Opinion.al
Nuk ka rezultat
View All Result
KONTAKT
  • Hyrja
  • Kryesore
  • Aktualitet
    • Politikë
    • Kronikë
    • Sociale
  • Unë shkruaj
  • Komente
  • Bota
  • Sport
  • InstaBIZ
  • OPINION WEB TV
    • Emisionet
    • U tha në Opinion
    • Si u Veshën
  • Life Style
    • Shëndeti
    • Jetë dhe Stil
    • Teknologji
    • Kulturë
Opinion.al
Nuk ka rezultat
View All Result

Kosovë/ Thaçi dekreton Avdullah Hotin për postin e kryeministrit

2020/04/30 at 4:32 PM
në Kryesore, Rajoni, Te Fundit
Kohë leximi: 4 min
A A
Kosovë/ Thaçi dekreton Avdullah Hotin për postin e kryeministrit

Presidenti i Kosovës, Hashim Thaçi ka dekretuar kandidatin e Lidhjes Demokratike të Kosovës, Avdullah Hoti, për postin e kryeministrit të ardhshëm të Kosovës.


Vendimi i presidentit Thaçi pason votimin e suksesshëm të mocionit të mosbesimit ndaj qeverisë, në kuvend, më 25 mars.

Me gjithë vërejtjet e kryeministrit në detyrë, Albin Kurti se mandatimi i një kandidati nga një parti që nuk i takon partisë fituese, në këtë rast Lëvizjes Vetëvendosje përbën shkelje kushtetuese, Thaçi tha se ai ka marrë një vendim në harmoni me Kushtetutën e Kosovës.

Presidenti i Kosovës tha se më 22 mars, kur kishte takuar të gjithë liderët dhe përfaqësuesit e partive politike, përjashtuar Vetëvendosjen, të gjitha subjektet politike kanë qenë në favor të formimit të qeverisë së re dhe kundër shpërndarjes së kuvendit dhe shkuarjes në zgjedhje.

Bazuar në deklaratat paraprake, është e pritshme që tani Albin Kurti dhe Lëvizja Vetëvendosje të përpiqen që të sfidojnë dekretin e Thaçit, përmes inicimit të çështjes në Gjykatën Kushtetuese.

Ndryshe, gjatë ditës, Lidhja Demokratik e Kosov;s ka finalizuar edhe disa marrëveshjeve me disa parti më të vogla, në përpjekje përmbylljes së procesit të formimit të qeverisë së re brenda pak ditësh në kuvend.

Pas marrëveshjes me Aleancën për Ardhmërinë e Kosovës dhe Listën Serbe, LDK i përmbylli me marrëveshje edhe negociatat për koalicion me Nismën Socialdemokrate.

Bazuar në këtë marrëveshje, Nisma Socialdemokrate do të ketë një post të zëvendëskryeministrit si dhe dy poste ministrore. Marrëveshjen e ka konfirmuar kryetari i Nismës Socialdemokrate, Fatmir Limaj i cili tha se me rëndësi është që Kosova ta ketë një qeveri me funksione të plota.

“Kosova ka nevojë për një qeveri që e mbikëqyrë dhe i përgjigjet kuvendit, një qeveri që mund të funksionojë sipas ligjeve”, tha Limaj.

Ndërkohë, kryetari i LDK-së, Isa Mustafa tha se pa përmbylljen e marrëveshjeve me të gjitha partitë që synohet formimi i qeverisë, nuk do t’i dërgohet për mandatim presidentit të Kosovës emri i Avdullah Hotit, kandidatit të LDK-së për kryeministër.

“Varet prej asaj se si përmbyllet. Nuk mund të them tash asgjë sepse Hoti i ka drejtuar negociatat. Në momentin që përmbyllet, ne nuk kemi asnjë arsye që të mos e prezantojmë marrëveshjen”, tha Mustafa.

Synimi i LDK-së është që shumë shpejt t’i përmbyllë negociatat edhe me partitë nga radhët e komuniteteve joserbe.

Kurse mbetet ende në dilemë çështja e negociatave me Aleancën Kosova e Re, për faktin se lideri i saj, Behgjet Pacolli ndodhet jashtë Kosovës. Mustafa tha se në momentin që vendoset një komunikim më i mirë me Pacollin, mund të pritet finalizimi i marrëveshjes edhe me këtë parti politike.

“Sa i përket AKR-së, ne jemi marrë vesh që do ta kenë vendin e vet në qeveri, meqenëse Pacolli nuk është i qasshëm, nuk kemi arritur të ulemi, por kemi komunikuar me të. Mbetet më vonë ta zgjedhim këtë me të, edhe sa i përket ministrisë që ata e kërkojnë”, tha Mustafa.

Të mërkurën LDK-ja finalizoi marrëveshjen me AAK-në e Ramush Haradinajt. Bazuar në atë marrëveshje, AAK merr një pozitë të zëvendëskryeministrit të parë në qeveri si dhe katër poste ministrore.

