Aktualitet

KPA konfirmon në SPAK prokuroren Manjola Kajana


Bëhu pjesë e Grupit Zyrtar të Opinion.al
>> KËTU <<
               Publikuar në : 09:53 - 10/07/20 |
Opi Nion

Kolegji i Posaçëm i Apelimit konfirmoi në detyrë prokuroren Manjola Kajana, pasi u shqyrtua ankimimi i Komisionerit Publik, kundër vendimit të Komisionit të Pavarur të Kualifikimit që e konfirmoi në detyrë një vit më parë. Ky vendim e çon në 13 numrin e prokurorëve në SPAK

“Gjatë parashtrimit të konkluzioneve përfundimtare, Komisioneri Publik u shpreh se aktet e administruara përmbushin nevojat e hetimit dhe bazuar në to, nuk provohet që subjekti i rivlerësimit, znj.Kajana, të ketë qenë në kushtet e konfliktit të interesit gjatë ushtrimit të funksionit të magjistratit dhe po ashtu, denoncimet e ardhura në adresë të saj, nuk kanë gjetur asnjë mbështetje ligjore. Për këto arsye, Komisioneri Publik kërkoi lënien në fuqi të vendimit nr.162, datë 19.06.2019 dhe konfirmimin në detyrë të subjektin të rivlerësimit”, thuhet në njoftimin e Kolegjit të Posaçëm të Apelimit.

Aktualisht mbeten edhe dy vende për të përmbushur numrin pej 15 anëtarësh në SPAK. Kandidatë për 2 vendet e mbetura vakante janë Elisabeta Imeraj dhe Anton Martini./Opinion.al

Pas