Opinion.al
Nuk ka rezultat
View All Result
KONTAKT
  • Hyrja
  • Kryesore
  • Aktualitet
    • Politikë
    • Kronikë
    • Sociale
  • Unë shkruaj
  • Komente
  • Bota
  • Sport
  • InstaBIZ
  • OPINION WEB TV
    • Emisionet
    • U tha në Opinion
    • Si u Veshën
  • Life Style
    • Shëndeti
    • Jetë dhe Stil
    • Teknologji
    • Kulturë
Opinion.al
Nuk ka rezultat
View All Result

Kosovë/ Qetësimi i situatës në veri “në gjysmë të rrugës”

2023/07/18 at 3:37 PM
në Rajoni, Te Fundit
Kohë leximi: 2 min
A A
Tensionet në veri, trupa shtesë të NATO-s mbërrijnë në Kosovë

Hapat për shtensionimin e situatës në veri të Kosovës do të diskutohen nga negociatorët kryesorë të Prishtinës dhe Beogradit  në një takim në Bruksel, më 19 korrik.

Nga Bashkimi Evropian kanë konfirmuar për REL edhe takimin, edhe pjesëmarrjen e të dy kryenegociatorëve, Besnik Bislimit nga Kosova dhe Petar Petkoviqit nga Serbia.

Të hënën, derisa disa udhëheqës të Ballkanit Perëndimor janë takuar në Tiranë me komisionarin e BE-së për zgjerim, Oliver Varheyli, kryeministri i Kosovës, Albin Kurti, ka qenë në ishullin grek të Kretës, për një konferencë mbi Ballkanin Perëndimor.

Atje, ai është takuar me të dërguarin e BE-së për dialogun Kosovë-Serbi, Mirosllav Lajçak, ndërsa në llogarinë e tij në Twitter ka shkruar se “moti ka qenë më i ngrohtë sesa biseda e tyre”.

Qëndrimi i Kurtit për çështjen e veriut të Kosovës dhe themelimin e Asociacionit të komunave me shumicë serbe e ka distancuar atë nga partnerët e tij evropianë, por Qeveria e tij përsërit se “Kosova do ta përmbushë atë për të cilën është pajtuar” dhe se “do të vazhdojë të jetë konstruktive në takimin e radhës në kuadër të dialogut”.

Më 10 korrik, Lajçak dhe kryenegociatori i Kosovës në dialogun me Serbinë, Besnik Bislimi, kanë konfirmuar se në një takim në Bratisllavë kanë arritur marrëveshje për shtensionimin e situatës në veri.

Qëndrimi i Kurtit për çështjen e veriut të Kosovës dhe themelimin e Asociacionit të komunave me shumicë serbe e ka distancuar atë nga partnerët e tij evropianë, por Qeveria e tij përsërit se “Kosova do ta përmbushë atë për të cilën është pajtuar” dhe se “do të vazhdojë të jetë konstruktive në takimin e radhës në kuadër të dialogut”.

Ndërkohë, zëvendësdrejtori i Policisë së Kosovës për rajonin e veriut, Veton Elshani, ka konfirmuar për Radion Evropa e Lirë se, javën e kaluar, 25 për qind e Policisë së Kosovës është reduktuar nga dhe rreth ndërtesave komunale në Zveçan, Leposaviq dhe Zubin Potok.

Policia ka qenë e pranishme në objektet komunale që nga fundi i majit, kur kryetarët shqiptarë kanë hyrë në zyra, me gjithë kundërshtimet e popullatës lokale serbe.

Hapa të ardhshëm për shtensionimin e situatës duhet të jenë takimi në kuadër të dialogut dhe organizimi i zgjedhjeve të reja.

Ju sugjerojmë

Programi Kombëtar i Praktikave të Punës/ Rama:Mundësi konkrete për të rinjtë
Aktualitet

Lirimi i hapësirave/ Rama: Rreth 20 mijë metra katrorë ‘të çliruar’ vetëm në Tiranë

19 Korrik, 2025 10:10 am
FOTOT/Pamjet në Theth, Beci: Pastrim i plotë në kohë rekord, për t’i kthyer..
Aktualitet

FOTOT/Pamjet në Theth, Beci: Pastrim i plotë në kohë rekord, për t’i kthyer..

19 Korrik, 2025 9:52 am
Korçë/ Përfshihet nga flakët një lokal orët e para të mëngjesit, shkak…
Aktualitet

Korçë/ Përfshihet nga flakët një lokal orët e para të mëngjesit, shkak…

19 Korrik, 2025 9:24 am
Berlin: Pesë vjet burg për biznesmenin serb
Bota

Berlin: Pesë vjet burg për biznesmenin serb

19 Korrik, 2025 9:14 am
Gjermania dhe riarmatimi i madh, mes nevojës për siguri e kapacitete parandaluese dhe hijes së historisë
Bota

Merz: Qasja e Izraelit ndaj Gazës nuk është më e pranueshme

19 Korrik, 2025 9:11 am
Kosova jashtë Listës së Shteteve të Brishta: Ç’do të thotë për ekonominë?
Rajoni

Kosova jashtë Listës së Shteteve të Brishta: Ç’do të thotë për ekonominë?

