Politikë

“Kostoja e rrugëve është 4-fishuar”, Meta: Fakte tronditëse në javët në vijim



Bëhu pjesë e Grupit Zyrtar të Opinion.al
>> KËTU <<
               Publikuar në : 13:16 - 22/08/22 |
Opi Nion

Kreu i Partisë së Lirisë, Ilir Meta denoncoi sot  korrupsionin në investimet publike.

Meta u ndal te rrugët dhe tha se kostoja e tyre është 4-fishuar. Më tej ai paralajmëroi se do të vazhdoni të njiheni me fakte tronditëse në javët në vijim.

“Shqetësimi kryesor është çështja e korrupsionit galopant të përmasave të frikshme sikurse jemi njohur për aferën e inceneratorëve. Do të vazhdoni të njiheni me fakte tronditëse në javët në vijim. Sot doja të tërhiqja vëmendjen tuaj me korrupsionin për inevstimet publike. Te rrugët do të ndalesha sot. Kostoja e rrugëve është katër-fishuar.

Si rruga Qafë-Plloçë për shkak të papërgjegjeshmërisë. Rruga Kardhiq-Delvinë dhe shumë rrugë të tjera. Duke iu ikur përgjegjësive për koridoret e BE ku Shqipëria duhet bërë pjesë, për arsye se nuk duan të prokurohen me kosto europiane, duke tentuar t’i ikin konkurrencës bëjnë marrëzi të tilla duke e çuar kilometrin nga 10-20 mln euro. Ndërkohë që një rrugë me dy korsi në Francë bën 4 mln euro kilometri. Dihet sa është pagan ë Franca dhe sa është në Shqipëri përveç kostove të tjera.

Apo në SHBA, është deri në 2.7 mln euro për km. Rruga e re në Shqipëri është 6 herë më shumë në Serbi. I bëj thirrje administratës publike, jo vetëm të rrugët dhe ujësjellësat. Mos u bëni bedela për korrupsionin e Edi Ramës. Mos dëmtoni veten dhe familjet tuaja. Mos firmosni. Bëni çdo gjë për të qenë korrekt me ligjin. Ditët dhe javët e Edi Ramës janë të numëruara. Është ë rëndësishme që ju të flini të qetë. Ky korrupsioni i këtyre përmasave nuk do të tolerohet”, tha Meta.

Pas