Opinion.al
Nuk ka rezultat
View All Result
KONTAKT
  • Hyrja
  • Kryesore
  • Aktualitet
    • Politikë
    • Kronikë
    • Sociale
  • Unë shkruaj
  • Komente
  • Bota
  • Sport
  • InstaBIZ
  • OPINION WEB TV
    • Emisionet
    • U tha në Opinion
    • Si u Veshën
  • Life Style
    • Shëndeti
    • Jetë dhe Stil
    • Teknologji
    • Kulturë
Opinion.al
Nuk ka rezultat
View All Result

Kosovë/ Reagon qeveria, pasi BE ndal takimet brenda ndërtesës

2025/08/29 at 11:49 AM
në Rajoni, Te Fundit
Kohë leximi: 3 min
A A
Kosovë/ Reagon qeveria, pasi BE ndal takimet brenda ndërtesës

BE në Kosovë njoftoi kryeministrin, Albin Kurtin përmes një letre, se nuk do të zhvillohen takimet brenda ndërtesës së Qeverisë së Kosovës, derisa të ketë një qeveri me mandat të plotë.


Zyrtarë të qeverisë së Kosovës thanë se Kryeministria është vendi i punës i kryeministrit në detyrë, Albin Kurti kushdo që dëshiron të takojë atë. Ky reagim i zëdhënësit të qeverisë së Kosovës u bë, pasi Bashkimi Evropian ka bërë të ditur se nuk do të zhvillojë takime me kryeministrin dhe anëtarët e kabinetit qeveritar brenda ndërtesës së Qeverisë së Kosovës, derisa Kosova të ketë një qeveri me mandat të plotë. Zëdhënësi i Qeverisë në detyrë të Kosovës, Përparim Kryeziu, tha se “vendi i punës i kryeministrit Kurti është Kryeministria”, por sipas tij, “takime mund të mbahen edhe jashtë ndërtesës së Qeverisë”.

“Kushdo që kërkon takim me kryeministrin në detyrë të Republikës së Kosovës, duhet të vijë në vendin ku punon kryeministri në detyrë i Republikës së Kosovës. Gjithsesi kjo nuk do të thotë që nuk mban takime pune edhe jashtë zyrës së tij, por për këtë duhet të ketë dakordim të palëve”, theksoi zëdhënësi Kryeziu, duke shtuar se takime jashtë mjediseve të Kryeministrisë kanë ndodhur edhe në të kaluarën gjatë kohës sa Kurti ka qenë kryeministër me mandat të plotë.

Letra e BE-së i referohet aktgjykimit të Gjykatës Supreme
Mediet në Kosovë publikuan një letër të datës 8 gusht, përmes së cilës shefi i zyrës së BE-së në Kosovë, Aivo Orav, e ka informuar kryeministrin në detyrë, Albin Kurti, se në këtë përfundim kanë ardhur pas “aktgjykimit të Gjykatës Supreme të Kosovës të datës 25 qershor” dhe se BE-ja “ka përshtatur praktikat e saj të angazhimit në përputhje me këtë vendim pas konsultimeve me të gjitha shtetet anëtare”. Aktgjykimi i Gjykatës Supreme të Kosovës të datës 25 qershor e shpalli të pavlefshëm një udhëzim administrativ të nënshkruar nga ministri në detyrë i Financave, Hekuran Murati, ku argumentoi se “nxjerrja e akteve nënligjore apo udhëzimeve administrative nga ministrat që janë deputetë është e kundërligjshme dhe shkel dispozitat kushtetuese”. Këtë aktgjykim të Gjykatës Supreme Qeveria në detyrë e kishte cilësuar si “shqetësues dhe arbitrar”, duke i kritikuar ashpër me emër gjyqtarët e Supremes.

Në letrën e Bashkimit Evropian, thuhet se “në përputhje me këtë aktgjykim dhe në interes të qëndrueshmërisë institucionale dhe respektimit të sundimit të ligjit, vizitorët e nivelit të lartë nga shtetet anëtare të BE-së dhe institucionet e BE-së do të përmbahen, përkohësisht, nga mbajtja e takimeve me kryeministrin në detyrë dhe ministrat, brenda ndërtesës së Qeverisë së Kosovës, derisa të vijë një qeveri me mandat të plotë”.

