Opinion.al
Nuk ka rezultat
View All Result
KONTAKT
  • Hyrja
  • Kryesore
  • Aktualitet
    • Politikë
    • Kronikë
    • Sociale
  • Unë shkruaj
  • Komente
  • Bota
  • Sport
  • InstaBIZ
  • OPINION WEB TV
    • Emisionet
    • U tha në Opinion
    • Si u Veshën
  • Life Style
    • Shëndeti
    • Jetë dhe Stil
    • Teknologji
    • Kulturë
Opinion.al
Nuk ka rezultat
View All Result

KQZ nuk shkarkoi kryebashkiakun e Matit, PD: Do ankimojmë vendimin

2020/06/16 at 2:05 PM
në Politikë, Te Fundit
Kohë leximi: 3 min
A A
Reforma Zgjedhore/ Bylykbashi: Kemi gati propozime konkrete

Partia Demokratike ka reaguar në lidhje me vendimin e KQZ , e cila konfirmoi në detyrë kryebashkiakun e Matit, Agron Malaj.


KQZ ka vendosur me 5 vota pro që Malaj  të mos përfshihet në kushtet e ndalimit. Në denoncimin e PD thuhej se Malaj është subjekt i ligjit të Dekriminalizimit, pasi kishte fshehur një dënim në formularin e vetëdeklarimit, dhe për këtë kërkoi që t’i hiqet mandati.

Ndërkohë, Sekretari për Çështjet Ligjore në PD, Çlirim Gjata shprehet se vendimi i KQZ për të mos shkarkuar kryebashkiakun e Matit provon aleancën e kryeministrit Edi Rama me krimin. Po ashtu, ai theksoi se PD do ta ankimojë vendimin.

LEXO EDHE: PD kërkoi shkarkimin, KQZ vendos për kryebashkiakun e Matit

DEKLARATË E PARTISË DEMOKRATIKE, ÇLIRIM GJATA, SEKRETAR PËR ÇËSHTJET LIGJORE

Sot shqiptarët duhet të kishin një kryebashkiak më pak të lidhur me krimin, por Edi Rama vendosi ndryshe me KQZ-në e tij në largim.

Në këto 7 vjet të drejtimit të vendit, Edi Rama u provua si Kryeministri që promovoi në politikë dhe në administratën publike më shumë se 600 persona me precedentë kriminalë, nga vrasësit dhe përdhunuesit, tek trafikantët e drogës dhe trafikantët e grave dhe vajzave. Sot ai vendosi të dalë mbi ligjin e dekriminalizimit dhe të mbrojë kryebashkiakun ilegjitim të Matit.

Ligji është shumë i qartë. Agron Malaj është dënuar me burgim për armëmbajtje pa leje. Ligji i dekriminalizimit e ndalon përjetë që ai të kandidojë apo të zgjidhet në një funksion publik.

Neni 2 i ligjit të dekriminalizimit parashikon se nuk mund të kandidojnë dhe as të zgjidhen kryetarë bashkie personat, të cilët janë dënuar me burgim me vendim të formës së prerë, brenda apo jashtë territorit të Republikës së Shqipërisë, për kryerjen e veprimeve apo mosveprimeve që përbëjnë vepër penale, sipas nenit 278 paragrafi i pestë i Kodit Penal, pra për mbajtjen e armëve në mjedise publike pa lejen e organeve kompetente shtetërore.

Për dënimin për këtë vepër penale, ndalimi sipas nenit 4 të ligjit është përjetë. Agron Malaj është dënuar për këtë krim.

Sot Komisioni Qendror i Zgjedhjeve duhet të kishte vendosur për mbarimin e menjëhershëm të mandatit të tij, por iu nënshtrua urdhrave politikë, duke shpërdoruar detyrën dhe besimin e qytetarëve. Për këtë arsye, Partia Demokratike do të kallëzojë penalisht 5 anëtarët e Komisionit Qendror të Zgjedhjeve për shpërdorim të detyrës dhe do të ankimojë në gjykatë vendimin e paligjshëm të KQZ-së.

