Opinion.al
Nuk ka rezultat
View All Result
KONTAKT
  • Hyrja
  • Kryesore
  • Aktualitet
    • Politikë
    • Kronikë
    • Sociale
  • Unë shkruaj
  • Komente
  • Bota
  • Sport
  • InstaBIZ
  • OPINION WEB TV
    • Emisionet
    • U tha në Opinion
    • Si u Veshën
  • Life Style
    • Shëndeti
    • Jetë dhe Stil
    • Teknologji
    • Kulturë
Opinion.al
Nuk ka rezultat
View All Result

Kosovë, zotimet për ekonominë në qendër të fushatës zgjedhore

2025/02/03 at 10:37 PM
në Rajoni, Te Fundit
Kohë leximi: 4 min
A A
Kosovë, zotimet për ekonominë në qendër të fushatës zgjedhore

Kosova mban të dielën zgjedhjet parlamentare që shihen gjerësisht si një sprovë për kryeministrin Albin Kurti, partia e të cilit fitoi me një rezultat të thellë në vitin 2021.


Partitë politike kanë vendosur në qendër të fushatës së tyre zotimet për rimëkëmbjen ekonomike të vendit që përballet me papunësi, inflacion dhe nevojën për më shumë investime të huaja.

“Gjatë mandatit të ardhshëm paga minimale do të rritet mbi 500 euro, paga minimale nuk do të tatohet e kjo nënkupton që edhe për biznesin e vogël individual 6 mijë eurot e para të tatimit vjetor do të jenë të liruara nga tatimi”, tha gjatë një tubimi kryeministri Albin Kurti.

“Në muajt e parë të qeverisjes sime pagat do t’i rrisë për 50 për qind… Përveç pagave për 70 për qind do t’i rrisë pensionet bazike, do t’i rrisë edhe pensionet kontributdhënëse të cilat do të përshkallëzohen sipas viteve të punës”, tha gjatë një tubimi kandidati për kryeministër i Partisë Demokratike, Bedri Hamza.

“Në programin tonë politik kemi 5 miliardë euro investime, 5 miliardë euro buxhet, 5 për qind rritje ekonomike…Që në javën e parë dhe asnjë javë tjetër më shumë të gjithë shërbyesve publik në Kosovë, të gjithë mësuesve, mjekëve, zjarrfikësve, ushtarëve, të gjithë punëtorëve të shtetit do t’u rrisim pagat me koeficient 150”, tha kandidati për kryeministër i Lidhjes Demokratike të Kosovës, Lumir Abdixhiku.

“Unë e kam thënë se do t’i dyfishojmë pagat, kjo do të ndodhë në sektorin publik, por do ta përmirësojmë edhe pozitën e punëtorëve në sektorin privat për shkak se ju tregova që ne do të bëhemi partner të bizneseve, do t’u japim atyre mundësi të investojnë e të bashkëinvestojnë me shtetin, me popullin”, tha gjatë një tubimi kandidati për kryeministër nga koalicioni Aleanca për Ardhmërinë e Kosovës, Nisma për Kosovën dhe partnerët.

E kështu me radhë, zotimet janë të shumta. Por sa janë të realizueshme këto premtime? Ekspertë me të cilët bisedoi Zëri i Amerikës janë të ndarë në këndvështrimet e tyre rreth mundësive për realizimin e zotimeve.

Kryetari i Odës Ekonomike të Kosovës, Lulzim Rafuna thotë se të gjitha projektet e paraqitura nga partitë politike do të ishin të dobishme për zhvillimin ekonomik të vendit.

“Mirëpo është vetëm çështje e partive politike se sa do t’i zbatojnë dhe në çfarë shtrirje kohore do t’i implementojnë, kjo është ajo që e pret biznesi. E mira është që asnjë masë nga të gjitha partitë, duke përfshirë edhe atë në pushtet, deri më sot nuk ka paralajmëruar ngritjen e ndonjë takse, kjo është ajo ana pozitive”, thotë ai.

Por, për ekspertin e ekonomisë, ish drejtorin e Odës Ekonomike Amerikane në Kosovë, Lekë Musa, programet e partive politike nuk pasqyrojnë si duhet nevojat e vendit për zhvillim ekonomik.

“Ajo që kemi mundur të dëgjojmë është premtime koti në shumicën e rasteve dhe të cilat nuk e kanë në prapavijë një analizë të tillë se a i duhen këto masa qytetarëve të Kosovës, a shpien vendin përpara dhe çfarë do të jetë rezultati i këtyre masave të cilat ndërmirren”, tha ai.

Rrethanat aktuale thotë zoti Rafuna kërkojnë udhëheqës të hapur për dialog publiko privat ashtu që të gjenden mundësitë për trajtimin e problemeve thelbësore.