Opozita: Jo në të njëjtën kohë edhe postin e deputetit edhe atë të ekzekutivit
Kjo letër e BE-së drejtuar Kurtit, i referohet vizitës së fundit të të dërguarit të BE-së për dialogun Kosovë-Serbi, Peter Sorensen, i cili më 6 gusht zhvilloi takim me kryeministrin në detyrë, Albin Kurti, brenda ndërtesës së Qeverisë së Kosovës. “Kjo letër po ashtu synon të shmangë çdo paqartësi apo keqinterpretim, siç ishin ato që rrethuan vizitën e fundit të përfaqësuesit të posaçëm të BE-së për dialogun Kosovë-Serbi, Peter Sorensen. E vlerësojmë si thelbësore që angazhimet tona institucionale të mbesin në linjë me kornizën kushtetuese të Kosovës dhe vendimeve të gjykatës së saj të lartë”, thuhet në letrën që Aivo Orav i dërgoi Kurtit më 8 gusht. Takimi i fundit i shefit të zyrës së BE-së në Kosovë, Aivo Orav, që zhvilloi me Albin Kurtin në zyrën e tij në Kryeministri, ishte më 25 korrik 2025.

Partitë parlamentare opozitare të deritashme e kanë akuzuar Kurtin dhe anëtarët e qeverisë së tij që janë zgjedhur deputetë, se nuk mund të zhvillojnë në të njëjtën kohë edhe postin e deputetit edhe atë të ekzekutivit. Por, kryeministri në detyrë, Albin Kurti, ka thënë se vendi nuk mund të ketë vakum në qeverisje. Njëra nga partitë e deritashme opozitare, Lidhja Demokratike e Kosovës (LDK), tashmë ka dorëzuar 17 kallëzime penale ndaj Albin Kurtit dhe ministrave të tij, duke i akuzuar ata për shkelje të Ligjit për Qeverinë./DW



Ju sugjerojmë

GJKKO kthen pas për plotësim hetimesh çështjen ndaj Vangjush Dakos 
Kronikë

Dako rikthehet në qeli për 6 ditë, më 27 shtator i përfundon dënimi

21 Shtator, 2025 11:53 pm
Pas një xhami mbrojtës, Trump shfaqet në ceremoninë e Charlie Kirk
Bota

Pas një xhami mbrojtës, Trump shfaqet në ceremoninë e Charlie Kirk

21 Shtator, 2025 11:07 pm
Theu masën e sigurisë, kapet në Elbasan vëllai i Durim Bamit
Kronikë

Theu masën e sigurisë, kapet në Elbasan vëllai i Durim Bamit

21 Shtator, 2025 8:52 pm
Australia, Kanadaja dhe Britania e Madhe njohin Palestinën si shtet sovran
Bota

Australia, Kanadaja dhe Britania e Madhe njohin Palestinën si shtet sovran

21 Shtator, 2025 6:02 pm
Auto-Skicë
Kryesore

“Pikë Uji” e Robert Budinës në faqet e New York Times

21 Shtator, 2025 3:37 pm
Mbyllja e misionit diplomatik, Kim: Shërbeva për 29 vite
Aktualitet

Mbyllja e misionit diplomatik, Kim: Shërbeva për 29 vite

21 Shtator, 2025 1:20 pm
Punonjëset e seksit do të kenë kontrata pune në Belgjikë 
Kronikë

Erdhën në Shqipëri si kërcimtare, vajzat nga Uganda shfrytëzoheshin për prostitucion

21 Shtator, 2025 11:45 am
Rriten temeperaturat, si do të jetë moti sot
-Jetë dhe Stil

Rriten temeperaturat, si do të jetë moti sot

21 Shtator, 2025 9:45 am
Horoskopi ditor, e diel 6 gusht 2023
-Jetë dhe Stil

Horoskopi 21 Shtator, zbuloni shenjat me fat

21 Shtator, 2025 9:15 am
Informacioni rrodhi nga Pentagoni, Trump kërkon shkarkimin e gazetarëve
Bota

Trump kërcënon Venezuelën: Do të paguani një çmim të paimagjinueshëm

20 Shtator, 2025 11:02 pm
Para
Lirohet nga burgu ish-kryebashkiaku i Himarës, Jorgo Goro

Lirohet nga burgu ish-kryebashkiaku i Himarës, Jorgo Goro

Osmani për formimin e institucioneve:Të gjendet zgjidhje në përputhje me Kushtetutën