Vendimi i sotëm provon qartë se Edi Rama nuk e ka dashur kurrë dekriminalizimin, pasi krimi është aleati i vetëm për pushtetin e tij thellësisht të korruptuar dhe të kalbur nga bashkëqeverisja me krimin.

Rasti i Agron Malajt dëshmon edhe njëherë se Edi Rama ka marrë në mbrojtje krimin, duke e promovuar në politikëe dhe në administratën publike, pasi me krimin e ka më të lehtë të vjedhë taksat dhe pasuritë e shqiptarëve dhe t;I rrënojë ata ekonomikisht.

Akti rutinë i një kryeministri normal do të ishte shkarkimi i kandidatëve të tij kriminelë, por Edi Rama, i cili përgojon gjithkënd dhe flet për gjithçka, nuk ka gjetur akoma asnjë moment për të mbajtur qendrim për kriminelët e tij në bashki.

Edi Rama vazhdon të bëjë sikur nuk dëgjon dhe nuk shikon që kandidatët që u ofroi shqiptarëve më 30 Qershor, janë kontigjent burgjesh dhe, njësoj si ai vetë, janë përfaqësues të padenjë për një shoqëri që kërkon të zhvillojë vlerat dhe standardet europiane.

Veglat e tij të inkriminuara në pushtetin lokal, në qeveri, në institucione të tjera gjoja të pavarura nuk do ta shpëtojnë Edi Ramën nga ndëshkimi i qytetarëve të ndershëm të këtij vendi.  Aleanca e krimit ka tashmë përballë qytetarët shqiptarë, që duan institucione të çliruara nga krimi dhe korrupsioni./ Opinion.al



Ju sugjerojmë

Zelensky: Fitorja e Ukrainës varet nga SHBA-ja
Bota

Lufta/ Zelensky: Delegacionet amerikane dhe ukrainase do të takohen këtë fundjavë

25 Gusht, 2025 4:18 pm
Neymar humb grumbullimin me Brazilin për shkak të dëmtimit
Sport

Neymar humb grumbullimin me Brazilin për shkak të dëmtimit

25 Gusht, 2025 4:14 pm
Torino prezanton zyrtarisht Asllanin, por nuk luan ndaj Interit
Sport

Torino prezanton zyrtarisht Asllanin, por nuk luan ndaj Interit

25 Gusht, 2025 4:11 pm
Qyteti që do të kufizojë përdorimin e telefonave në vetëm dy orë në ditë
Life Style

Qyteti që do të kufizojë përdorimin e telefonave në vetëm dy orë në ditë

25 Gusht, 2025 4:05 pm
”New York Times”: Shqipëria vendi që të mahnit me bukuritë natyrore dhe mikpritjen
Aktualitet

”New York Times”: Shqipëria vendi që të mahnit me bukuritë natyrore dhe mikpritjen

25 Gusht, 2025 4:02 pm
Kosovë/ Ndalohet një person, dyshohet për sulm ndaj pjesëtarëve të KFOR-it
Rajoni

Prokuroria e Kosovës kërkon 1 muaj paraburgim për të dyshuarin për sulm ndaj KFOR-it

25 Gusht, 2025 3:46 pm
Këshilltari i Zelenskyt: Ukraina kërkon më shumë armë, sepse Rusia nuk do paqe
Bota

Këshilltari i Zelenskyt: Ukraina kërkon më shumë armë, sepse Rusia nuk do paqe

25 Gusht, 2025 3:26 pm
Akuzat ndaj Macronit, Franca thërret ambasadorin amerikan
Bota

Akuzat ndaj Macronit, Franca thërret ambasadorin amerikan

25 Gusht, 2025 3:02 pm
Pesë gazetarë në mesin e 20 të vrarëve nga sulmet izraelite në Gazë
Bota

Pesë gazetarë në mesin e 20 të vrarëve nga sulmet izraelite në Gazë

25 Gusht, 2025 2:49 pm
PD, a do të shkojë në Parlament?Berisha: Do ketë një Komision Hetimor për krimin …
Politikë

PD, a do të shkojë në Parlament?Berisha: Do ketë një Komision Hetimor për krimin …

