KQZ ka rrëzuar sot kërkesën e referendumit për të ndryshuar sistemin zgjedhor. Kërkesa për referendum ishte bërë nga 12 nismëtarë të shoqërisë civile. Po ashtu, KQZ refuzoi të japë formularët tip për mbledhjen e firmave.
Kundër kërkesës votuan 3 anëtarë të PS, Denar Biba, Edlira Jorgaqi dhe Bledar Skënderi. Në argumentin e tij, Biba tha se jemi përballë një kërkesë të re, të cilës i mungon arsyetimi.
“Pyetja është specifikuar krahasuar me të parën, por referendumet nuk bëhën për të shuar kureshtjen. Kushtojnë po aq sa një palë zgjedhjet. Kërkesa e re nuk respekton ligjin” u shpreh Biba.
Për Bledar Skëndërin pyetja e shtruar për referendumin është e paqartë dhe lë vend për interpretime. Sipas tij, kjo kërkesë nuk i vendos zgjedhësit përballë një kërkese të qartë.
Ndërkohë Rezerta Bitri, anëtare e PS në KQZ u shpreh se nuk ka pse të refuzohen formularët tip, për të mbledhur 50 mijë firma, duke dhënë votën e saj pro.
Ndërkohë, ish-kryetari i KQZ Kristaq Kume, i cili është një nga nismëtarët e kërkesës për referendum, është shprehur se e dinte që në fillim se çfarë do të ndodhte me kërkesën e tyre./ Opinion.al