“Kemi ndryshime shumë të mëdha jo vetëm në Kosovë e Ballkan, por edhe në Bashkimin Evropian edhe në Shtëpinë e Bardhë por edhe në tregje tani me vendosjen e tarifës së tatimit doganor nga ana e administratës Trump. Kjo do të ketë një efekt global në tregti. Shto këtu që Kosova është edhe nën masa ndëshkuese, ne nuk po mund të përfitojmë projekte kapitale nga Komisioni Evropian, deri më tani vlera e tyre ka shkuar gati 300 milionë”, thotë zoti Rafuna.

Ai thotë se vendi vuan për investime të huaja cilësore edhe për shkak të krizave të vazhdueshme si ato në veri të vendit.

“Investitorë potencial të cilët kanë ardhur në Odën Ekonomike për të parë mundësitë për investime në Kosovë, pyetja e parë e tyre ka qenë se kur do të bëhet luftë në Kosovë? Për shkak të sulmit ndaj ushtarëve të KFOR-it, bllokimi i rrugëve, më pas thirrjet që nuk kanë qenë mesazh i mirë nga ana e udhëheqësve tanë se po sulmohemi e do të sulmohemi nga Serbia”, thotë zoti Rafuna.

Për zotin Musa rritja e premtuar e pagave është proces që kërkon kohë dhe ndryshime të mëdha buxhetore.

“Në momentin kur ta kemi qeverinë e re ndoshta me ndryshime buxhetore në mes të vitit mund të realizohen këto premtime. Mirëpo duhet thënë se për cfarëdo lloj ndryshimi, sic e thashë edhe për reforma të tjera duhet të ketë një analizë se përse duhet të ketë rritje të pagave në sektorin publik, cili do të jetë efekti i tij pastaj në sektorin privat? A ndikon në konkurrueshmërinë e Kosovës në tërheqje të investimeve të huaja? Cili do të jetë efekti në inflacion? Sa është rritja ekonomike? Sa jemi konkurrues pastaj me rajonin? Të gjitha këto duhet të jenë pjesë e këtyre premtimeve”, tha zoti Musa.

“Sektori privat ka lëvizur me rritjen e pagave, diku më shumë e diku më pak varësisht si i kanë pasur kërkesat dhe mundësitë, mirëpo duhet edhe sektori publik të lëviz. A është e realizueshme? Patjetër që është e realizueshme sepse ke ngritje ekonomike dhe mundësi buxhetore”, thotë zoti Rafuna.

Në vlerësimin e fundit të Bankës Botërore për Kosovën, të përditësuar në tetor të vitit të kaluar, thuhet se vendi ka shënuar përparim të qëndrueshëm ekonomik që nga shpallja e pavarësisë, me një rritje prej afër 50 për qind të të ardhurave për kokë banori dhe një ulje prej 35 për qind të shkallës së varfërisë. Mëgjithatë, për të vazhduar rritjen ekonomike, Kosovës i duhen më shumë vende cilësore të punës, nëpërmjet trajtimit të pengesave të infrastrukturës, investimeve në kapitalin njerëzor dhe krijimin e një mjedisi më të favorshëm për zhvillimin e sektorit privat./VOA



Ju sugjerojmë

Do udhëtonte drejt Greqisë me 25 mijë € të padeklaruara/ E pëson 65 vjeçarja
Aktualitet

Do udhëtonte drejt Greqisë me 25 mijë € të padeklaruara/ E pëson 65 vjeçarja

29 Qershor, 2025 1:13 pm
Kripa rrezikon gjallesat në lagunën e Karavastasë
Aktualitet

Kripa rrezikon gjallesat në lagunën e Karavastasë

29 Qershor, 2025 1:03 pm
Temperaturat e larta, ministrja Koçiu ndan këshilla për të përballuar të nxehtin
Aktualitet

Temperaturat e larta, ministrja Koçiu ndan këshilla për të përballuar të nxehtin

29 Qershor, 2025 12:51 pm
Iu gjetën mallra kontrabandë me vlerë 25 mijë €/Arrestohet 48 vjeçari, procedohet..
Aktualitet

Iu gjetën mallra kontrabandë me vlerë 25 mijë €/Arrestohet 48 vjeçari, procedohet..

29 Qershor, 2025 12:34 pm
U shpall në kërkim ndërkombëtar për shfrytëzim prostitucioni, pranga 44 vjeçarit
Aktualitet

U shpall në kërkim ndërkombëtar për shfrytëzim prostitucioni, pranga 44 vjeçarit

29 Qershor, 2025 12:22 pm
Kur do të mund të formohet qeveria e re e Kosovës?
Kryesore

Ngërçi politik/ Dështon sërish seanca për konstituimin e Kuvendit

29 Qershor, 2025 12:16 pm
Kryeministrat e rajonit mblidhen në Shkup/Kos: Shqipëria e Mali i Zi në BE para 2030
Aktualitet

Kryeministrat e rajonit mblidhen në Shkup/Kos: Shqipëria e Mali i Zi në BE para 2030

29 Qershor, 2025 11:41 am
Ngjarja në Fushë-Krujë/Qëllohet me armë ndaj lokalit të ish-shoferit të Arjan Ndojës
Aktualitet

U kap me lëndë narkotike/ I ndau në doza gati për shitje, pranga 36 vjeçarit në Jalë

29 Qershor, 2025 11:32 am
‘Shqipëria do shpërblehet’/ Schieder: Ndër kryesuesit e vendeve të zgjerimit të BE!
Aktualitet

‘Shqipëria do shpërblehet’/ Schieder: Ndër kryesuesit e vendeve të zgjerimit të BE!

