Komisioni Evropian do të propozojë këtë muaj liberalizimin e regjimit të vizave me Ukrainën, përkundër referendumit të Holandës kundër Marrëveshjes së Asociimit BE-Ukrainë, ka thënë një burim në BE.
Bëhet me dije se, siç raporton “Reuters” bazuar në burime të veta, KE po ashtu po punon në propozimin e ndjeshëm politik, që procesin e liberalizimit të vizave ta zgjeroj edhe për Kosovën.
Presidenti i Komisionit Evropian, Jean-Claude Juncker, në muajin mars të këtij viti i ka premtuar presidentit të Ukrainës, Petro Poroshenko, se ekzekutivi i BE-së do ta paraqes propozimin në muajin prill.