Qendrat e votimit në Mitrovicën e Veriut janë hapur në orarin e caktuar nga Komisioni Qendror i Zgjedhjeve, në 07:00.
Që në orët para, është vënë re interesi i shtetasve serbë që jetojnë në këtë komunë në veri të Kosovës, për të ushtruar të drejtën e votës.
Nga pamjet që sjell korrespondentja e Top Channel, Leonita Bajrami nga Shkolla e Mesme Teknikë, duket se serbët po votojnë në mënyrë të organizuar, ndërkohë që të pranishëm në këtë qendër votimi janë dhe përfaqësuesit e Listës Serbe.