Komisioneri Shtetëror i Zgjedhjeve në mbledhjen e sotme njofton se kanë miratuar fletën e votimit për zgjedhjet e pjesshme të 6 marsit.
KQZ i ka publikuar fotot e fletëve të votimit në faqen e saj zyrtare të “Facebook”.
“Sot, Komisioneri Shtetëror i Zgjedhjeve miratoi përmbajtjen e fletës së votimit për zgjedhjet e pjesshme për kryetar bashkie që do të zhvillohen në bashkitë Shkodër, Durrës, Dibër, Vorë, Rrogozhinë dhe Lushnjë, në datën 6 mars 2022”,-shkruan KQZ./Opinion.al