Opinion.al
Nuk ka rezultat
View All Result
KONTAKT
  • Hyrja
  • Kryesore
  • Aktualitet
    • Politikë
    • Kronikë
    • Sociale
  • Unë shkruaj
  • Komente
  • Bota
  • Sport
  • InstaBIZ
  • OPINION WEB TV
    • Emisionet
    • U tha në Opinion
    • Si u Veshën
  • Life Style
    • Shëndeti
    • Jetë dhe Stil
    • Teknologji
    • Kulturë
Opinion.al
Nuk ka rezultat
View All Result

KPK me dy standarde për Donika Prelën

2019/03/28 at 2:13 PM
në Aktualitet, Te Fundit
Kohë leximi: 5 min
A A
KPK me dy standarde për Donika Prelën

Vendimi i zbardhur tregon se Komisioni i Pavarur i Kualifikimit i njohu si të ligjshme të ardhurat e bashkëshortit të prokurores, për të cilat nuk ishin paguar pjesërisht taksat – duke deklaruar se këto të fundit ishin përgjegjësi e punëdhënësit, në kontradiktë me precedentin e vendosur nga Kolegji i Posaçëm i Apelimit.


Me datë 5 shkurt, Komisioni i Pavarur i Kualifikimit i udhëhequr nga Roland Ilia si kryesues, Valbona Sanxhaktari relatore dhe Olsi Komici anëtar, votoi në mënyrë unanime konfirmimin në detyrë të drejtueses së Prokurorisë për Krime të Rënda, Donika Prela.

Konfirmimi i Prelës u shoqërua me denoncime dhe akuza publike nga Partia Demokratike në opozitë, çfarë solli dhe shtyrjen e shpalljes së vendimit me 8 ditë.

Megjithatë, KPK nuk gjeti indicie për rihapjen e hetimeve në denoncimet e opozitës, ndërsa kontrolli administrativ i Komisionit ndaj prokurores është përqendruar gjerësisht në të ardhurat e bashkëshortit, Vangjel Prela dhe disa pasuri të paluajtshme në Tiranë dhe Durrës.

Në përfundim të hetimit administrativ për të tre kriteret e vetingut, KPK është shprehur se subjekti i rivlerësimit ka arritur një nivel të besueshëm të vlerësimit të pasurisë, një nivel të besueshëm të kontrollit të figurës, si dhe një nivel të mirë kualifikues për aftësitë profesionale dhe etike.

Drejtuesja e komanduar e Prokurorisë së Krimeve të Rënda ka kryer studimet për drejtësi në vitet 1995-1999 si dhe Shkollën e Magjistraturës në vitet 1999-2002. Ajo ka punuar si prokurore pranë Prokurorisë së Durrësit prej më shumë se 15 vitesh, ku ka drejtuar edhe Task-Forcën kundër krimit të organizuar apo seksionin për hetimin e krimit ekonomik-financiar.

Në maj 2018, Prela u komandua në krye të Prokurorisë së Krimeve të Rënda. Prokurorja e Përgjithshme, Arta Marku e motivoi komandimin e saj me “përshpejtimin e hetimeve të çështjeve sensitive”. Megjithatë, Prela u përfshi në një përplasje me vartësit e saj të Krimeve të Rënda në shtator 2018 lidhur me përfaqësimin në gjykatë të çështjes së Emiljano Shullazit.

Taksat e papaguara

Procesi i rivlerësimit për prokuroren Prela është bazuar në raportin e hartuar nga ILDKPKI, raportin e DSIK-së dhe atë të grupit të punës në Prokurorinë e Përgjithshme për aftësisë profesionale, dokumente të administruara nga organe publike, denoncimet nga publiku dhe deklarimet e subjektit dhe ato të personave të lidhur.

Sipas raportit të administruar nga ILDKPKI rezultoi se subjekti nuk ka bërë deklarim të saktë dhe në përputhje me ligjin, por nuk ka të ardhura të fshehura, ka burime financiare të ligjshme, nuk ka bërë deklarim të rremë dhe nuk është në gjendjen e konfliktit të interesit.

Përtej raportit të administruar nga Inspektoriati, KPK ka ndërmarrë një hetim të pavarur administrativ ndaj pasurisë së subjektit dhe personave të lidhur, i cili konsistonte në verifikimin e vërtetësisë dhe saktësisë së deklarimeve të bëra nga subjekti i rivlerësimit në lidhje me gjendjen pasurore, burimet e krijimit, të ardhurat, shpenzimet, nëse ka konflikt interesi, fshehje të pasurisë apo deklarim të rremë, si dhe përcaktimin e gjendjes së fakteve dhe rrethanave që kanë lidhje me çështjen.

Ky hetim është përqendruar kryesisht tek të ardhurat e bashkëshorti, Vangjel Prela si inxhinier ndërtimi në disa shoqëri private. Këto të ardhura janë deklaruar rregullisht në deklarimet periodike vjetore dhe në deklarimin “Vetting”.

