Komisioni i Pavarurur i Kualifikimit ka dhënë sot vendimin për Gjyqtarin e Apelit të Shkodrës Aleks Nikolli.
Trupa gjykuese e përbërë nga Brunilda Bekteshi, Lulzim Hamitaj, Olsi Komici ka vendosur shkarkimim nga detyra për Nikollin, i cili ka qenë edhe një nga gjyqtarët e çështjes së Dritan Dajtit.
Në vitin 2019, Nikolli u vu nën hetim për korrupsion nga ish-Prokuroria e Krimeve të Rënda, si një nga tre gjyqtarët që vendosi zbutjen e dënimit të Dritan Dajtit.
Në një seancë maratonë prej 8 orësh të enjten, KPK konstatoi mungesë burimesh të ligjshme dhe ngriti dyshime për veprime fiktive nga ana e gjyqtarit të Apelit të Shkodrës, Aleks Nikolli, ndërsa ky i fundit kundërshtoi analizën financiare dhe kërkoi konfirmim./Opinion.al