Opinion.al
Nuk ka rezultat
View All Result
KONTAKT
  • Hyrja
  • Kryesore
  • Aktualitet
    • Politikë
    • Kronikë
    • Sociale
  • Unë shkruaj
  • Komente
  • Bota
  • Sport
  • InstaBIZ
  • OPINION WEB TV
    • Emisionet
    • U tha në Opinion
    • Si u Veshën
  • Life Style
    • Shëndeti
    • Jetë dhe Stil
    • Teknologji
    • Kulturë
Opinion.al
Nuk ka rezultat
View All Result

Kotzias: Çështja çame nuk ekziston, nuk e diskutojmë me palën shqiptare

2018/01/29 at 5:10 PM
në Aktualitet, Kryesore
Kohë leximi: 2 min
A A
Kotzias: Çështja çame nuk ekziston, nuk e diskutojmë me palën shqiptare

Ministri i jashtëm grek Nikos Kotzias ka deklaruar se çështja çame nuk është pjesë e diskutimeve në negociatat me palën shqiptare, raporton agjencia zyrtare e lajmeve, ANA-MPA.


“Nuk ekziston çështja  çame dhe sigurisht nuk përbën objekt diskutimi ndërmjet të dy palëve”, kumton Kotzias në një letër përgjigje për shefin e departamentit të jashtëm të Demokracisë së Re, deputetin Jorgos Kumutsakos.

Sa u përket negociatave, Kotzias bën me dije se ato “u fokusuan në çështje dypalëshe për të cilat kishte mosmarrëveshje apo kishin mbetur pezull për 70 vjet”.

Ministri i Jashtëm grek vlerëson se në negociata “u shënua progres esencial në drejtim të gjetjes së zgjidhjeve të qëndrueshme për këto çështje në dobi reciproke të të dy popujve dhe sipas rregullave dhe vlerave europiane”.

Shefi i diplomacisë greke thekson se ka një “përmirësim spektakolar të klimës në marrëdhëniet greko-shqiptare”, që sipas tij “është rezultat i dialogut të sinqertë që po zhvillojnë të dy palët” dhe “vërtetohet nga veprat konkrete”.

Kotzias këtu i referohet “ndryshimit të qëndrimit të qeverisë shqiptare lidhur me varrezat ushtarake për grekët e rënë gjatë luftës”, zhvillim që Ministri i Jashtëm grek gjen rastin ta përshendesë edhe njëherë, duke nënvizuar që përgjigjia pozitive e Tiranës zyrtare dëshmon se “dialogu dhe bashkëpunimi mund të shpien në zgjidhjen e mosmarrëveshjeve”.

Ministri i Jashtëm grek ka kundërshtuar edhe akuzat e deputetit konservator se qeveria aktuale greke po zhvillon diplomaci të fshehtë.

“Përmbajtja e negociatave institucionale nuk mund të publikohet deri sa të ketë një rezultat të parë esencial”, duke i kujtuar se të njëjtën gjë kanë bërë edhe qeveritë e mëparshme greke për negociatat me Turqinë.

Deputeti i Demokracisë së Re kishte marrë shkas nga deklaratat e ministrit të jashtëm shqiptar Ditmir Bushati në emisionin “To Night Ilva Tare”.

“Ministri i Jashtëm i Shqipërisë tha se në kuadër të negociatave greko-shqiptare, Greqia po diskuton edhe problemin çam. Ministria e jashtme greke është e detyruar të japë një përgjigje të qartë publike: Janë apo s’janë të vërteta ato që thotë zoti Bushati?”, nënvizonte Jorgos Kumutsakos në një letër dërguar kryesisë së parlamentit, ku kërkonte interpelancë me Ministrin e Jashtëm grek./OraNews/

 

Etiketa: ceshtja cameekzistencakotziaspala shqiptare


Ju sugjerojmë

Helmohen sërish 30 kursantë të Akademisë së Sigurisë
Aktualitet

Helmohen sërish 30 kursantë të Akademisë së Sigurisë

25 Qershor, 2026 8:56 am
Të shtëna me armë zjarri në Vlorë
Kronikë

Kavajë, vëllai vret vëllanë

24 Qershor, 2026 10:09 pm
Dita e 25-të, nis protesta e qytetarëve
Aktualitet

Dita e 25-të, nis protesta e qytetarëve

24 Qershor, 2026 7:59 pm
Berisha: Qeveria teknike nuk mund të zgjidhet me short, por nga parlamenti
Kryesore

Berisha: Qeveria teknike nuk mund të zgjidhet me short, por nga parlamenti

24 Qershor, 2026 2:22 pm
Projekti i ri për bashkitë, Rama: “Rilindja Urbane 2”, në fokus ujësjellësi
Kryesore

Projekti i ri për bashkitë, Rama: “Rilindja Urbane 2”, në fokus ujësjellësi

24 Qershor, 2026 1:14 pm
“Mos u merr me llafe grash”, Meta përplaset me Kryemadhin në sallën e gjyqit
Aktualitet

“Mos u merr me llafe grash”, Meta përplaset me Kryemadhin në sallën e gjyqit

24 Qershor, 2026 11:50 am
“Rrini në krye të detyrës, jo në Tiranë gjithë javën” Rama kritika kryebashkiakëve
Kryesore

“Rrini në krye të detyrës, jo në Tiranë gjithë javën” Rama kritika kryebashkiakëve

