Rajoni

Kosovë/ Zhduken 2 milionë euro nga Thesari i Shtetit


Bëhu pjesë e Grupit Zyrtar të Opinion.al
>> KËTU <<
               Publikuar në : 16:14 - 21/10/20 |
Opi Nion

2 milionë euro janë zhdukur nga Thesari i Shtetit në Kosovë.

Përmes një konference të jashtëzakonshme për media edhe ministrja e Financave në Qeverinë e Kosovës, Hykmete Bajrami, ka konfirmuar se kanë ndodhur katër transaksione të paligjshme në vlerë prej më shumë se 2.1 milionë eurosh, në një llogari të një operatori privat.

Ajo e ka cilësuar këtë rast si “të izoluar”. Bajrami shtoi se rastin në organet e rendit ka denoncuar Ministria e Financave.

“Ky është një transaksion bankar dhe kemi gjurmuar të gjitha transakionet që janë bërë si rezultat i këtij transaksioni. Organet e rendit janë duke u marrë, për të parë se kush janë përfituesit fundorë”, ka deklaruar ajo.

Autoritetet bëjnë të ditur se personat e dyshuar kanë shpërdoruar detyrën duke përdorur thesarin shtetëror të Republikës së Kosovës dhe kanë transferuar para në vlerë 2.077.995.90 milion euro.

Policia në një njoftim zyrtar ka informuar se pas hetimeve të zhvilluara është arritur të arrestohet një person i dyshuar si autor i ngjarjes, ndërsa dy zyrtarë të tjerë kanë arritur të arratisen.

Më tej në deklaratën e policisë thuhet se janë bërë kontrolle të shtëpive të të dyshuarve, por nuk është gjetur asgjë vetëm është konfiskuar një veturë pronë e njërit nga të dyshuarit./ Opinion.al

Pas