Nga hetimi administrativ i KPK-së është konstatuar se për të ardhura e siguruara nga Vangjel Prela si inxhinier ndërtimi nga kompania “Bruçi Sh.p.k”, në vitet 2003-2008 dhe shtator 2010- dhjetor 2011, nuk janë paguar të plota tatimet për të gjithë periudhën e punësimit.

Sipas KPK-së, Instituti i Sigurimeve Shoqërore është shprehur se nuk ka të dhëna në sistem para viteve 2012, ndërsa në Drejtorinë e Arkivit Qendror të Sigurimeve Shoqërore në Lundër rezultoi se nuk kishte të dhëna për shtetasin V. P. Nga një dokument i Drejtorisë së Arkivit Qendror të Sigurimeve Shoqërore në Lundër, të paraqitur nga subjekti, vërehet se për vitet 2006-2008 janë paguar pjesërisht sigurimet shoqërore. Firma Bruçi Sh.p.k, ka deklaruar se ka e paguar Prelën në vlerën 50 mijë lekë (neto) në muaj për vitet 2003-2008 dhe 100 mijë lekë (neto) në muaj për vitet 2010-2011, çfarë përputhet me deklarimet e subjektit në deklaratën veting dhe kontratat e punës.

Komisioni i ka kaluar subjektit barrën e provës për të ardhurat e realizuara nga bashkëshorti në periudhën e sipërpërmendur, duke kërkuar që të shpjegojë bindshëm burimin e ligjshëm të pasurive dhe të ardhurave. Për të bindur KPK-në, subjekti ka paraqitur një sërë dokumentesh në KPK, si listpagesat e bashkëshortit në vitet 2003-2008, dhe për periudhën shtator 2010- dhjetor 2011, dokumentacion teknik të firmosur në emër të firmës “Bruçi’ nga Vangjel Prela.

“Nga hetimi rezultoi se mes z. V. P. dhe shoqërisë “***” sh.p.k ka pasur një marrëdhënie pune bazuar në kontratën e punës, e cila është deklaruar edhe në DPV përkatës dhe në deklarimin “Vetting”,” shkruan KPK në vendim.

“Në kontratën e punës është përcaktuar paga neto mujore, duke i ngarkuar punëdhënësit detyrimin për pagimin e kontributeve për sigurimet shoqërore dhe detyrimet tatimore, porse punëdhënësi nuk i ka paguar detyrimet për sigurimet shoqërore e shëndetësore dhe tatimet referuar pagës sipas kontratës së punës, duke u përpjekur t’i shmangë ato, pavarësisht se sipas kontratës së punës ai ka marrë përsipër t’i paguajë ato të plota,” shton KPK.

Sipas analizës së KPK-së shuma e të ardhurave të pataksuara të bashkëshortit të prokurores Donika Prela kap një vlerë prej 2.5 milionë lekë.

Edhe pse për këtë pasuri nuk janë paguar taksat, Komisioni shprehet se zoti Prela nuk është përpjekur të fshehë ose të paraqesë në mënyrë të pasaktë pasurinë në pronësi, pasi rezultoi e provuar se ai i ka deklaruar saktësisht dhe plotësisht ato.

Sipas KPK-së, marrëdhënia e punësimit e Vangjel Prelës ka qenë e ligjshme dhe të ardhurat e përfituara kanë qenë nga një marrëdhënie pune e ligjshme.

“Mospagimi i taksave për një pjesë të të ardhurave në shumën totale prej 2,584,910 lekë ka qenë detyrim i punëdhënësit dhe se ato nuk mund të paguheshin nga vetë subjekti,” shprehet Komisioni.

Vendimi i KPK-së bie ndesh me qëndrimin e Komisionerit Publik dhe vendimin e Kolegjit të Posaçëm të Apelimit në rastin e ish- kreut të Gjykatës Kushtetuese, Bashkim Dedja. Në këtë vendim, KPA është shprehur se “sipas nenit D të Aneksit të Kushtetutës konsiderohen të ardhura të ligjshme ato që janë deklaruar dhe për të cilat janë paguar detyrimet tatimore.”

Megjithatë, mbetet për t’u parë nëse zyra e Komisionerit Publik do ta ankimojë vendimin për konfirmimin në detyrë të Donika Prelës./ Burimi: BIRN

 

