Opinion.al
Nuk ka rezultat
View All Result
KONTAKT
  • Hyrja
  • Kryesore
  • Aktualitet
    • Politikë
    • Kronikë
    • Sociale
  • Unë shkruaj
  • Komente
  • Bota
  • Sport
  • InstaBIZ
  • OPINION WEB TV
    • Emisionet
    • U tha në Opinion
    • Si u Veshën
  • Life Style
    • Shëndeti
    • Jetë dhe Stil
    • Teknologji
    • Kulturë
Opinion.al
Nuk ka rezultat
View All Result

Kosovë-Serbi, Mogherini: Pa heqjen e taksës nuk ka kushte për dialog

2019/07/05 at 6:52 PM
në Rajoni, Te Fundit
Kohë leximi: 5 min
A A
Kosovë-Serbi, Mogherini: Pa heqjen e taksës nuk ka kushte për dialog

“Derisa tarifa që u ka vënë Prishtina mallrave të importuara nga Serbia dhe Bosnje e Hercegovina, mbetet në fuqi, nuk shoh kushte për thirrjen e dialogut në nivel të lartë”,-kështu është shprehur përfaqësuesja e Lartë e Bashkimit Evropian për Politikë të Jashtme dhe Siguri, Federica Mogherini gjatë një intervistë për Radion Evropa e Lirë. Taksa, e cila shihet si pengesë për vazhdimin e dialogut, “është për keqardhje”, tha Mogherini, pasi, sipas saj, elementet për marrëveshje midis palëve ekzistojnë. Mogherini, e cila së shpejti e përfundon mandatin, foli nga Poznani i Polonisë, ku u mbajt një samit për Ballkanin Perëndimor.


Radio Evropa e Lirë: Zonja Mogherini, çfarë keni arritur të nxirrni nga takimi në Poznan?

Federica Mogherini: Para së gjithash, zotime të përsëritura nga të gjithë anëtarët e Procesit të Berlinit për Ballkanin Perëndimor. Këto kanë të bëjnë me bashkëpunimin ekonomik, me investimet, lidhjet digjitale, transportin. Ekzistojnë, para së gjithash, shumë investime ekonomike, por edhe vullnet politik për projekte konkrete, në të mirë të njerëzve. Por, më lejoni të nënvizoj se kjo nuk është zëvendësim për zgjerimin. Vendet e rajonit duhet të dinë se e ardhmja e tyre mund të jetë në Bashkimin Evropian, nëse procesi shkon mirë.

Radio Evropa e Lirë: Por, a është kjo e besueshme? Presidenti i Francës, Emmanuel Macron, vazhdimisht thotë se nuk mund të ketë zgjerim…

Federica Mogherini: Mendoj se duhet të jetë e besueshme. Nëse vendet anëtare të Bashkimit Evropian nuk marrin vendim, sidomos për hapjen e negociatave (të anëtarësimit) me Shqipërinë dhe Maqedoninë e Veriut në tetor, mendoj se do të ishte gabim i madh.

Radio Evropa e Lirë: Dialogu midis Kosovës dhe Serbisë është një proces që është zhvilluar gjatë mandatit tuaj si përfaqësuese e Lartë e BE-së. Ju gjithmonë keni thënë se marrëveshja midis palëve është afër. A mund të arrihet përpara se ju ta përfundoni mandatin?

Federica Mogherini: Unë vazhdoj të besoj se marrëveshja është e mundshme dhe është afër. Besoj se dy palët e kuptojnë se është në favor të njerëzve të tyre të arrijnë marrëveshje të plotë, për normalizim të plotë (të marrëdhënieve), ligjërisht të obligueshme, që mbulon të gjitha aspektet e vështirësive që janë ende në tryezë.

Por, nëse më pyesni se a ka gjasa të arrihet në tre apo katër muajt e ardhshëm, unë ju them se derisa tarifa që u ka vënë Prishtina mallrave të importuara nga Serbia dhe Bosnje e Hercegovina mbetet në fuqi, nuk shoh kushte për thirrjen e dialogut në nivel të lartë. Unë besoj se kjo është për keqardhje, sepse unë vërtet kam parë se elementet për marrëveshje për normalizim, ligjërisht të obligueshme, ekzistojnë.

