Opinion.al
Nuk ka rezultat
View All Result
KONTAKT
  • Hyrja
  • Kryesore
  • Aktualitet
    • Politikë
    • Kronikë
    • Sociale
  • Unë shkruaj
  • Komente
  • Bota
  • Sport
  • InstaBIZ
  • OPINION WEB TV
    • Emisionet
    • U tha në Opinion
    • Si u Veshën
  • Life Style
    • Shëndeti
    • Jetë dhe Stil
    • Teknologji
    • Kulturë
Opinion.al
Nuk ka rezultat
View All Result

Kosovë-Serbi/ Senatorët amerikanë: Duhet të japin e të marrin në bisedime

2019/09/06 at 7:18 PM
në Rajoni, Te Fundit
Kohë leximi: 2 min
A A
Kosovë-Serbi/ Senatorët amerikanë: Duhet të japin e të marrin në bisedime

Senatorët amerikanë, Chris Murphy dhe Ron Johnson, thanë të premten në Beograd se Kosova dhe Serbia duhet të bëjnë sakrifica për të siguruar normalizimin e marrëdhënieve ndërmjet tyre.

Të dy senatorët qëndruan në Beograd, dy ditë pasi kishin vizituar Prishtinën për të dërguar mesazhin se Shtetet e Bashkuara mbështesin rifillimin e bisedimeve dhe arritjen e një marrëveshjeje ndërmjet palëve.

“Në duam të bëjmë gjithçka që është e mundur për të mbështetur të dy vendet në bisedimet e tyre në të cilat duhet të marrin dhe të japin”, tha senatori Johnosn duke nënvizuar se kur të arrihet marrëveshja përfitimet për të dyja palët do të jenë shumë të mira.

“Duhen sakrifica dhe kompromise në të dyja anët. Shpresojmë që pas zgjedhjeve në Kosovë, do të ndërmerren hapat e domosdoshëm për të rifilluar bisedimet”, tha ndërkaq senatori Murphy, duke theksuar se Shtetet e Bashkuara janë të gatshme të ndihmojnë palët qoftë me këshilla gjatë procesit, qoftë duke i mbështetur ato pas aritjes së marrëveshjes. Ai tha se palët duhet të kenë hapësirën e mjaftueshme për të arritur një marrëveshje të pranueshme për to.

Bisedimet janë pezulluar që nga nëntori i vitit të kaluar kur Prishtina u vuri tarifa prej 100 për qind mallrave serbe në shenjë kundërshtimi ndaj fushatës së Beogradit kundër shtetësisë së Kosovës.

Presidenti serb, ALeksandër Vuçiç, tha se Beogradi pret heqjen e taksës dhe këkron një marrëveshje kompromisi.

“Nëse nuk ka një zgjidhje kompromisi, ne nuk mund ta njohim pavarësinë e Kosovës. Dhe, këtu nuk ka filozofi të madhe”, tha ai.

Vizita e dy senatorëve në Ballkan ndodhë pak ditë pasi që sekretari amerikan i Shtetit, Mike Pompeo emëroi zëvendës ndihmësin e tij Matthew Palmer si Përfaqësuesin e Posaçëm për Ballkanin Perëndimor. Emërimi i tij shihet si një dëshmi e përfshirjes më të madhe të Shteteve të Bashkuara në procesin e bisedimeve ndërmjet Kosovës dhe Serbisë.

Vazhdimi i këtyre bisedimeve mund të pritet pas zgjedhjeve të parakohshme në Kosovë, që mbahen më 6 tetor. Diplomatët shpresojnë që një qeveri e re të formohet shpejt pas këtyre zgjedhjeve dhe të rihapin bisedimet para se Serbia të hyjë në periudhën e zgjedhjeve që mbahen në pranverën e vitit të ardhshëm./ Burimi: VOA

Ju sugjerojmë

Votat e Greqisë,përfundon procesi i numërimit për subjektet zgjedhore në katër qarqe
Politikë

Votat e Greqisë,përfundon procesi i numërimit për subjektet zgjedhore në katër qarqe

17 Maj, 2025 6:11 pm
OBSH: Shqipëria, nën mesataren e Europës për infermierët
Aktualitet

OBSH: Shqipëria, nën mesataren e Europës për infermierët

17 Maj, 2025 6:04 pm
Pas kaosit disamujor, rumunët bëhen gati ta zgjedhin presidentin
Bota

Pas kaosit disamujor, rumunët bëhen gati ta zgjedhin presidentin

17 Maj, 2025 5:35 pm
Gjekmarkaj feston ditëlindjen në Parkun Olimpik, surprizohet me tortë nga deputetja
Politikë

Gjekmarkaj feston ditëlindjen në Parkun Olimpik, surprizohet me tortë nga deputetja