Etiketa: donika prela


Ju sugjerojmë

Tërmeti me magnitudë 8.8 godet Rusinë
Bota

Tërmeti me magnitudë 8.8 godet Rusinë

30 Korrik, 2025 8:36 am
Parashikimi i motit, si do të ndryshojnë temperaturat gjatë ditës
Kryesore

Parashikimi i motit, 30 korrik 2025

30 Korrik, 2025 8:21 am
Horoskopi, 22 nëntor 2023
Kryesore

Horoskopi 30 korrik 2025, zbuloni parashikimet e yjeve

30 Korrik, 2025 8:10 am
Serbia dhe Kina përfundojnë stërvitjet e përbashkëta ushtarake
Rajoni

Serbia dhe Kina përfundojnë stërvitjet e përbashkëta ushtarake

29 Korrik, 2025 10:56 pm
Dy ditë nga zgjedhja e Trump, Putin: Rendi i ri botëror po ngrihet
Bota

Putin i përgjigjet Trump duke goditur 73 qytete dhe fshatra në Ukrainë

29 Korrik, 2025 10:52 pm
Kremlini konfirmon bisedën telefonike Putin- Trump: Është planifikuar për të martën
Bota

Trump thirrje Putin: Ke 10 ditë kohë për të arritur armëpushimin me Ukrainën

29 Korrik, 2025 10:28 pm
Kina nën pushtetin e ujit. Të paktën 30 viktima dhe mbi 80.000 të evakuuar
Bota

Kina nën pushtetin e ujit. Të paktën 30 viktima dhe mbi 80.000 të evakuuar

29 Korrik, 2025 9:36 pm
Ky është çmimi që Chelsea ka vendosur për Brojën
Sport

Ky është çmimi që Chelsea ka vendosur për Brojën

29 Korrik, 2025 9:11 pm
Tiranë/ Humb jetën 64-vjeçari në Petrelë, familjarët: U tërhoq nga një kafshë
Kronikë

Lezhë/ Makina përplas 10-vjeçarin me biçikletë, fëmija niset drejt Traumës

29 Korrik, 2025 9:07 pm
Zjarret në Spanjë, digjen 500 hektarë pyje
Bota

Zjarret në Spanjë, digjen 500 hektarë pyje

29 Korrik, 2025 8:36 pm
Para
Rama: Kemi fituar betejën me krimin! Sulmon dhe gazetarët e huaj

Rama: Kemi fituar betejën me krimin! Sulmon dhe gazetarët e huaj

Rama: Qeverinë nuk e lëshojmë, ndryshim në kodin penal

Rama: Qeverinë nuk e lëshojmë, ndryshim në kodin penal

U qëllua sapo zbriti nga makina, detaje nga vrasja e Jurgen Kurtit

Dy pistat kryesore të vrasjes së Jurgen Kurtit
















TE FUNDIT

Tërmeti me magnitudë 8.8 godet Rusinë

Tërmeti me magnitudë 8.8 godet Rusinë
30 Korrik, 2025

Një tërmet i fuqishëm me magnitudë 8.8 i shkallës Rihter goditi Gadishullin Kamchatka në lindje të Rusisë, të mërkurën në...

Lexo më shumë

Parashikimi i motit, 30 korrik 2025

Parashikimi i motit, si do të ndryshojnë temperaturat gjatë ditës
30 Korrik, 2025

Kjo e mërkurë do të jetë një ditë tipike vere, me mot të kthjellët dhe temperatura të larta në të...

Lexo më shumë

Horoskopi 30 korrik 2025, zbuloni parashikimet e yjeve

Horoskopi, 22 nëntor 2023
30 Korrik, 2025

Dashi Nëse jeni në një lidhje duhet të përfitoni nga ambienti i ngrohtë që do mbizotërojë për të folur hapur...

Lexo më shumë

Serbia dhe Kina përfundojnë stërvitjet e përbashkëta ushtarake

Serbia dhe Kina përfundojnë stërvitjet e përbashkëta ushtarake
29 Korrik, 2025

Pjesëtarët e Brigadës së 72-të për Operacione Speciale në ushtrinë serbe dhe njëra prej brigadave speciale në ushtrinë e Kinës,...

Lexo më shumë
Opinion.al

Kategoritë

Kryesore

Aktualitet

Unë Shkruaj

Komente

Bota 

Sport 

Instabiz

Opinion Web Tv

Lifestyle

Galeri

Rreth Nesh

ON AIR: E hene – E marte – E merkure – 22:15 E ejnte – 21:00

OPINION nga Blendi Fevziu. Emisioni politik me i ndjekur dhe me i preferuar ne ekranet shqiptare.
“Opinion” vjen ne kater takime cdo jave – e hene, e marte, e merkure dhe takimi tradicional i te ejntes mbrema.
Cdo jave ne studion e Tv Klan, komente, analiza, debate, komente, intervista, personazhe, deshmi dhe fakte konkrete. Ngjarjet me te fundit dhe me te rendesishme ne jeten politike dhe sociale te vendit, me debatet, opinionet dhe analizat e te ftuarve ne studio.
Salloni i politikes dhe aktualitetit hap dyert 4 mbremje ne jave, per te degjuar opinionet e politikaneve dhe analisteve. Padron i shtepise, gazetari dhe analisti Blendi Fevziu.

Të gjitha të drejtat e rezervuara Opinion ©2025
Dev By Techzero1.com

Nuk ka rezultat
View All Result
  • Hyrja
  • Kryesore
  • Aktualitet
    • Politikë
    • Kronikë
    • Sociale
  • Unë shkruaj
  • Komente
  • Bota
  • Sport
  • InstaBIZ
  • OPINION WEB TV
    • Emisionet
    • U tha në Opinion
    • Si u Veshën
  • Life Style
    • Shëndeti
    • Jetë dhe Stil
    • Teknologji
    • Kulturë

Të gjitha të drejtat e rezervuara Opinion ©2025
Dev By Techzero1.com