24 Qershor, 2026 10:38 am
Protestat, zbulohet çfarë u diskutua mes Ramës, drejtuesve politikë dhe ministrave
Kryesore

Protestat, zbulohet çfarë u diskutua mes Ramës, drejtuesve politikë dhe ministrave

24 Qershor, 2026 10:13 am
Media italiane: Thesaret e fshehura të Shqipërisë, nga Thethi deri në Filikur
Aktualitet

Media italiane: Thesaret e fshehura të Shqipërisë, nga Thethi deri në Filikur

24 Qershor, 2026 9:26 am
“Provova t’i vesh këpucët e kryeministrit”, Rama publikon mesazhin e qytetarit
Kryesore

“Provova t’i vesh këpucët e kryeministrit”, Rama publikon mesazhin e qytetarit

24 Qershor, 2026 8:48 am
Para
4 shqiptare në mbrëmjen e Pre-Grammy

4 shqiptare në mbrëmjen e Pre-Grammy

Bushati: Greqia afër heqjes së Ligjit të Luftës

Bushati: Greqia afër heqjes së Ligjit të Luftës

“I kemi të gjitha kushtet këtu, vetëm ku**a s’kemi”, gangsteri shqiptar në qendër të mediave britanike

“I kemi të gjitha kushtet këtu, vetëm ku**a s’kemi”, gangsteri shqiptar në qendër të mediave britanike
















TE FUNDIT

I gjithë stadiumi në këmbë, momenti kur Neymar rikthehet në fushë me Brazilin

I gjithë stadiumi në këmbë, momenti kur Neymar rikthehet në fushë me Brazilin
25 Qershor, 2026

Ylli brazilian, Neymar, bëri një rikthim emocionues me kombëtaren e Brazilit në Kupën e Botës 2026, teksa “Seleçao” mposhti Skocinë...

Lexo më shumë

Netanyahu: Nuk i kam kërkuar kurrë leje Trump për të sulmuar Iranin

Netanyahu: Forcat izraelite do qëndrojnë në Liban për aq kohë sa të jetë e nevojshme
25 Qershor, 2026

Kryeministri izraelit Benjamin Netanyahu tha sot se nuk i kërkoi kurrë leje Presidentit të SHBA-së Donald Trump për të sulmuar...

Lexo më shumë

Dy tërmete të njëpasnjëshëm në Venezuelë, raportohen dhjetëra viktima

Dy tërmete të njëpasnjëshëm në Venezuelë, raportohen dhjetëra viktima
25 Qershor, 2026

32 persona kanë vdekur dhe rreth 700 të tjerë janë plagosur pas tërmeteve të fuqishme që goditën Venezuelën, tha presidentja...

Lexo më shumë

Helmohen sërish 30 kursantë të Akademisë së Sigurisë

Helmohen sërish 30 kursantë të Akademisë së Sigurisë
25 Qershor, 2026

Helmohen sërish kursantët e Akademisë së Sigurisë, në Sauk nga ushqimi. Mësohet se rreth 30 kursantë të Akademisë së Sigurisë,...

Lexo më shumë
Opinion.al

Kategoritë

Kryesore

Aktualitet

Unë Shkruaj

Komente

Bota 

Sport 

Instabiz

Opinion Web Tv

Lifestyle

Galeri

Rreth Nesh

ON AIR: E hene – E marte – E merkure – 22:15 E ejnte – 21:00

OPINION nga Blendi Fevziu. Emisioni politik me i ndjekur dhe me i preferuar ne ekranet shqiptare.
“Opinion” vjen ne kater takime cdo jave – e hene, e marte, e merkure dhe takimi tradicional i te ejntes mbrema.
Cdo jave ne studion e Tv Klan, komente, analiza, debate, komente, intervista, personazhe, deshmi dhe fakte konkrete. Ngjarjet me te fundit dhe me te rendesishme ne jeten politike dhe sociale te vendit, me debatet, opinionet dhe analizat e te ftuarve ne studio.
Salloni i politikes dhe aktualitetit hap dyert 4 mbremje ne jave, per te degjuar opinionet e politikaneve dhe analisteve. Padron i shtepise, gazetari dhe analisti Blendi Fevziu.

Të gjitha të drejtat e rezervuara Opinion ©2026
Dev By Techzero1.com

Nuk ka rezultat
View All Result
  • Hyrja
  • Kryesore
  • Aktualitet
    • Politikë
    • Kronikë
    • Sociale
  • Unë shkruaj
  • Komente
  • Bota
  • Sport
  • InstaBIZ
  • OPINION WEB TV
    • Emisionet
    • U tha në Opinion
    • Si u Veshën
  • Life Style
    • Shëndeti
    • Jetë dhe Stil
    • Teknologji
    • Kulturë

Të gjitha të drejtat e rezervuara Opinion ©2026
Dev By Techzero1.com

// Add this to functions.php or a custom plugin function custom_footer_popup_banner() {
×
}