25 Gusht, 2025 2:33 pm
Para
Kontrollet anti COVID, Inspektoriati Shëndetësor pezullon 8 aktivitete

Kontrollet anti COVID, Inspektoriati Shëndetësor pezullon 8 aktivitete

Koreja e Veriut, Kim Jong-un rizgjidhet nga parlamenti “lider suprem”

Hidhet në erë "simboli i paqes" mes dy Koreve, ushtria gati për aksion

Veliaj fiton gjyqin ndaj Jorida Tabakut

Veliaj fiton gjyqin ndaj Jorida Tabakut
















TE FUNDIT

Lufta/ Zelensky: Delegacionet amerikane dhe ukrainase do të takohen këtë fundjavë

Zelensky: Fitorja e Ukrainës varet nga SHBA-ja
25 Gusht, 2025

Një delegacion ukrainas do të zhvillojë një sërë takimesh me aleatët e saj amerikanë këtë fundjavë për të zhvilluar një...

Lexo më shumë

Neymar humb grumbullimin me Brazilin për shkak të dëmtimit

Neymar humb grumbullimin me Brazilin për shkak të dëmtimit
25 Gusht, 2025

Neymar nuk do të jetë pjesë e kombëtares braziliane në ndeshjet e shtatorit, pasi është goditur nga një tjetër dëmtim. Sulmuesi...

Lexo më shumë

Torino prezanton zyrtarisht Asllanin, por nuk luan ndaj Interit

Torino prezanton zyrtarisht Asllanin, por nuk luan ndaj Interit
25 Gusht, 2025

Telenovelës “Asllani” i ka ardhur fundi. Mesfushori i Kombëtares shqiptare të futbollit është prezantuar këtë të hënë përmes postimeve në...

Lexo më shumë

Qyteti që do të kufizojë përdorimin e telefonave në vetëm dy orë në ditë

Qyteti që do të kufizojë përdorimin e telefonave në vetëm dy orë në ditë
25 Gusht, 2025

Qyteti Toyoake në prefekturën Aichi të Japonisë pritet t’u bëjë thirrje të gjithë përdoruesve të smartfonëve që të kufizojnë përdorimin...

Lexo më shumë
Opinion.al

Kategoritë

Kryesore

Aktualitet

Unë Shkruaj

Komente

Bota 

Sport 

Instabiz

Opinion Web Tv

Lifestyle

Galeri

Rreth Nesh

ON AIR: E hene – E marte – E merkure – 22:15 E ejnte – 21:00

OPINION nga Blendi Fevziu. Emisioni politik me i ndjekur dhe me i preferuar ne ekranet shqiptare.
“Opinion” vjen ne kater takime cdo jave – e hene, e marte, e merkure dhe takimi tradicional i te ejntes mbrema.
Cdo jave ne studion e Tv Klan, komente, analiza, debate, komente, intervista, personazhe, deshmi dhe fakte konkrete. Ngjarjet me te fundit dhe me te rendesishme ne jeten politike dhe sociale te vendit, me debatet, opinionet dhe analizat e te ftuarve ne studio.
Salloni i politikes dhe aktualitetit hap dyert 4 mbremje ne jave, per te degjuar opinionet e politikaneve dhe analisteve. Padron i shtepise, gazetari dhe analisti Blendi Fevziu.

Të gjitha të drejtat e rezervuara Opinion ©2025
Dev By Techzero1.com

Nuk ka rezultat
View All Result
  • Hyrja
  • Kryesore
  • Aktualitet
    • Politikë
    • Kronikë
    • Sociale
  • Unë shkruaj
  • Komente
  • Bota
  • Sport
  • InstaBIZ
  • OPINION WEB TV
    • Emisionet
    • U tha në Opinion
    • Si u Veshën
  • Life Style
    • Shëndeti
    • Jetë dhe Stil
    • Teknologji
    • Kulturë

Të gjitha të drejtat e rezervuara Opinion ©2025
Dev By Techzero1.com