Opinion.al
Nuk ka rezultat
View All Result
KONTAKT
  • Hyrja
  • Kryesore
  • Aktualitet
    • Politikë
    • Kronikë
    • Sociale
  • Unë shkruaj
  • Komente
  • Bota
  • Sport
  • InstaBIZ
  • OPINION WEB TV
    • Emisionet
    • U tha në Opinion
    • Si u Veshën
  • Life Style
    • Shëndeti
    • Jetë dhe Stil
    • Teknologji
    • Kulturë
Opinion.al
Nuk ka rezultat
View All Result

Kosovë/Policia u sulmua katër herë për tre ditë,nga erdhën sulmet dhe si u reagua

2022/04/16 at 8:09 AM
në Rajoni, Te Fundit
Kohë leximi: 5 min
A A
Kosovë/Policia u sulmua katër herë për tre ditë,nga erdhën sulmet dhe si u reagua

Brenda tri ditëve, zyrtarët kufitar të Policisë së Kosovës janë sulmuar katër herë në veri të vendit. Sulmi i fundit ishte dje në mëngjes, kur ata po bënin ndërrimin. Për këtë sulm kanë reaguar krerët e shtetit, Ambasadori Hovenier, Bashkimi Evropian, KFOR e OSBE. Sulmi është bërë lajm edhe në mediat ndërkombëtare.


Në një konferencë të përbashkët me Drejtorin e Policisë, Ministri i Punëve të Brendshme, Xhelal Sveçla njoftoi dje se zyrtarët kufitarë të Policisë së Kosovës janë sulmuar në veri të vendit, derisa po bënin ndërrimin.

Sipas Sveçlës, ata janë sulmuar me granata dore dhe kallashnikov. Ai i quajti këto sulme, si “terroriste”.

“Zyrtarët kufitar të Policisë së Kosovës, sot janë ballafaquar me sulmin e katërt që u është bërë brenda 3 ditëve në veri të vendit.  Të gjitha sulmet kanë ndodhur në një hapësirë të caktuar gjeografike, Zubin Potok deri në Bërnjak. Asnjëri nga këto sulme terroriste nuk ka pasur qëllim frikësimin por eliminimin e zyrtarëve policor dhe kjo u vërtetua sot, kur janë sulmuar veturat e tyre me granata dore dhe kallashnikov të llojit AK47, shkroi më pas Sveçla në Facebook.

Për sulmin ndaj Policisë reagoi kryeministri Albin Kurti. Ai tha se sulmet ndaj policisë për tre ditë rresht vijnë nga ana e territorit serb.

“Për tre ditë rresht (13 -15 Prill), oficerët e policisë së Kosovës janë sulmuar në pikëkalimin kufitar me Serbinë. Dje dhe sot në mëngjes breshëri plumbash dhe një granatë dorë është hedhur në drejtim të policisë. Burimet tona kanë identifikuar se sulmet e djeshme vijnë nga Serbia”, ka shkruar Kurti.

Kurti i ka bërë thirrje Serbisë që të dënojë sulmet që u kryen ndaj policisë së Kosovës.

“Kjo as nuk do të na pengojë dhe as nuk do të na ndalojë nga lufta jonë për të mbrojtur shtetin ligjor kundër krimit të organizuar dhe korrupsionit në të gjithë territorin e Republikës sonë. I bëj thirrje Serbisë që të dënojë dhe distancohet nga sulmet e dhunshme terroriste ndaj policisë sonë, disa prej të cilëve ishin serbë të Kosovës”, ka shkruar ai.

Edhe presidenca e Kosovës ka reaguar pas sulmeve të vazhdueshme ndaj Policisë së Kosovës në veri të vendit dhe përpjekjeve për të penguar operimin e policisë në atë pjesë të vendit, duke thënë se sulmet janë kryer nga struktura kriminale.

Nga Presidenca thonë se sulme të tilla synojnë të destabiliziojnë situatën e sigurisë dhe atë politike në vend, por theksojnë se përpjekje të tilla do dështojnë.

