Një sasi rekord kokaine u kap ditën e sotme në Kosovë në brendësinë e një kamioni. Mësohet se sasia prej 400 kilogramë kokainë kishte kaluar nga Porti i Durrësit por ka qenë nën vëzhgim nga policia.
Sipas A2 një kamion i kuq me targa 01 263 OD nga Amerika Latine, ishte nën vëzhgim nga policia prej 15 ditësh. Mësohet se sasia e sekuestruar e kokainës kap vlerën e 6 miliardë eurove.
Autoritetet shqiptare kishin dy muaj që prisnin këtë ngarkesë pasi ishin sinjalizuan nga DEA amerikane. Me të mbërritur konteineri në Durrës, policia shqiptare ka konstatuar drogën, por nuk ka ndërhyrë duke e lejuar që të kryeshin procedurat për të zbuluar se cili do të ishte destinacioni final i tij.
Pasi kanë kryer procedurat, autoritetet e kanë ndjekur kamionin, i cili rezultoi se ishte nisur për në Kosovë. Në këtë moment është njoftuar edhe policia e Kosovës, e cila ka ndërhyrë duke sekuestruar sasinë e madhe të drogës./Opinion.al