InstaBIZ

Krahas veshjeve Victoria Beckham nis një profil të ri biznesi


               Publikuar në : 17:24 - 12/09/19 |
xhu lia

Prej disa ditësh ikona e modës, Victoria Beckham i ka lënë  ndjekësit edhe fansat e saj në kureshtje lidhur me një surprizë që ka qenë duke përgatitur.

Por ditën e sotme ajo më në fund zbuloi gjithçka. Në postimet e fundit në Instagram, shohim Victorian të veshur me një përparëse laboratori duke treguar se së shpejti do të hedhë në treg linjën e saj kozmetike “VictoriaBeckhamBeauty”.

Krahas linjës së rrobave për të cilat ajo është mjaft e njohur, tashmë Posh Spice dëshiron të provojë edhe këtë fushë të re për të, duke u shfaqur tejet entuziaste./Opinion.al/

Pas