Aktualitet

KQZ vijon punën për zgjedhjet, vetëm PS me numërues


               Publikuar në : 16:18 - 25/06/19 |
Al Do

Në mbledhjen e sotme të KQZ u miratua përbërja e grupeve të numërimit. Sipas vendimit në rreth 500 tavolina numërimi socialistët do të jenë të vetmit që do të numërojnë votat të shoqëruar nga përfaqësues të shoqërisë civile.

Vendimi i marrë me katër votat e mazhorancës në KQZ vendosi që grupet e numurimit të jenë me 4 anëtare, dy nga Partia Socialiste dhe dy nga shoqëria civile që do të përzgjidhen me short nga KZAZ. Ndërkaq kryetari Klement Zguri e kundërshtoi vendimin.

Gjithashtu në mbledhje u hap rruga për zhvendosjen e KZAZ Pogradec nga ambient në pronësi të Bashkisë në ambient privat.

Nënkryetari Denar Biba tha se nuk do të pranohet më asnjë kërkesë e bashkive të djathta për zhvendosje ambientesh.

“Ne e lejuam Kukës po e lejojmë dhe në Pogradec. Jemi ne dijeni të letrave të krerëve të bashkive që nuk njohin datën e zgjedhjeve. Letrat kanë qenë para zhvillimeve të fundit tani kemi vendim gjyqësor të formës së prerë dhe mos zbatimi i tij është vepër penale”, tha Biba.

Këtë të martë KQZ ka nisur shpërndarjen e materialeve zgjedhore në qarqet e largëta, si Korça, Vlora dhe Gjirokastra. Kjo është bërë përmes kamionëve të ushtrisë, të shoqëruar dhe nga policia e shtetit. Qarqet problematike, si Shkodra dhe Kukësi do të shpërndahen në fund. /Opinion.al

Pas