Pasi u mund me rezultatin 0-7 nga Spanja disa ditë më parë, Kosta Rika ka arritur të marrë një fitore minimale ditën e sotme ndaj Japonisë.
Kosta Rika fitoi me rezultatin 1-0, duke siguruar kështu tre pikë.
Pjesa e parë u mbyll në barazim pa gola, ndërsa vetëm në minutën e 81’ të pjesës së dytë, Kosta Rika gjeti golin falë Fuller Spence.
Me këtë fitore grupi E rikthehet në një grup ferr, ku në vendin e parë ndodhet Spanja me 3 pikë, në vendin e dytë Japonia me 3 pikë, në vendin e tretë Kosta Rika me 3 pikë dhe në vendin e fundit Gjermania e 0 pikë.