29 Qershor, 2025 11:18 am
Agjencia Bërthamore e OKB-së: Irani afër pasurimit të uraniumit për bombë
Bota

Agjencia Bërthamore e OKB-së: Irani afër pasurimit të uraniumit për bombë

29 Qershor, 2025 10:59 am
Para
“Prit se je shumë i ri…”, Sekretari i Rinisë së PS-së: Na paragjykojnë prej moshës

“Prit se je shumë i ri…”, Sekretari i Rinisë së PS-së: Na paragjykojnë prej moshës

“S’ka asnjë program për rininë”, Françeska tregon pse ka zgjedhur të mos merret me politikë

“S’ka asnjë program për rininë”, Françeska tregon pse ka zgjedhur të mos merret me politikë

Horoskopi ditor, e diel 6 gusht 2023

Horoskopi ditor, e martë 4 shkurt 2024 
















TE FUNDIT

Do udhëtonte drejt Greqisë me 25 mijë € të padeklaruara/ E pëson 65 vjeçarja

Do udhëtonte drejt Greqisë me 25 mijë € të padeklaruara/ E pëson 65 vjeçarja
29 Qershor, 2025

Do të udhëtonte drejt Greqisë dhe nuk deklaroi shumë e eurove që kishte me vete, procedohet penalisht 65-vjeçarja në Kakavijë....

Lexo më shumë

Kripa rrezikon gjallesat në lagunën e Karavastasë

Kripa rrezikon gjallesat në lagunën e Karavastasë
29 Qershor, 2025

Niveli i kripës në ujërat e lagunës së Karavastasë është rritur shumë, duke rrezikuar jetën e gjallesave që jetojnë aty....

Lexo më shumë

Temperaturat e larta, ministrja Koçiu ndan këshilla për të përballuar të nxehtin

Temperaturat e larta, ministrja Koçiu ndan këshilla për të përballuar të nxehtin
29 Qershor, 2025

Ministrja e Shëndetësisë dhe Mbrojtjes Sociale, Albana Koçiu ka përcjellë sot këshillat e një prej mjekeve të Institutit të Shëndetit...

Lexo më shumë

Iu gjetën mallra kontrabandë me vlerë 25 mijë €/Arrestohet 48 vjeçari, procedohet..

Iu gjetën mallra kontrabandë me vlerë 25 mijë €/Arrestohet 48 vjeçari, procedohet..
29 Qershor, 2025

U kapën në flagrancë duke transportuar mallra të dyshuara të kontrabanduara, me vlerë rreth 25 000 euro, vihet në pranga...

Lexo më shumë
Opinion.al

Kategoritë

Kryesore

Aktualitet

Unë Shkruaj

Komente

Bota 

Sport 

Instabiz

Opinion Web Tv

Lifestyle

Galeri

Rreth Nesh

ON AIR: E hene – E marte – E merkure – 22:15 E ejnte – 21:00

OPINION nga Blendi Fevziu. Emisioni politik me i ndjekur dhe me i preferuar ne ekranet shqiptare.
“Opinion” vjen ne kater takime cdo jave – e hene, e marte, e merkure dhe takimi tradicional i te ejntes mbrema.
Cdo jave ne studion e Tv Klan, komente, analiza, debate, komente, intervista, personazhe, deshmi dhe fakte konkrete. Ngjarjet me te fundit dhe me te rendesishme ne jeten politike dhe sociale te vendit, me debatet, opinionet dhe analizat e te ftuarve ne studio.
Salloni i politikes dhe aktualitetit hap dyert 4 mbremje ne jave, per te degjuar opinionet e politikaneve dhe analisteve. Padron i shtepise, gazetari dhe analisti Blendi Fevziu.

Të gjitha të drejtat e rezervuara Opinion ©2025
Dev By Techzero1.com

Nuk ka rezultat
View All Result
  • Hyrja
  • Kryesore
  • Aktualitet
    • Politikë
    • Kronikë
    • Sociale
  • Unë shkruaj
  • Komente
  • Bota
  • Sport
  • InstaBIZ
  • OPINION WEB TV
    • Emisionet
    • U tha në Opinion
    • Si u Veshën
  • Life Style
    • Shëndeti
    • Jetë dhe Stil
    • Teknologji
    • Kulturë

Të gjitha të drejtat e rezervuara Opinion ©2025
Dev By Techzero1.com