Komisioni Qendror i Zgjedhjeve ka miratuar sot rezultatin përfundimtar për qarkun e Tiranës, duke refuzuar kërkesën e PDIU për të shtyrë shqyrtimin e rezultatit.
Me këtë vendim të KQZ, PDIU nuk ka mundur që të futë në parlament kryetarin e saj Shpëtim Idrizi.
PDIU kërkoi shtyrjen e shqyrtimit të rezultatit të Tiranës me 48 orë, por kërkesa u rrëzua me votat e PS dhe të kryetarit Klement Zguri, ndërsa pro votuan përfaqësuesit e LSI dhe 2 anëtarë të PD.