19 Korrik, 2025 9:07 am
Dështon sërish seanca për konstituimin e Kuvendit të Kosovës
Aktualitet

Kosovë/ Kuvendi sot mblidhet në seancën e 49 të konstituimit

19 Korrik, 2025 8:45 am
“Qytet me histori mahnitëse”,Rama sjell përshtypjet e turistëve të huaj për Durrësin
Aktualitet

“Qytet me histori mahnitëse”,Rama sjell përshtypjet e turistëve të huaj për Durrësin

19 Korrik, 2025 8:36 am
Parashikimi i motit, 17 shtator 2024
Aktualitet

Parashikimi i motit për sot, 19 korrik 2025

19 Korrik, 2025 8:26 am
Horoskopi, 22 nëntor 2023
Aktualitet

Horoskopi për ditën e sotme, 19 korrik 2025

19 Korrik, 2025 8:15 am
Para
BKH kontrolle në banesën e babait të ish-partneres së Arben Ametajt

Çështja Ahmetaj/SPAK:U gjetën dokumente,sekuestro 4 apartamenteve dhe 2 llogarive bankare

“Gërdeci”, SPAK dërgon për gjykim Fatmir Mediun

Çështja “Gërdeci”/ Ish-ministri Mediu kërkon të heqë dorë nga gjykimi i shkurtuar

Dhunohen mjekët e urgjencës së spitalit në Tiranë, autori në kërkim

Pogradec/Sherr në familje, vëllai rreh motrën,por dhunohet nga burri i motrës dhe nipërit

TE FUNDIT

Lirimi i hapësirave/ Rama: Rreth 20 mijë metra katrorë ‘të çliruar’ vetëm në Tiranë

Programi Kombëtar i Praktikave të Punës/ Rama:Mundësi konkrete për të rinjtë
19 Korrik, 2025

‘Sipas planit të punës vetëm në Tiranë arrin deri nesër në rreth 20 mijë metra katrorë sipërfaqja e hapësirave publike...

Lexo më shumë

FOTOT/Pamjet në Theth, Beci: Pastrim i plotë në kohë rekord, për t’i kthyer..

FOTOT/Pamjet në Theth, Beci: Pastrim i plotë në kohë rekord, për t’i kthyer..
19 Korrik, 2025

Kreu i Bashkisë së Shkodrës, Benet Beci përmes një postimi në rrjetin social 'Facebook', tregon pamjet nga Thethi pas aksionit...

Lexo më shumë

Korçë/ Përfshihet nga flakët një lokal orët e para të mëngjesit, shkak…

Korçë/ Përfshihet nga flakët një lokal orët e para të mëngjesit, shkak…
19 Korrik, 2025

Një lokal është përfshirë nga flakët rreth orës tre të mëngjesit, raporton gazetarja e Klan News Daniela Zisi.  Ngjarja raportohet...

Lexo më shumë

Berlin: Pesë vjet burg për biznesmenin serb

Berlin: Pesë vjet burg për biznesmenin serb
19 Korrik, 2025

Një sipërmarrës ndërtimi nga Berlini me origjinë nga Serbia u dënua me pesë vjet heqje lirie për evazion fiskal me...

Lexo më shumë
Opinion.al

Kategoritë

Kryesore

Aktualitet

Unë Shkruaj

Komente

Bota 

Sport 

Instabiz

Opinion Web Tv

Lifestyle

Galeri

Rreth Nesh

ON AIR: E hene – E marte – E merkure – 22:15 E ejnte – 21:00

OPINION nga Blendi Fevziu. Emisioni politik me i ndjekur dhe me i preferuar ne ekranet shqiptare.
“Opinion” vjen ne kater takime cdo jave – e hene, e marte, e merkure dhe takimi tradicional i te ejntes mbrema.
Cdo jave ne studion e Tv Klan, komente, analiza, debate, komente, intervista, personazhe, deshmi dhe fakte konkrete. Ngjarjet me te fundit dhe me te rendesishme ne jeten politike dhe sociale te vendit, me debatet, opinionet dhe analizat e te ftuarve ne studio.
Salloni i politikes dhe aktualitetit hap dyert 4 mbremje ne jave, per te degjuar opinionet e politikaneve dhe analisteve. Padron i shtepise, gazetari dhe analisti Blendi Fevziu.

Të gjitha të drejtat e rezervuara Opinion ©2025
Dev By Techzero1.com