Radio Evropa e Lirë: Kryeministri i Kosovës, Ramush Haradinaj, ka qenë këtu (në Poznan). Ai është shumë i përfshirë në këtë tarifë. A keni biseduar me të? A shihni ndonjë mënyrë për heqjen e kësaj tarife?

Federica Mogherini: Jo vetëm unë, por edhe udhëheqës të vendeve anëtare të Bashkimit Evropian, nga pjesë të tjera të botës, e kanë diskutuar këtë me të në shtatë muajt e fundit. Ne nuk kemi parë ndonjë lëvizje. Mendoj se është në interesin e njerëzve të Kosovës dhe të njerëzve të rajonit që ta tërheqin ose ta pezullojnë këtë tarifë dhe t’i kthehen tryezës së bisedimeve, sepse status quo-ja nuk është e qëndrueshme. E ardhmja e Kosovës në rajon dhe drejt BE-së lidhet me dialogun.

Radio Evropa e Lirë: Kemi pasur takimin në Berlin, pastaj takimi në Paris nuk është zhvilluar… A jeni ende e ngarkuar me këtë çështje?

Federica Mogherini: Jam gjithmonë e lumtur kur shtetet anëtare i mobilizojnë energjitë e tyre – në nivel kancelari dhe presidenti – për të mbështetur dialogun e lehtësuar nga BE-ja. Gjërat janë më të komplikuara seç duken. Dhe, kjo ndoshta është arsyeja përse është shtyrë takimi i Parisit. Unë jam ende e ngarkuar dhe përfaqësuesi i ardhshëm i Lartë i BE-së, do të jetë i ngarkuar. Ka një arsye të thjeshtë për këtë: Serbia dhe Kosova po negociojnë në këtë proces për shkak të perspektivës së tyre në BE.

Dhe, kjo është në duart e BE-së dhe të askujt tjetër; jo në duart e partnerëve tanë, jo në duart e një vendi të vetëm anëtar. Kjo lidhet me perspektivën në BE. Ne punojmë nga afër me të gjitha vendet anëtare, me 28, jo vetëm dy, dhe po ashtu me partnerët tanë – nga Shtetet e Bashkuara deri te të tjerët. Në fund të fundit, përfaqësuesi i Lartë e ndërmjetëson këtë dialog në emër të Asamblesë së Përgjithshme të Kombeve të Bashkuara, që e ka mandatar përfaqësuesin e Lartë të BE-së për ta bërë një gjë të tillë.

Radio Evropa e Lirë: Ju i përmendët Shtetet e Bashkuara. A mund të arrihet marrëveshja pa SHBA-në? A duhet SHBA-ja të përfshihet më shumë?

Federica Mogherini: Shtetet e Bashkuara kanë qenë shumë mbështetëse. Kemi qenë në kontakt të vazhdueshëm me to, i kemi informuar dhe kemi marrë mbështetje nga to. Kjo është një nga çështjet ku bashkëpunimi ndërmjet Bashkimit Evropian dhe Shteteve të Bashkuara ka qenë gjithmonë jashtëzakonisht i rëndësishëm dhe pozitiv. Por, unë gjithmonë kam mbajtur një kanal të hapur me të tjerët. Mund të përmend Moskën apo Kinën – anëtaret e përhershme të Këshillit të Sigurimit të OKB-së, sepse e dimë se çdo lloj marrëveshjeje, që mund ta arrijmë në një moment të caktuar, do të duhet të mbështetet jo vetëm nga vendet anëtare të BE-së, jo vetëm nga rajoni, por edhe nga komuniteti ndërkombëtar, në përgjithësi.

Radio Evropa e Lirë: Propozimi, që duket se ka mbështetje nga ju, për ndryshimin e kufijve,a është ende në tryezë?

