Musli Karaliti zanatin e rrobaqepësit e filloi para 2 viteve dhe tani ka qëllim zgjerimin e biznesit, njofton Klan Kosova.
Ky fëmijë nga fshati Zllatarë i Ferizajt thotë se zanatin e rrobaqepësit e filloi para 2 viteve.
Punën e tij ai e publikon në rrjetet sociale, prej nga merr shumë kërkesa. Por, kur takon klientët potencial ata mbeten të habitur. E ata që ia besuan punën këtij 13 vjeçari thonë se u ndanë të kënaqur me punën e porositur.