Aktualitet

Kovaçevski: Firmosëm memorandume me fokus në energjitikë, nga kriza do dalim së bashku



Bëhu pjesë e Grupit Zyrtar të Opinion.al
>> KËTU <<
               Publikuar në : 13:37 - 14/11/22 |
Opi Nion

Pas mbledhjes së dy qeverive Shqipëri- Republika e Maqedonisë së Veriut, dy krerët e vendeve kanë dalë në një konferencë të përbashkët për mediat.

Gjatë fjalës së tij, Kovaçevski u shpreh se se ditën e sotme janë firmosur disa memorandume të rëndësishme, me fokus të veçantë në energjitikë.

Kovaçevski tha ndër të tjera se mes dy vendeve ka një bashkëpunim të ngushtë ndërsa shtoi se do të dalin së bashku nga kriza.

“Unë dhe Edi kemi vullnet për bashkëpunim. E falënderoj Shqipërinë për mbështetjen gjatë periudhës së kaluar, në veçanti gjatë negociatave. Ju na dhatë mbështetje të plotë edhe pse disa nuk besonin. Dy vendet po shkojnë në rrugën europiane. Mund të bëjmë shumë më shumë së bashku. Jemi shembull sesi ndërtohen marrëdhëniet me fqinjët. Sot i tejkalojmë krizat së bashku në kuadër të Ballkanit të Hapur dhe Procesin e Berlinit. Nga kriza do të dalim së bashku dhe askush nuk do të lihet i vetëm. Ne firmosëm shumë memorandume, me fokus të veçantë në energjetikë. Me këtë ne krijuam një kuadër për projektet e përbashkëta për gazin dhe burimeve të rinovueshme të energjisë”, tha Kovaçevski./Opinion.al

Pas