“Ditët e fundit, Serbia dhe strukturat e saj kriminale kanë kryer disa sulme kundër Policisë së Kosovës në veri. Këto veprime të shoqëruara me tentativa dezinformuese synojnë të destabilizojnë situatën e sigurisë dhe politike në Kosovë. Ata do të dështojnë, shteti i së drejtës do të mbizotërojë”, thuhet në reagimin e Presidencës.

Reagimet e Hovenier, BE’së, KFOR’it dhe OSBE’së

Sulmin ndaj Policisë së Kosovës në veri e ka dënuar edhe ambasadori amerikan në Prishtinë, Jeff Hovenier.

Hovenier ka shkruar se ambasada amerikane është thellësisht e shqetësuar për sulmin me armë zjarri ndaj autoriteteve sovrane të Kosovës.

“Ambasada e SHBA-së është thellësisht e shqetësuar nga raportimet për të shtëna me armë zjarri dhe hedhje gurë ndaj zyrtarëve policorë të Kosovës afër Zubin Potokut. Këto sulme ndodhën kur autoritetet sovrane përgjegjëse për ruajtjen e paqes dhe sigurisë po kryenin detyrat e tyre zyrtare”, ka shkruar ai.

Hovenier ka thënë se e dënojnë fuqishëm dhunën ndaj policisë së Kosovës dhe tërheqin vërejtjen kundër spekulimeve që do të ngrisnin tensione.

“Ne e dënojmë fuqishëm këtë dhunë të papranueshme, të pajustifikueshme. Zyrtarët e zbatimit të ligjit janë përgjegjës për hetimin e situatës. Ne tërheqim vërejtjen kundër spekulimeve që do të rrisin tensionet dhe do të dënojmë çdo përpjekje për të penguar këtë punë thelbësore”, ka shkruar Hovenier.

Edhe Misioni i KFOR-it ka dënuar ashpër sulmet ndaj Policisë së Kosovës në veri të vendit dhe ka shprehur gatishmëri për të mbështetur Policinë e Kosovës nëse u kërkohet.

Një zyrtar i KFOR-it i tha Gazetës Express se presin nga palët që të përmbahen nga veprimet që mund të përshkallëzojnë tensionet.

“Misioni i KFOR-it dënon ashpër sulmet e fundit kundër pjesëtarëve të Policisë së Kosovës. Ne konfirmojmë gatishmërinë tonë për të mbështetur Policinë e Kosovës, nëse është e nevojshme dhe e kërkuar”, tha zyrtari i KFOR-it.

Ai tha poashtu që presin nga palët që të përmbahen nga veprimet që mund t’i përshkallëzojnë tensionet.

“Ne presim që të gjitha palët të veprojnë me përgjegjësi dhe konstruktivitet, dhe të përmbahen nga veprimet që mund të përshkallëzojnë në mënyrë të panevojshme tensionet, të ndikojnë negativisht në sigurinë në Kosovë dhe stabilitetin në të gjithë rajonin. KFOR-i mbetet plotësisht i fokusuar në zbatimin e përditshëm të mandatit të tij të OKB-së, për të siguruar një mjedis të sigurt dhe të sigurt dhe lirinë e lëvizjes për të mirën e të gjitha komuniteteve që jetojnë në Kosovë”, tha zyrtari i KFOR-it në një përgjigje për Gazetën Express.

Zyra e Bashkimit Evropian në Kosovë ka dënuar ashpër atë që e ka cilësuar “sulm të dhunshëm ndaj një patrulle të Policisë së Kosovës në Komunën e Zubin Potokut”, në orët e hershme të 15 prillit.

“Policia e Kosovës është ofruesja kryesore e sigurisë dhe përdorimi i forcës kundër zyrtarëve është i papranueshëm”.

Zyra e bllokut evropian në Prishtinë u ka bërë thirrje të gjitha palëve që të shmangin spekulimet e panevojshme, të cilat mund të nxisin edhe më shumë tensionet.

Edhe kreu i OSBE-së në Kosovë, ambasadori Michael Davenport, ka reaguar pas sulmeve ndaj Policisë së Kosovës në veri të vendit.