Po ashtu, edhe në bazë të marrëveshjes me Listën Serbe, kjo e fundit merr një post të zëvendëskryeministrit dhe dy poste ministrore.

LDK, ndërkaq deri më tani ka konfirmuar se përveç pozitës së kryeministrit, do të ketë edhe një pozitë të zëvendëskryeministrit dhe shtatë pozita të ministrave.

Mbetet të shihet ndërkaq se sa ministri dhe çfarë pozita do t’u ndahen AKR-së dhe pakicave joserbe.

Ndërsa negociatat e LDK-së me partitë më të vogla politike po vazhdojnë, kryeministri në detyrë, Albin Kurti dhe partia që ai drejton, Lëvizja Vetëvendosje, po paralajmërojnë se do ta sfidojnë formimin e kësaj qeverie duke ngritur lëndën në Gjykatën Kushtetuese. Sipas interpretimit të Kurtit dhe Vetëvendosjes, pas mocionit të mosbesimit të votuar në kuvend më 25 mars, vendi duhet të shkojë në zgjedhje sapo të përfundojë pandemia e koronavirusit. Çdo opsion i formimit të qeverisë duke e anashkaluar Vetëvendosjen si fituese e zgjedhjeve, sipas Kurtit, nënkupton shkelje të Kushtetutës.

Marrë parasysh faktin se procesi i formimit të qeverisë duhet të kalojë përmes Kuvendit të Kosovës, kryetarja e këtij institucioni, Vjosa Osmani ka biseduar në lidhje me këtë çështje dhe problematikën e zbatimit të kushtetutshmërisë me ambasadorët e pesë vendeve të Quint-it dhe përfaqësuesen e BE-së në Kosovë.

“Osmani i informoi ata për hapat që do t’i ndërmarrë ajo si kryetare e kuvendit për mbrojtjen e integritetit institucional të kuvendit, mbrojtjen e stabilitetit dhe të demokracisë në vend, si dhe respektimin e Gjykatës Kushtetuese si e vetmja instancë e cila mund ta interpretojë kushtetutshmërinë e veprimeve të institucioneve”, thuhet në një komunikatën të lëshuar nga Zyra për Media e Kuvendit të Kosovës.

Më 22 prill, presidenti Hashim Thaçi kishte konstatuar se Lëvizja Vetëvendosje, si fituese e zgjedhjeve, përkundër pesë thirrjeve të tij, nuk e ka shfrytëzuar mundësinë kushtetuese për propozimin e mandatarit, kështu që këtë të drejtë ia ka kaluar LDK-së.

Për zgjedhjen e qeverisë, nevojiten të paktën 61 vota për të deputetëve. Aktualisht, LDK besohet se nuk mund të llogarisë në 24 votat e Partisë Demokratike të Kosovës, në 30 votat e Grupit Parlamentar të Lëvizjes Vetëvendosje si dhe në një votë nga Partia e Re Demokratike nga komuniteti boshnjak.

Njohësit e zhvillimeve politike kanë paralajmëruar po ashtu se të paktën tre deputetë të LDK-së mund të mos e mbështesin qeverinë e re, marrë parasysh mospajtimet e tyre me ngritjen e mocionit të mosbesimit më 25 mars./ REL

 



Ju sugjerojmë

Avionët izraelitë bombardojnë Gazën pasi Netanyahu urdhëroi sulme të fuqishme
Bota

Avionët izraelitë bombardojnë Gazën pasi Netanyahu urdhëroi sulme të fuqishme

28 Tetor, 2025 10:44 pm
Futboll/ Rusia: Jemi gati të organizojmë Euro 2032 në vend të Italisë
Sport

Futboll/ Rusia: Jemi gati të organizojmë Euro 2032 në vend të Italisë

28 Tetor, 2025 10:16 pm
Mbi 2500 policë në aksion, 64 viktima nga operacioni kundër bandave në Brazil
Bota

Mbi 2500 policë në aksion, 64 viktima nga operacioni kundër bandave në Brazil

28 Tetor, 2025 9:41 pm
Vrasja në Berat/ Arrestohet autori, ishte fshehur në një shpellë
Kronikë

Vrasja në Berat/ Arrestohet autori, ishte fshehur në një shpellë

28 Tetor, 2025 9:29 pm
Hungaria kërkon krijimin e bllokut anti-Ukrainë
Bota

Hungaria kërkon krijimin e bllokut anti-Ukrainë

28 Tetor, 2025 8:22 pm
Vrasja e udhëheqësit të Hamasit në Gazë, Netanyahu: Detyra jonë nuk ka përfunduar ende
Bota

Netanjahu urdhëron sulme të menjëhershme në Gaza

28 Tetor, 2025 7:24 pm
Fëmijët bënë foto me kalin dhe nuk paguan, 62-vjeçari u vret babanë në Berat
Kronikë

Fëmijët bënë foto me kalin dhe nuk paguan, 62-vjeçari u vret babanë në Berat

28 Tetor, 2025 7:22 pm
Negociatat me BE, Gonzato: Të përmbushen kriteret, Shqipëria në një moment vendimtar
Aktualitet

Negociatat me BE, Gonzato: Të përmbushen kriteret, Shqipëria në një moment vendimtar

