Aktualitet

KQZ i jep mandatin e deputetit Pandeli Majkos


Bëhu pjesë e Grupit Zyrtar të Opinion.al
>> KËTU <<
               Publikuar në : 16:23 - 04/04/22 |
Opi Nion

Komisioni Qendror i Zgjedhjeve i ka dhënë mandatin e deputetit, Pandeli Majkos.  Këtë të hënë është zhvilluar seanca publike e Komisionerit Shtetëror të Zgjedhjeve me rendin e ditës: Projektvendim “Për dhënien e mandatit të deputetit të Kuvendit të Republikës së Shqipërisë kandidatit të listës shumemërore të Partisë Socialiste të Shqipërisë, Qarku Tiranë, z. Pandeli Sotir Majko.

KQZ vendos dhënien e mandatit të ish-deputetit të Kuvendit të Shqipërisë, Alqi Bllakos për Pandeli Sotir Majkon. Kundër këtij vendimi mund të bëhet ankim. Ky vendim hyn në fuqi menjëherë”, tha kreu i KQZ, Ilirjan Celibashi.

Më herët Majko dorëzoi formularin e dekriminalizimit në KQZ.

Majko do të zerë në Kuvend vendin e ish-deputetit të PS, Alqi Bllako. Ky i fundit u arrestua me kërkesë të SPAK pasi nga hetimet rezultoi i përfshirë në aferën e Inceneratorit të Fierit./Opinion.al

Pas