Kryesore

KQZ njohu përfaqësuesit e PD/ Komisioni i Rithemelimit: Akt antiligjor i Ramës


Bëhu pjesë e Grupit Zyrtar të Opinion.al
>> KËTU <<
               Publikuar në : 12:43 - 23/01/22 |
Opi Nion

Komisioni i Përkohshëm i Rithemelimit të PD, në një deklaratë për mediat shkruan se Edi Rama dhe Lulzim Basha janë një.

Komisioni i Rithemelimit shkruan se kreu i KQZ, Ilirjan Celibashi me urdhër të Ramës ka refuzuar të përfaqësuesin legjitim të PD, ndërsa ka pranuar përfaqësuesin e Bashës.

Sipas Komisionit të Përkohshëm të Rithemelimit të PD, me këtë akt antiligjor antikushtetues Edi Rama ka thelluar më tej qëndrimin e tij monist dhe kundër pluralizmit politik.

Edi Rama dhe Lulzim Brava janë një!

 Dje, Celibashi i narkopartisë me urdhër të kreut të meduzës Edvin Rama refuzoi përfaqësuesin legjitim të PD në KQZ dhe pranoi përfaqësuesin e Peng Bashës duke shkelur kështu rëndë kushtetutën dhe ligjet e vendit.

Me këtë akt antiligjor antikushtetues Edi Rama thellon më tej qëndrimin e tij monist dhe kundër pluralizmit politik. Duke pranuar përfaqësuesin e Peng Bravës në KQZ Edvin Kristaq Koleka dëshmon urrejtjen atërore ndaj pluralizmit të vërtetë politik.

Me këtë rast paralajmërojmë Edvin Ramën se për këtë akt të ri armiqësor ndaj PD, pluralizmit politik dhe demokracisë në Shqipëri e pret se bashku me Peng Bravën e tij fundi i një diktatori të urryer të kombit shqiptar dhe  se me asnjë manovër antidemokratike nuk do mund të pengojë fitoren më 6 mars të Partisë Demokratike dhe aleatëve të saj”,-shkruan Komisioni i Rithemelimit të PD.

Ky reagim vjen pasi ditën e djeshme Celibashi, pranoi kërkesën e Bashës me emrat e dy zyrtarëve që do të përfaqësojnë PD në KQZ. Përfaqësuesit e PD do të jenë Indrit Sefa dhe Marash Logu./Opinion.al

Pas