Ai tha se sulmi kundër jetës së policëve është i papranueshëm, derisa ka bërë thirrje që autorët të kapen dhe të vihen para drejtësisë.

“Misioni i OSBE-së në Kosovë po përcjell me shqetësim të madh sulmet e fundit ndaj Policisë së Kosovës. Aktet e tilla të shëmtuara, të drejtuara kundër jetës së policëve, detyra e të cilëve është të mbrojnë të gjithë njerëzit në Kosovë, janë krejtësisht të papranueshme. U bëjmë thirrje të gjitha institucioneve përkatëse që të përqendrojnë përpjekjet në identifikimin e autorëve dhe vënien e tyre para drejtësisë”.

Sulmi ndaj Policisë në Veri, lajm në mediat e rëndësishme botërore

Agjencia e lajmeve Reuters ka raportuar për sulmin ndaj policisë së Kosovës në veri.

Reuters shkruan se sulmi ndaj policisë ndodhi në kufirin e Kosovës me Serbinë aty ku tensionet ndëretnike janë ende të pranishme më shumë se dy dekada pas luftës.

Agjencia citon një zyrtar policor të Kosovës i cili ka deklaruar se janë duke e hetuar sulmin e sotëm nëse lidhet me aktivitetet e kontrabandës apo me tensionet mes Kosovës dhe Serbisë.

Mëngjesin e djeshëm në afërsi të Zubin Potokut, patrullat e policisë kufitare është sulmuar me armë zjarri kallashnikov dhe granatë dore teksa po bënin ndërrimin e kolegëve të tyre.

Në patrullat e policisë kanë qenë policë nga dy etni serbë dhe shqiptarë./Gazeta Express



Ju sugjerojmë

I dënuar me 27 vite burg për grusht shteti, arrestohet ish-presidenti i Brazilit
Bota

I dënuar me 27 vite burg për grusht shteti, arrestohet ish-presidenti i Brazilit

22 Nëntor, 2025 3:31 pm
Përmbyten disa qarqe, reshjet i marrin jetën një personi në Korçë
Aktualitet

Përmbyten disa qarqe, reshjet i marrin jetën një personi në Korçë

22 Nëntor, 2025 3:05 pm
GJKKO konfirmon pezullimin nga detyra të Belinda Ballukut
Kronikë

GJKKO konfirmon pezullimin nga detyra të Belinda Ballukut

22 Nëntor, 2025 2:52 pm
Moti i keq në qarkun e Lezhës, reshjet krijojnë vështirësi në tre bashki
Aktualitet

Moti i keq në qarkun e Lezhës, reshjet krijojnë vështirësi në tre bashki

22 Nëntor, 2025 2:42 pm
Plani i paqes që mund të ndryshojë fatin e Ukrainës, çfarë dihet deri më tani
Bota

Plani i paqes që mund të ndryshojë fatin e Ukrainës, çfarë dihet deri më tani

22 Nëntor, 2025 2:24 pm
Shuhet ikona e muzikës italiane, Ornella Vanoni
InstaBIZ

Shuhet ikona e muzikës italiane, Ornella Vanoni

22 Nëntor, 2025 1:31 pm
Përplasi për vdekje me makinë 59-vjeçarin dhe u largua/ Shpallet në kërkim shoferi
Kronikë

Çift i moshuar përfundon në spital, dhëndri i dha valium, më pas i vodhi shtëpinë

