Komisioni Qendror i Zgjedhjeve këtë të mërkurë ka certifikuar rezultatin e zgjedhjeve të pjesshme vendore të 6 Marsit për Dibrën, Vorën dhe Rrogozhinën.
Kryekomisioneri, Ilirjan Celibashi, vendosi që Rahim Spahiut, Blerim Sherës dhe Edison Memollës t’u jepet mandati për kryetar bashkie për bashkitë e Dibrës, Vorës dhe Rrogozhinës. Partia Socialiste u shpall fituese në këto tre bashki.
Kundër vendimit të Celibashit mund të bëhet ankimim brenda 24 orësh në KAS.
Ndërkohë për tre bashkitë e tjera Shkodrës, Durrësit dhe Lushnjes pritet të certifikohen zgjedhjet sapo të kryhen verifikimet nga administrata e KQZ për përfshirjen e të gjitha qendrave të votimit./Opinion.al