Edmond Leka do të ulet të enjten në sallën e Parlamentit. Ai do të zërë vendin e Koço Kokëdhimës në grupin e PS-së.
Komisioni Qendror i Zgjedhjeve ka vendosur pas debatesh në mbledhjen e sotme t’i japë atij mandatin e deputetit të ri socialist të Qarkut të Vlorës.
Pas debateve në mbledhje KQZ vendosi me 4 vota pro dhe 3 kundër dhënien e mandatit të tij. Gjatë mbledhjes pati debate, sepse komisionerët e majtë kërkuan që ai të fillonte punën si deputet dhe më pas të verifikohej vërtetësia e vetëdeklarimit të tij. Të djathtët kërkuan që më parë të bëhej verifikimi, por kjo u hodh poshte me vote.