Ministria e Shëndetësisë së Kosovës njoftoi se janë regjistruar 29 raste të reja me koronavirus në Kosovë.
Rastet e reja dolën pas testimit të 3,344 mostrave. Ministria bën të ditur se 12 pacientë janë shëruar. Ndërkaq, raste aktive me koronavirus në Kosovë aktualisht janë 509.
Në njoftimin e MSH-së nuk bëhet e ditur lidhur me të dhënat e personave të vaksinuar kundër koronavirusit në 24 orëshin paraprak.