Komisioni Qendror i Zgjedhjeve u ka dhënë mandatin kandidatëve të Partisë Demokartike, Arlind Çaçani dhe Halil Jakimi.
Çaçani vjen nga lista e kandidatëve të Partisë Demokratike në Korçë, ndërsa Jakimi nga lista e Dibrës. Dhënia e mandatit për Jakimin u shty disa ditë, për shkak të verifikimeve që KQZ i bëri formularit të dekriminalizimit.
Pas betimit të dy deputetëve të rinj, Parlamenti do të ketë 102 deputetë./Opinion.al