Opinion.al
Nuk ka rezultat
View All Result
KONTAKT
  • Hyrja
  • Kryesore
  • Aktualitet
    • Politikë
    • Kronikë
    • Sociale
  • Unë shkruaj
  • Komente
  • Bota
  • Sport
  • InstaBIZ
  • OPINION WEB TV
    • Emisionet
    • U tha në Opinion
    • Si u Veshën
  • Life Style
    • Shëndeti
    • Jetë dhe Stil
    • Teknologji
    • Kulturë
Opinion.al
Nuk ka rezultat
View All Result

Kosovë/ Punëtorët protestojnë për të drejtat e tyre, kërkojnë rritjen e pagave

2025/05/01 at 2:20 PM
në Rajoni, Te Fundit
Kohë leximi: 3 min
A A
Kosovë/ Punëtorët protestojnë për të drejtat e tyre, kërkojnë rritjen e pagave

Me moton “Qeveri – Kompani, është bërë vonë, kthjelluni ose lamtumirë”, Federata Sindikale e Punëtorëve Teknikë të Sektorit Privat të Kosovës ka protestuar në Prishtinë më 1 maj, në Ditën Ndërkombëtare të Punëtorëve.

Kreu i Sindikatës, Jusuf Azemi ka thënë se punëtorët e sektorit privat të Kosovës janë “trajtuar si skllevër” nga ana e institucioneve, duke shtuar se “trajtim të tillë s’ka thuajse askund në Evropë”.

Pjesëtarët e Sindikatës kanë kërkuar rritjen e pagës në sektorin privat në 600 euro, marrëveshje kolektive, sigurime shëndetësore dhe themelimin e një gjykate të punës.

“Ne nuk po mund të mbijetojmë me pagat që i kemi. Në Kosovë, punëtorët e sektorit privat edhe sot marrin pagë prej 230 eurosh. Kjo pagë nuk po na lë të vdesim, por edhe nuk po mund të jetojmë”, tha Hafije Statovci nga Sindikata.

Paga mesatare bruto në Kosovë, sipas të dhënave të fundit të Administratës Tatimore të Kosovës, është 702 euro.

Sektori privat llogaritet punëdhënësi më i madh, me mbi 300 mijë të punësuar.

Më herët, të enjten, Instituti i Kosovës për Drejtësi (IKD) ka thënë se Dita e Punëtorëve e gjen Kosovën “me probleme të vjetra – vdekje në vendin e punës, ligje të vjetëruara, institucione jofunksionale”.

Qeveria dhe Kuvendi i Kosovës, sipas IKD-së, kanë dështuar të ndërmarrin veprimet e duhura në fushën sociale, përfshirë në miratim e zbatim të ligjeve në këtë fushë. Nëpërmjet një komunikate, IKD-ja ka thënë se Qeveria e Kosovës ka dështuar jo vetëm të miratojë pjesën më të madhe të ligjeve në fushën sociale, por edhe të zbatojë ligjet ekzistuese.

“Ligjet bazike si Ligji i Punës, Ligji për Siguri dhe Shëndet në Punë dhe Ligji për Inspektoratin e Punës, janë hequr nga agjenda ose kanë mbetur të paadresuara, duke reflektuar mungesë të përparimit dhe angazhimit për çështje urgjente sociale”, thuhet në komunikatë. “Në anën tjetër, Kuvendi i Kosovës ka dështuar të zgjedhë një përfaqësues të sindikatave në Bordin e Fondit të Kursimeve Pensionale dhe nuk ka ushtruar në mënyrë efektive funksionin mbikëqyrës ndaj Qeverisë. Vetëm gjatë dymbëdhjetë viteve të fundit, sipas statistikave zyrtare dhe të dhënave nga sindikatat, në vendet e tyre të punës kanë humbur jetën 263 punëtorë, 12 vetëm në vitin 2024, ndërsa në 5-mujorin e parë të këtij viti kemi 10 raste të vdekjes në vendin e punës”, ka thënë IKD-ja.

Në sheshet kryesore të Prishtinës sot protestuan edhe Sindikata e Re e Korporatës Energjetike të Kosovës (KEK), Sindikata e Pavarur e Minatorëve të Trepçës, Kolektivi për Mendim dhe Veprim Feminist dhe grupi protestues kundër shtrenjtimit të energjisë elektrike “Asnjë cent më shumë”.

Dita Ndërkombëtare e Punëtorëve – 1 Maji – shfrytëzohet në shumë vende të botës si një ditë për të kërkuar të drejtat e punëtorëve, për të transmetuar ankesat e përgjithshme ekonomike ose kërkesat politike.

Të dhënat e fundit të Agjencisë së Statistikave të Kosovës tregojnë se nga 1.074.704 persona, të cilët janë të moshës së punës – nga 15 deri 65 vjeç – 461 mijë ose 43 për qind janë ekonomikisht aktivë në tregun e punës. Mbi 613 mijë, ose 57 për qind e qytetarëve të moshës së punës, nuk janë ekonomikisht aktivë. Shkalla e përgjithshme e papunësisë në Kosovë llogaritet të jetë 10.7 për qind. REL

Ju sugjerojmë

Vuçiç niset drejt Moskës
Rajoni

Vuçiç bisedon me Maduron për përmirësimin e marrëdhënieve mes Serbisë dhe Venezuelës

