Aktualitet

Krah Reeker dhe Grenell, ambasadorja Kim ka një mesazh nga Uashingtoni


               Publikuar në : 20:16 - 25/02/20 |
Al Do

Ambasadorja e Shteteve të Bashkuara në Tiranë, Yuri Kim ka qenë sot në Uashington ku siç bën dhe ajo me dije është pjesë e diskutimeve për Ballkanin.

Ambasadorja Kim ka postuar një foto në Twitter në krah të Ndihmës Sekretarit në detyrë të Çështjeve Evropiane dhe Euroazisë, Filip Reeker dhe të dërguarit të posaçëm të Presidentit Trump për dialogun Kosovë – Serbi, Richard Grenell.

Padyshim që ata së bashku me Mathew Palmer, i dërguari i Departamentit të Shtetit të SHBA për Ballkanin Perëndimor, janë personat më të rëndësishëm të SHBA që veprojnë drejtpërdrejtë në Shqipëri dhe Kosovë.

Në Uashington duke koordinuar mënyra për të forcuar Miqtë dhe Aleatët, për të përdorur fuqinë e SHBA për të zgjidhur problemet e Ballkanit”, shkruan në Twitter Ambasadorja Kim. /Opinion.al

Pas