17 Maj, 2025 5:06 pm
Tornadot godasin dy shtete të SHBA-së, raportohen viktima dhe të plagosur
Bota

Tornadot godasin dy shtete të SHBA-së, raportohen viktima dhe të plagosur

17 Maj, 2025 4:45 pm
Merz zgjidhet kancelari i ri i Gjermanisë në raundin e dytë të votimit
Bota

Qeveria e re gjermane duhet të bëjë një kthesë strategjike në dialogun Kosovë-Serbi

17 Maj, 2025 4:29 pm
Autoritet e huaja kërkojnë pasuritë e krimit në Shqipëri
Aktualitet

Autoritet e huaja kërkojnë pasuritë e krimit në Shqipëri

17 Maj, 2025 4:03 pm
Izraeli nis një ofensivë të re të zgjeruar në Rripin e Gazës
Bota

Izraeli nis një ofensivë të re të zgjeruar në Rripin e Gazës

17 Maj, 2025 3:44 pm
Bobby Solo dhe Marco Zappa, super koncert më 3 qershor në Tiranë
Kryesore

Bobby Solo dhe Marco Zappa, super koncert më 3 qershor në Tiranë

17 Maj, 2025 3:22 pm
“Kanë kapitulluar”, Trump: SHBA do të ndalojnë bombardimet kundër Huthëve në Jemen
Bota

Trump: Jam lodhur me bisedimet për Ukrainën

17 Maj, 2025 3:11 pm
Para
15 vjet LSI, Kryemadhi: Qeveria po shkatërron ekonominë e vendit

15 vjet LSI, Kryemadhi: Qeveria po shkatërron ekonominë e vendit

Kryemadhi-qytetarëve: Mos blini në qendrat tregtare të oligarkëve, por…

Kryemadhi-qytetarëve: Mos blini në qendrat tregtare të oligarkëve, por...

“Dua 11 luanë në fushë”, Reja flet para ndeshjes me Francën

“Dua 11 luanë në fushë”, Reja flet para ndeshjes me Francën

TE FUNDIT

Votat e Greqisë,përfundon procesi i numërimit për subjektet zgjedhore në katër qarqe

Votat e Greqisë,përfundon procesi i numërimit për subjektet zgjedhore në katër qarqe
17 Maj, 2025

Ka përfunduar procesi i numërimit të votave nga Greqia për subjektet zgjedhore në katër qarqe kryesisht Kukës, Durrës, Tiranë dhe...

Lexo më shumë

OBSH: Shqipëria, nën mesataren e Europës për infermierët

OBSH: Shqipëria, nën mesataren e Europës për infermierët
17 Maj, 2025

Shqipëria renditet në vendet e para në Europë për numrin e lartë të infermierëve të diplomuar, por sërish mbetet nën...

Lexo më shumë

Pas kaosit disamujor, rumunët bëhen gati ta zgjedhin presidentin

Pas kaosit disamujor, rumunët bëhen gati ta zgjedhin presidentin
17 Maj, 2025

Rumunët dalin në zgjedhje më 18 maj për të zgjedhur më në fund një president të ri, pas disa muajve...

Lexo më shumë

Gjekmarkaj feston ditëlindjen në Parkun Olimpik, surprizohet me tortë nga deputetja

Gjekmarkaj feston ditëlindjen në Parkun Olimpik, surprizohet me tortë nga deputetja
17 Maj, 2025

Deputeti i Partisë Demokratike, Agron Gjekmarkaj feston ditën e sotme ditëlindjen. Edhe këtë ditë të veçantë në jetën e tij,...

Lexo më shumë
Opinion.al

Kategoritë

Kryesore

Aktualitet

Unë Shkruaj

Komente

Bota 

Sport 

Instabiz

Opinion Web Tv

Lifestyle

Galeri

Rreth Nesh

ON AIR: E hene – E marte – E merkure – 22:15 E ejnte – 21:00

OPINION nga Blendi Fevziu. Emisioni politik me i ndjekur dhe me i preferuar ne ekranet shqiptare.
“Opinion” vjen ne kater takime cdo jave – e hene, e marte, e merkure dhe takimi tradicional i te ejntes mbrema.
Cdo jave ne studion e Tv Klan, komente, analiza, debate, komente, intervista, personazhe, deshmi dhe fakte konkrete. Ngjarjet me te fundit dhe me te rendesishme ne jeten politike dhe sociale te vendit, me debatet, opinionet dhe analizat e te ftuarve ne studio.
Salloni i politikes dhe aktualitetit hap dyert 4 mbremje ne jave, per te degjuar opinionet e politikaneve dhe analisteve. Padron i shtepise, gazetari dhe analisti Blendi Fevziu.

Të gjitha të drejtat e rezervuara Opinion ©2025
Dev By Techzero1.com