21 Gusht, 2025 10:25 pm
Tushemisht/ Kaloi vijën liqenore, bllokohet mjeti lundrues me 7 persona
Aktualitet

Tushemisht/ Kaloi vijën liqenore, bllokohet mjeti lundrues me 7 persona

21 Gusht, 2025 10:14 pm
Zelensky: Nuk do të luaj lojërat e Putinit me armëpushime të shkurtra
Bota

Zelensky akuza Rusisë se po shmang takimin e tij me Putinin

21 Gusht, 2025 9:58 pm
Zjarret në Evropë, miliona hektarë të djegur në 2025
Bota

Zjarret në Evropë, miliona hektarë të djegur në 2025

21 Gusht, 2025 9:32 pm
Aktori Shundi në betejë me sëmundjen e rëndë, dy ministrit: Do mbulojmë shpenzimet!
Aktualitet

Aktori Shundi në betejë me sëmundjen e rëndë, dy ministrit: Do mbulojmë shpenzimet!

21 Gusht, 2025 9:07 pm
A do të dërgohen ushtarë gjermanë në Ukrainë?
Bota

A do të dërgohen ushtarë gjermanë në Ukrainë?

21 Gusht, 2025 8:54 pm
Serbia dënon vendimin e Kosovës për moscertifikimin e Listës Serbe për zgjedhjet
Rajoni

Serbia dënon vendimin e Kosovës për moscertifikimin e Listës Serbe për zgjedhjet

21 Gusht, 2025 8:34 pm
Jugu i Shqipërisë “pushtohet” nga turistët, vlerësohet mikpritja dhe plazhet
Aktualitet

Jugu i Shqipërisë “pushtohet” nga turistët, vlerësohet mikpritja dhe plazhet

21 Gusht, 2025 8:11 pm
Euro shënon rënien rekord: Këmbehet shumë pranë 97 lekëve
Aktualitet

Shqipëri/ Rekord pagesash me euro në korrik

21 Gusht, 2025 7:48 pm
RMV/Ndërhyrjet kardiologjike,për shëndetin e pacientëve apo për përfitime financiare
Rajoni

RMV/Ndërhyrjet kardiologjike,për shëndetin e pacientëve apo për përfitime financiare

21 Gusht, 2025 7:26 pm
Para
Japoni/ 1 person përplas me makinë nxënësit e shkollës, vijojnë hetimet për ngjarjen

Japoni/ 1 person përplas me makinë nxënësit e shkollës, vijojnë hetimet për ngjarjen

Zgjedhje vendimtare për të ardhmen evropiane të Shqipërisë   

Zgjedhje vendimtare për të ardhmen evropiane të Shqipërisë  

10 ditë nga zgjedhjet/ LaCivita takim me kandidatët e PD-ASHM: Luftoni, luftoni!

10 ditë nga zgjedhjet/ LaCivita takim me kandidatët e PD-ASHM: Luftoni, luftoni!

TE FUNDIT

Vuçiç bisedon me Maduron për përmirësimin e marrëdhënieve mes Serbisë dhe Venezuelës

Vuçiç niset drejt Moskës
21 Gusht, 2025

Presidenti i Serbisë, Aleksandar Vuçiq, njoftoi të enjten e ka zhvilluar një bisedë “të mirë dhe përmbajtësore” përmes telefonit me...

Lexo më shumë

Tushemisht/ Kaloi vijën liqenore, bllokohet mjeti lundrues me 7 persona

Tushemisht/ Kaloi vijën liqenore, bllokohet mjeti lundrues me 7 persona
21 Gusht, 2025

Një mjet lundrues me 7 persona në bord është bllokuar nga policia kufitare në Pogradec pasi kishte kaluar vijën liqenore...

Lexo më shumë

Zelensky akuza Rusisë se po shmang takimin e tij me Putinin

Zelensky: Nuk do të luaj lojërat e Putinit me armëpushime të shkurtra
21 Gusht, 2025

Presidenti i Ukrainës, Volodymyr Zelensky, akuzoi të martën Rusinë se po përpiqet të shmangë çdo mundësi për një takim me...

Lexo më shumë

Zjarret në Evropë, miliona hektarë të djegur në 2025

Zjarret në Evropë, miliona hektarë të djegur në 2025
21 Gusht, 2025

Zjaret kanë djegur deri tani më shumë se një milion hektarë tokë në vendet e Bashkimin Evropiat gjatë vitit 2025,...

Lexo më shumë
Opinion.al

Kategoritë

Kryesore

Aktualitet

Unë Shkruaj

Komente

Bota 

Sport 

Instabiz

Opinion Web Tv

Lifestyle

Galeri

Rreth Nesh

ON AIR: E hene – E marte – E merkure – 22:15 E ejnte – 21:00

OPINION nga Blendi Fevziu. Emisioni politik me i ndjekur dhe me i preferuar ne ekranet shqiptare.
“Opinion” vjen ne kater takime cdo jave – e hene, e marte, e merkure dhe takimi tradicional i te ejntes mbrema.
Cdo jave ne studion e Tv Klan, komente, analiza, debate, komente, intervista, personazhe, deshmi dhe fakte konkrete. Ngjarjet me te fundit dhe me te rendesishme ne jeten politike dhe sociale te vendit, me debatet, opinionet dhe analizat e te ftuarve ne studio.
Salloni i politikes dhe aktualitetit hap dyert 4 mbremje ne jave, per te degjuar opinionet e politikaneve dhe analisteve. Padron i shtepise, gazetari dhe analisti Blendi Fevziu.

Të gjitha të drejtat e rezervuara Opinion ©2025
Dev By Techzero1.com