Federica Mogherini: Roli i lehtësuesit është të lehtësojë dialogun. Idetë, përmbajtja, propozimet që dalin në tryezë, nuk i përkasin përfaqësuesit të Lartë, lehtësuesit, por vijnë nga palët. Nuk ka pasur kurrë diskutime për shkëmbim territoresh, siç është thënë, apo për aranzhime kufijsh. Është e qartë se marrëveshja që do t’i mbulonte të gjitha aspektet dhe do të sillte normalizim të plotë të marrëdhënieve midis Beogradit dhe Prishtinës, do të duhej të kishte edhe pajtimin për kufijtë. Unë i kujtoj të gjithë se kjo për Kushtetutën e Serbisë nuk ekziston.

Dialogu përfshin diskutimet për njohjen e kufijve. Kjo është arsyeja përse çështja ka dalë në tryezë. Por, nuk ka pasur propozime nga ana ime. Roli im ka qenë gjithmonë të mbledh palët, t’i ndërmjetësoj dallimet në qëndrime. Për mua, dhe besoj për pjesën tjetër të komunitetit ndërkombëtar, për Bashkimin Evropian, për rajonin, cilado marrëveshje që do të jetë e qëndrueshme për të dyja palët, për popullsinë e të dyja palëve dhe do të jetë në të mirë të të gjithë rajonit, duke respektuar plotësisht të drejtën ndërkombëtare dhe parimin e multietnicitetit – që është vlerë themelore e BE-së – do të funksionojë.

Radio Evropa e Lirë: Pasardhës i juaji me gjasë do të jetë spanjolli Josep Borrell. Spanja nuk e njeh Kosovën. A është ky problem për dialogun e ardhshëm?

Federica Mogherini: Përfaqësuesi i Lartë përfaqëson Bashkimin Evropian dhe pozicionin e Bashkimit Evropian. Josep Borrell është i mençur, me përvojë dhe ka gjithë mbështetjen time. Jam e sigurt se ai do të jetë në gjendje ta menaxhojë këtë proces të ndërmjetësuar, me zgjuarsi, me vendosmëri dhe me respektimin e pozicioneve të BE-së.



Ju sugjerojmë

Asgjesohen mbi 1200 rrënjë kanabis në Shkodër
Kronikë

Asgjesohen mbi 1200 rrënjë kanabis në Shkodër

31 Maj, 2025 1:41 pm
Qato: Rrugët e reja kanë lehtësuar trafikun
Aktualitet

Qato: Rrugët e reja kanë lehtësuar trafikun

31 Maj, 2025 1:40 pm
Sherr mes dy vëllezërve në Vorë, arrestohen nga policia
Kronikë

I dënuar në Itali për drogë, kapet në Kakavijë shqiptari

31 Maj, 2025 1:24 pm
Berisha: Kërkesat e kandidatëve do paraqiten pasi të shqyrtohet…
Kryesore

Berisha: Kërkesat e kandidatëve do paraqiten pasi të shqyrtohet…

31 Maj, 2025 1:21 pm
Berisha: Farsa elektorale, ndëshkua nga organizata politike më e madhe në botë
Kryesore

Berisha: Farsa elektorale, ndëshkua nga organizata politike më e madhe në botë

31 Maj, 2025 12:35 pm
Trump këshillon Macron pas shuplakës: Sigurohuni që dera të mbetet e mbyllur
Bota

Trump këshillon Macron pas shuplakës: Sigurohuni që dera të mbetet e mbyllur

31 Maj, 2025 12:24 pm
Shkelje në fushën e mbrojtjes së mjedisit, Prokuroria dërgon në gjyq 10 zyrtarë
Kronikë

Shkelje në fushën e mbrojtjes së mjedisit, Prokuroria dërgon në gjyq 10 zyrtarë

31 Maj, 2025 12:20 pm
Bletët, “ilaç” për disa sëmundje
Life Style

Bletët, “ilaç” për disa sëmundje

31 Maj, 2025 11:58 am
Darëzeza çel sezonin turistik 2025, mbledh bashkë qytetarët
Aktualitet

Darëzeza çel sezonin turistik 2025, mbledh bashkë qytetarët

31 Maj, 2025 11:43 am
Gaza/ “Mbi 50 mijë fëmijë të vrarë ose të plagosur”, UNICEF: Shkatërrim i vetë jetës
Bota

Gaza/ “Mbi 50 mijë fëmijë të vrarë ose të plagosur”, UNICEF: Shkatërrim i vetë jetës