22 Nëntor, 2025 1:28 pm
Balluku rikthehet në GJKKO, prej rreth dy orësh në seancë
Aktualitet

Balluku rikthehet në GJKKO, prej rreth dy orësh në seancë

22 Nëntor, 2025 1:02 pm
Moti i keq/ Me dhjetëra familje të bllokuara në juglindje
Aktualitet

Moti i keq/ Me dhjetëra familje të bllokuara në juglindje

22 Nëntor, 2025 12:04 pm
Ndotet uji i pijshëm, bashkia e Kolonjës: Mos e përdorni për konsum
Aktualitet

Ndotet uji i pijshëm, bashkia e Kolonjës: Mos e përdorni për konsum

22 Nëntor, 2025 11:54 am
Para
Armatimi i rëndë amerikan që po i dërgohet Ukrainës

Armatimi i rëndë amerikan që po i dërgohet Ukrainës

ARRSH: Ndryshon drejtimi i lëvizjes së mjeteve në Unazën e Madhe

ARRSH: Ndryshon drejtimi i lëvizjes së mjeteve në Unazën e Madhe

23 vite nga eksodi i shqiptarëve nga Kosova

23 vite nga eksodi i shqiptarëve nga Kosova
















TE FUNDIT

I dënuar me 27 vite burg për grusht shteti, arrestohet ish-presidenti i Brazilit

I dënuar me 27 vite burg për grusht shteti, arrestohet ish-presidenti i Brazilit
22 Nëntor, 2025

Jair Bolsonaro është arrestuar nga Policia Federale e Brazilit. Ish-presidenti, i dënuar me 27 vjet e gjashtë muaj burg për tentativë...

Lexo më shumë

Përmbyten disa qarqe, reshjet i marrin jetën një personi në Korçë

Përmbyten disa qarqe, reshjet i marrin jetën një personi në Korçë
22 Nëntor, 2025

Reshjet intensive të ditëve të fundit kanë lënë pas probleme në disa zona të vendit. Në qarkun Korçë, situata mbetet...

Lexo më shumë

GJKKO konfirmon pezullimin nga detyra të Belinda Ballukut

GJKKO konfirmon pezullimin nga detyra të Belinda Ballukut
22 Nëntor, 2025

Pas rreth 3 orësh, zëvendëskryeministrja njëherësh ministre e Infrastrukturës dhe Energjisë, Belinda Balluku ka dalë nga ambientet e GJKKO-së, pas...

Lexo më shumë

Moti i keq në qarkun e Lezhës, reshjet krijojnë vështirësi në tre bashki

Moti i keq në qarkun e Lezhës, reshjet krijojnë vështirësi në tre bashki
22 Nëntor, 2025

Situata në Qarkun Lezhë vijon të jetë problematike për shkak të reshjeve me intensitet të ulët deri mesatar, të cilat...

Lexo më shumë
Opinion.al

Kategoritë

Kryesore

Aktualitet

Unë Shkruaj

Komente

Bota 

Sport 

Instabiz

Opinion Web Tv

Lifestyle

Galeri

Rreth Nesh

ON AIR: E hene – E marte – E merkure – 22:15 E ejnte – 21:00

OPINION nga Blendi Fevziu. Emisioni politik me i ndjekur dhe me i preferuar ne ekranet shqiptare.
“Opinion” vjen ne kater takime cdo jave – e hene, e marte, e merkure dhe takimi tradicional i te ejntes mbrema.
Cdo jave ne studion e Tv Klan, komente, analiza, debate, komente, intervista, personazhe, deshmi dhe fakte konkrete. Ngjarjet me te fundit dhe me te rendesishme ne jeten politike dhe sociale te vendit, me debatet, opinionet dhe analizat e te ftuarve ne studio.
Salloni i politikes dhe aktualitetit hap dyert 4 mbremje ne jave, per te degjuar opinionet e politikaneve dhe analisteve. Padron i shtepise, gazetari dhe analisti Blendi Fevziu.

Të gjitha të drejtat e rezervuara Opinion ©2025
Dev By Techzero1.com

Nuk ka rezultat
View All Result
  • Hyrja
  • Kryesore
  • Aktualitet
    • Politikë
    • Kronikë
    • Sociale
  • Unë shkruaj
  • Komente
  • Bota
  • Sport
  • InstaBIZ
  • OPINION WEB TV
    • Emisionet
    • U tha në Opinion
    • Si u Veshën
  • Life Style
    • Shëndeti
    • Jetë dhe Stil
    • Teknologji
    • Kulturë

Të gjitha të drejtat e rezervuara Opinion ©2025
Dev By Techzero1.com