Aktualitet

KQZ: 30.33% pjesëmarrja në votimet në 6 bashki


Bëhu pjesë e Grupit Zyrtar të Opinion.al
>> KËTU <<
               Publikuar në : 20:35 - 06/03/22 |
Opi Nion

Komisioni Qendror i Zgjedhjeve ka bërë të ditur se pjesëmarrja totale e votuesve në 6 bashki 30.33 %.

Në këto zgjedhje të pjesshme pjesëmarrja më e lartë ka qenë në Dibër me 43.35%, ndërsa më e ulëta në Bashkinë Durrës me 26.27%.

Në Bashkinë e Lushnjes pjesëmarrja në votime ka qenë 35.96%, në Bashkinë Shkodër 29.11%, në Bashkinë Rrogozhinë 30.92% dhe në Bashkinë e Vorës 40.33%./Opinion.al

Pas