Komisioni Qendror i Zgjedhjeve ka vendosur që të mos regjistroi si kandidate për bashkinë e Cërrikut Merita Xhikën, të Bindjes Demokratike.
Ky vendim u mor për shkak të vonesës së regjistrimit të Xhikës si banore e bashkisë së Cërrikut.
Me përjashtimin e Merita Xhikës, Bindja Demokratike humbet kandidatin e 5-të, pasi 4 kandidatë të tjerë janë tërhequr më herët nga gara.
Lidhur me rastin e Xhikës, Bindja Demokratike kishte bërë ankimim me objekt kundërshtimin e vendimit të KZAZ-së nr.46./ Opinion.al E.Xh.