Partia Demokratike e drejtuar nga Sali Berisha ka ankimuar ditën e sotme vendimin e KQZ-së për mos regjistrimin në zgjedhjet e 14 majit.
Mësohet se PD e ka apeluar menjëherë vendimin në Komisionin e Ankesave dhe Sanksioneve të quajtur ndryshe KAS.
Në kërkesën ankimore drejtuar KAS, PD ka kërkuar ndryshimin e vendimit duke vendosur “regjistrimin e PD të të përfaqësuar nga kryetari Sali Berisha si subjekt zgjedhor në zgjedhjet për organet e qeverisjes vendore të datës 14 maj 2023”.