28 Tetor, 2025 6:28 pm
Vrau gruan disa muaj më parë, vetëvritet brenda burgut amerikani në Shkodër
Kronikë

Vrau gruan disa muaj më parë, vetëvritet brenda burgut amerikani në Shkodër

28 Tetor, 2025 6:13 pm
SHBA sulmon 4 anije të të dyshuara për drogë në Paqësor, vriten 14 persona
Bota

SHBA sulmon 4 anije të të dyshuara për drogë në Paqësor, vriten 14 persona

28 Tetor, 2025 6:11 pm
Para
65% e familjeve shqiptare nuk kanë para as për të përballuar 7 ditë pushime

Turizmi në Evropë, cilat janë planet e shteteve për udhëtimet dhe pushimet

PPP për Porto Romanon, dy deputetë të PS nuk iu bindën vendimit të grupit

PPP për Porto Romanon, dy deputetë të PS nuk iu bindën vendimit të grupit

Plagosja në Shkodër, Gjykata merr vendimin për autorin e dyshuar

Plagosja në Shkodër, Gjykata merr vendimin për autorin e dyshuar
















TE FUNDIT

Avionët izraelitë bombardojnë Gazën pasi Netanyahu urdhëroi sulme të fuqishme

Avionët izraelitë bombardojnë Gazën pasi Netanyahu urdhëroi sulme të fuqishme
28 Tetor, 2025

Aeroplanët luftarakë izraelitë kryen bombardime në Gazë të martën në mbrëmje, pasi kryeministri Benjamin Netanyahu e akuzoi Hamasin për shkelje...

Lexo më shumë

Futboll/ Rusia: Jemi gati të organizojmë Euro 2032 në vend të Italisë

Futboll/ Rusia: Jemi gati të organizojmë Euro 2032 në vend të Italisë
28 Tetor, 2025

Presidenti i Federatës Ruse të Futbollit, Alexander Dyukov, ka deklaruar se Rusia është e gatshme të marrë përsipër organizimin e Kampionatit...

Lexo më shumë

Mbi 2500 policë në aksion, 64 viktima nga operacioni kundër bandave në Brazil

Mbi 2500 policë në aksion, 64 viktima nga operacioni kundër bandave në Brazil
28 Tetor, 2025

64 persona kanë mbetur të vrarë në një operacion masiv policor kundër krimit të organizuar në Rio de Janeiro, ku...

Lexo më shumë

Vrasja në Berat/ Arrestohet autori, ishte fshehur në një shpellë

Vrasja në Berat/ Arrestohet autori, ishte fshehur në një shpellë
28 Tetor, 2025

Rreth 6 orë pas vrasjes së një 42-vjeçari në Kalanë e Beratit, policia lokale ka vënë në pranga autorin e...

Lexo më shumë
Opinion.al

Kategoritë

Kryesore

Aktualitet

Unë Shkruaj

Komente

Bota 

Sport 

Instabiz

Opinion Web Tv

Lifestyle

Galeri

Rreth Nesh

ON AIR: E hene – E marte – E merkure – 22:15 E ejnte – 21:00

OPINION nga Blendi Fevziu. Emisioni politik me i ndjekur dhe me i preferuar ne ekranet shqiptare.
“Opinion” vjen ne kater takime cdo jave – e hene, e marte, e merkure dhe takimi tradicional i te ejntes mbrema.
Cdo jave ne studion e Tv Klan, komente, analiza, debate, komente, intervista, personazhe, deshmi dhe fakte konkrete. Ngjarjet me te fundit dhe me te rendesishme ne jeten politike dhe sociale te vendit, me debatet, opinionet dhe analizat e te ftuarve ne studio.
Salloni i politikes dhe aktualitetit hap dyert 4 mbremje ne jave, per te degjuar opinionet e politikaneve dhe analisteve. Padron i shtepise, gazetari dhe analisti Blendi Fevziu.

Të gjitha të drejtat e rezervuara Opinion ©2025
Dev By Techzero1.com

Nuk ka rezultat
View All Result
  • Hyrja
  • Kryesore
  • Aktualitet
    • Politikë
    • Kronikë
    • Sociale
  • Unë shkruaj
  • Komente
  • Bota
  • Sport
  • InstaBIZ
  • OPINION WEB TV
    • Emisionet
    • U tha në Opinion
    • Si u Veshën
  • Life Style
    • Shëndeti
    • Jetë dhe Stil
    • Teknologji
    • Kulturë

Të gjitha të drejtat e rezervuara Opinion ©2025
Dev By Techzero1.com