiptare ka ndërmarrë hapa konkretë në këtë drejtim, duke vënë në dispozicion një skemë garancie sovrane për kreditë e dhëna ndaj sektorit bujqësor. Kjo garanci ul ndjeshëm rrezikun e kreditimit të këtij sektori, duke reduktuar ndjeshëm dhe një nga problemet fondamentale që kemi diskutuar, kolateralin.

Në gjykimin tonë, këto dy projekte zhvillimi ofrojnë një platformë solide për të hedhur një hap të ri cilësor përpara në kreditimin e bujqësisë. Megjithatë, suksesi i kësaj platforme varet në një masë të madhe nga përfshirja dhe angazhimi juaj për shfrytëzimin e instrumenteve të saj”, tha Sejko.

Ju sugjerojmë

Tërhiqet Trump, pranon të shtyjë deri më 9 korrik tarifat ndaj BE
Bota

SHBA dhe Pakistani arrijnë marrëveshje për rezervat e naftës

1 Gusht, 2025 10:46 pm
Finem prezanton “Bugatti”, fotoja që po çmend rrjetin
InstaBIZ

Finem prezanton “Bugatti”, fotoja që po çmend rrjetin

1 Gusht, 2025 9:46 pm
Trump njofton 35% tarifa ndaj Kanadasë nga 1 gushti, në radhë edhe BE
Bota

Trump vendos nëndetëset bërthamore amerikane pranë Rusisë

1 Gusht, 2025 9:39 pm
Brazilianët protestë kundër tarifave të Trump, djegin dollarët e falsifikuar
Bota

Brazilianët protestë kundër tarifave të Trump, djegin dollarët e falsifikuar

1 Gusht, 2025 9:14 pm
Vjedhje spektakolare në Itali, vajza përdor teknologjinë për të zhvatur turistët
Life Style

Vjedhje spektakolare në Itali, vajza përdor teknologjinë për të zhvatur turistët

1 Gusht, 2025 8:29 pm
Analiza/ Ku është problemi me pagesat për mbrojtjen në Hagë?
Rajoni

Analiza/ Ku është problemi me pagesat për mbrojtjen në Hagë?

1 Gusht, 2025 8:01 pm
“6000 kamionë ndihmash janë gati jashtë Gazës”, OKB: Të lejohen dhe nga toka
Bota

“6000 kamionë ndihmash janë gati jashtë Gazës”, OKB: Të lejohen dhe nga toka

1 Gusht, 2025 7:31 pm
Pas prishjes së ndërtimeve pa leje,Rama ndan pamje të kurorëzimit të çiftit në Theth
Aktualitet

Pas prishjes së ndërtimeve pa leje,Rama ndan pamje të kurorëzimit të çiftit në Theth

1 Gusht, 2025 6:51 pm
Ndryshe nga Pentagoni, Trump thotë se do të dërgojë armë në Ukrainë
Bota

“Po punojmë për të ushqyer njerëzit’në Gaza”, Trump: Të kishte ndodhur kohë më parë

1 Gusht, 2025 6:42 pm
Gazetarja italiane “tërbon” Trumpin: Kurrë nuk e kam quajtur Evropën parazit, s’jam fans i Zelensky
Bota

Kamboxhia do të nominojë Trump për çmimin Nobel për Paqen

1 Gusht, 2025 6:14 pm
Para
Spiropali: Sistemi i drejtësisë larg nga të qenit i përkryer, por në rrugën e duhur

Spiropali: Sistemi i drejtësisë larg nga të qenit i përkryer, por në rrugën e duhur

Nis sot aplikimi në universitete, gjithçka që maturantët duhet të dinë

Nis sot aplikimi në universitete, gjithçka që maturantët duhet të dinë

Hapet gara për Drejtor Departamenti të Sigurisë Publike në Policinë e Shtetit

Hapet gara për Drejtor Departamenti të Sigurisë Publike në Policinë e Shtetit

TE FUNDIT

SHBA dhe Pakistani arrijnë marrëveshje për rezervat e naftës

Tërhiqet Trump, pranon të shtyjë deri më 9 korrik tarifat ndaj BE
1 Gusht, 2025

Ky përparim midis Shteteve të Bashkuara dhe Pakistanit vjen më pak se një ditë pasi Donald Trumpi vendosi tarifa prej...

Lexo më shumë

Finem prezanton “Bugatti”, fotoja që po çmend rrjetin

Finem prezanton “Bugatti”, fotoja që po çmend rrjetin
1 Gusht, 2025

Finem sapo ka hedhur në story një video që ka ngritur në këmbë gjithë rrjetin. Ai shfaqet krah një vajze...

Lexo më shumë

Trump vendos nëndetëset bërthamore amerikane pranë Rusisë

Trump njofton 35% tarifa ndaj Kanadasë nga 1 gushti, në radhë edhe BE
1 Gusht, 2025

Presidenti i SHBA-së, Donald Trump, ka deklaruar se ka urdhëruar vendosjen e dy nëndetëseve bërthamore në rajone pranë Rusisë, si...

Lexo më shumë

Brazilianët protestë kundër tarifave të Trump, djegin dollarët e falsifikuar

Brazilianët protestë kundër tarifave të Trump, djegin dollarët e falsifikuar
1 Gusht, 2025

Brazilianët në Sao Paolo protestuan kundër tarifave të presidentit amerikan Donald Trump përpara ambasadës.amerikane Vendi përballet me një nga normat...

Lexo më shumë
Opinion.al

Kategoritë

Kryesore

Aktualitet

Unë Shkruaj

Komente

Bota 

Sport 

Instabiz

Opinion Web Tv

Lifestyle

Galeri

Rreth Nesh

ON AIR: E hene – E marte – E merkure – 22:15 E ejnte – 21:00

OPINION nga Blendi Fevziu. Emisioni politik me i ndjekur dhe me i preferuar ne ekranet shqiptare.
“Opinion” vjen ne kater takime cdo jave – e hene, e marte, e merkure dhe takimi tradicional i te ejntes mbrema.
Cdo jave ne studion e Tv Klan, komente, analiza, debate, komente, intervista, personazhe, deshmi dhe fakte konkrete. Ngjarjet me te fundit dhe me te rendesishme ne jeten politike dhe sociale te vendit, me debatet, opinionet dhe analizat e te ftuarve ne studio.
Salloni i politikes dhe aktualitetit hap dyert 4 mbremje ne jave, per te degjuar opinionet e politikaneve dhe analisteve. Padron i shtepise, gazetari dhe analisti Blendi Fevziu.

Të gjitha të drejtat e rezervuara Opinion ©2025
Dev By Techzero1.com