31 Maj, 2025 11:31 am
Para
Negociatat, Rama: Shpresojmë për vendim pozitiv në tetor

Negociatat, Rama: Shpresojmë për vendim pozitiv në tetor

“Nuk do lejoj zgjerimin e BE”, Merkel kundër Macron

“Nuk do lejoj zgjerimin e BE”, Merkel kundër Macron

‘Eurovision 2020’ nuk do të zhvillohet në Amsterdam

‘Eurovision 2020’ nuk do të zhvillohet në Amsterdam
















TE FUNDIT

Asgjesohen mbi 1200 rrënjë kanabis në Shkodër

Asgjesohen mbi 1200 rrënjë kanabis në Shkodër
31 Maj, 2025

Policia e Shkodrës ka asgjësuar mbi 1200 rrënjë kanabis në njësitë administrative Shalë, Pult dhe Postribë dhe në Shkrel të...

Lexo më shumë

Qato: Rrugët e reja kanë lehtësuar trafikun

Qato: Rrugët e reja kanë lehtësuar trafikun
31 Maj, 2025

Rritja e numrit të turistëve në vendin tonë, veçanërisht gjatë muajve të verës, ka nxjerrë në pah nevojën për një...

Lexo më shumë

I dënuar në Itali për drogë, kapet në Kakavijë shqiptari

Sherr mes dy vëllezërve në Vorë, arrestohen nga policia
31 Maj, 2025

Një shtetas shqiptar, është ndaluar nga Departamenti i Kontrollit të Pasaportave të Pikës së Kalimit Kufitar Kakavije në Greqi, në...

Lexo më shumë

Berisha: Kërkesat e kandidatëve do paraqiten pasi të shqyrtohet…

Berisha: Kërkesat e kandidatëve do paraqiten pasi të shqyrtohet…
31 Maj, 2025

Komisioni i Ankimimeve dhe Sanksioneve në Komisionin Qendror të Zgjedhjeve rrëzoi të premten kërkesat për rinumërim të votave për katër...

Lexo më shumë
Opinion.al

Kategoritë

Kryesore

Aktualitet

Unë Shkruaj

Komente

Bota 

Sport 

Instabiz

Opinion Web Tv

Lifestyle

Galeri

Rreth Nesh

ON AIR: E hene – E marte – E merkure – 22:15 E ejnte – 21:00

OPINION nga Blendi Fevziu. Emisioni politik me i ndjekur dhe me i preferuar ne ekranet shqiptare.
“Opinion” vjen ne kater takime cdo jave – e hene, e marte, e merkure dhe takimi tradicional i te ejntes mbrema.
Cdo jave ne studion e Tv Klan, komente, analiza, debate, komente, intervista, personazhe, deshmi dhe fakte konkrete. Ngjarjet me te fundit dhe me te rendesishme ne jeten politike dhe sociale te vendit, me debatet, opinionet dhe analizat e te ftuarve ne studio.
Salloni i politikes dhe aktualitetit hap dyert 4 mbremje ne jave, per te degjuar opinionet e politikaneve dhe analisteve. Padron i shtepise, gazetari dhe analisti Blendi Fevziu.

Të gjitha të drejtat e rezervuara Opinion ©2025
Dev By Techzero1.com

Nuk ka rezultat
View All Result
  • Hyrja
  • Kryesore
  • Aktualitet
    • Politikë
    • Kronikë
    • Sociale
  • Unë shkruaj
  • Komente
  • Bota
  • Sport
  • InstaBIZ
  • OPINION WEB TV
    • Emisionet
    • U tha në Opinion
    • Si u Veshën
  • Life Style
    • Shëndeti
    • Jetë dhe Stil
    • Teknologji
    • Kulturë

Të gjitha të drejtat e rezervuara Opinion ©2025
Dev By Techzero1.com