Osmani për formimin e institucioneve:Të gjendet zgjidhje në përputhje me Kushtetutën

Kërcënoi me armë zjarri pronari i një argjendarie, policia: U fut me skafandër …

Kërcënoi me armë zjarri pronari i një argjendarie, policia: U fut me skafandër ...
















TE FUNDIT

Dako rikthehet në qeli për 6 ditë, më 27 shtator i përfundon dënimi

GJKKO kthen pas për plotësim hetimesh çështjen ndaj Vangjush Dakos 
21 Shtator, 2025

Gjatë ditës së sotme policia ka shoqëruar në burgun e Durrësit ish-kryetarin e bashkisë Vangjush Dako,  i shtruar në repartin...

Lexo më shumë

Pas një xhami mbrojtës, Trump shfaqet në ceremoninë e Charlie Kirk

Pas një xhami mbrojtës, Trump shfaqet në ceremoninë e Charlie Kirk
21 Shtator, 2025

Presidenti amerikan Donald Trump është shfaqur në Arizonë për të mbajtur fjalimin e tij në shërbesën në nderim të aktivistit...

Lexo më shumë

Theu masën e sigurisë, kapet në Elbasan vëllai i Durim Bamit

Theu masën e sigurisë, kapet në Elbasan vëllai i Durim Bamit
21 Shtator, 2025

Në masë sigurie “arrest shtëpie”, por kapet në Elbasan. Është fjala për Valter Bami, vëllai i Durim Bamit, I cili...

Lexo më shumë

Australia, Kanadaja dhe Britania e Madhe njohin Palestinën si shtet sovran

Australia, Kanadaja dhe Britania e Madhe njohin Palestinën si shtet sovran
21 Shtator, 2025

Australia, Kanadaja dhe Britania e Madhe, kanë bërë të njohur vendimin e tyre për të njohur Palestinën si shtet sovran....

Lexo më shumë
Opinion.al

Kategoritë

Kryesore

Aktualitet

Unë Shkruaj

Komente

Bota 

Sport 

Instabiz

Opinion Web Tv

Lifestyle

Galeri

Rreth Nesh

ON AIR: E hene – E marte – E merkure – 22:15 E ejnte – 21:00

OPINION nga Blendi Fevziu. Emisioni politik me i ndjekur dhe me i preferuar ne ekranet shqiptare.
“Opinion” vjen ne kater takime cdo jave – e hene, e marte, e merkure dhe takimi tradicional i te ejntes mbrema.
Cdo jave ne studion e Tv Klan, komente, analiza, debate, komente, intervista, personazhe, deshmi dhe fakte konkrete. Ngjarjet me te fundit dhe me te rendesishme ne jeten politike dhe sociale te vendit, me debatet, opinionet dhe analizat e te ftuarve ne studio.
Salloni i politikes dhe aktualitetit hap dyert 4 mbremje ne jave, per te degjuar opinionet e politikaneve dhe analisteve. Padron i shtepise, gazetari dhe analisti Blendi Fevziu.

Të gjitha të drejtat e rezervuara Opinion ©2025
Dev By Techzero1.com

Nuk ka rezultat
View All Result
  • Hyrja
  • Kryesore
  • Aktualitet
    • Politikë
    • Kronikë
    • Sociale
  • Unë shkruaj
  • Komente
  • Bota
  • Sport
  • InstaBIZ
  • OPINION WEB TV
    • Emisionet
    • U tha në Opinion
    • Si u Veshën
  • Life Style
    • Shëndeti
    • Jetë dhe Stil
    • Teknologji
    • Kulturë

Të gjitha të drejtat e rezervuara Opinion ©2025
Dev By Techzero1.com