Opinion.al
Nuk ka rezultat
View All Result
KONTAKT
  • Hyrja
  • Kryesore
  • Aktualitet
    • Politikë
    • Kronikë
    • Sociale
  • Unë shkruaj
  • Komente
  • Bota
  • Sport
  • InstaBIZ
  • OPINION WEB TV
    • Emisionet
    • U tha në Opinion
    • Si u Veshën
  • Life Style
    • Shëndeti
    • Jetë dhe Stil
    • Teknologji
    • Kulturë
Opinion.al
Nuk ka rezultat
View All Result

Kosovë/ Përgjimet telefonike, zgjerohen hetimet

2016/10/04 at 6:13 PM
në Aktualitet, Politikë, Te Fundit
Kohë leximi: 2 min
A A
Kosovë/ Përgjimet telefonike, zgjerohen hetimet

Prokuroria e Posaçme e Kosovës tha të martën se ka vendosur të zgjerojë hetimet lidhur me bisedat e përgjuara telefonike për të cilat fillimisht hetimet ishin hapur ndaj deputetit Adem Grabovci, ish kryetar i grupit parlamentar të Partisë Demokratike të Kosovës.

Në një njoftim të prokurorisë thuhet se hetimet përfshijnë edhe shtatë zyrtarë të tjerë. Ndonëse prokuroria ka vënë vetëm nistoret e zyrtarëve, ata janë Arbenita Pajaziti, ish-shefe e njësisë për furnizim në departamentin e farmacisë në ministrinë e Shëndetësisë, Ilhami Gashi, ish- sekretar i përgjithshëm në ministrinë e Punëve të Brendshme, Besim Beqaj ish- ministër i Zhvillimit Ekonomik, Njazi Kryeziu, ish- kryesues i Kuvendit në komunën e Prizrenit, Zenun Pajaziti, deputet, Fatmir Shurdhaj. Ish-zëvendës ministër i Punës dhe Mirëqenies Sociale, dhe Sedat Gashi, ish-këshilltar politik në ministrinë e Punëve të Brendshme.

Sipas prokurorisë “të gjithë të pandehurit dyshohen për kryerjen e dy veprave penale: keqpërdorimi i pozitës apo autoritetit zyrtar dhe shkelja e statusit të barabartë të shtetasve dhe banorëve të Republikës së Kosovës”.

Nën këto dyshime prokuroria e Posaçme e Kosovës më 26 gusht hapi hetimet ndaj Adem Grabovcit.

Hetimet kundër tij pasuan publikimin e përgjimeve të bisedave në gazetën në internet “Insajderi”, ku shfaqet ndikimi i ushtruar nga ai dhe zyrtarë të tjerë të Partisë Demokratike të Kosovës në emërimet në postet qeveritare, në drejtësi, media dhe në polici.

Përgjimet janë kryer gjatë muajve të fundvitit 2011 dhe në fillim të vitit 2012 në kuadër të hetimeve që kryheshin atëbotë në ish Ministrinë e Transportit, ku subjekt i përgjimeve, me autorizimin e prokurorit të EULEX-it, ishte edhe Adem Grabovci.

Publikimi i përgjimeve nxiti shumë reagime në Kosovë. Diplomatë perëndimorë kërkuan analizë të plotë e transparente, ndërsa partitë opozitare bënë thirrje që hetimet të çohen deri në fund. Grupe organizatash joqeveritare për ditë me radhe kanë protestuar duke kërkuar drejtësi dhe luftë kundër krimit të organizuar dhe korrupsionit.

/Zëri i Amerikës

Etiketa: hetimekosovePërgjime

Ju sugjerojmë

Kush është Andriy Yermak, aleati më i besuar i Zelenskyt dhe “numri 2” i Ukrainës?
Bota

Kush është Andriy Yermak, aleati më i besuar i Zelenskyt dhe “numri 2” i Ukrainës?

28 Nëntor, 2025 10:12 pm
Plani sekret i Gjermanisë për luftë kundër Rusisë
Bota

Plani sekret i Gjermanisë për luftë kundër Rusisë

28 Nëntor, 2025 9:10 pm
Begaj: Pavarësia matet me cilësinë e shërbimeve publike
Aktualitet

Begaj: Pavarësia matet me cilësinë e shërbimeve publike

28 Nëntor, 2025 8:36 pm
Operacion izraelit në Sirinë jugore, 13 viktima
Bota

Operacion izraelit në Sirinë jugore, 13 viktima

28 Nëntor, 2025 8:02 pm
Rusia kërcënon me ndalimin e plotë të WhatsApp-it
Bota

Rusia kërcënon me ndalimin e plotë të WhatsApp-it

28 Nëntor, 2025 7:19 pm
Peshkaqenët misteriozë të thellësive po zhduken për kozmetikë
Te Fundit

Peshkaqenët misteriozë të thellësive po zhduken për kozmetikë

28 Nëntor, 2025 7:08 pm
Plagoset një person në Vaun e Dejës,
Kronikë

Aksident në autostradën Tiranë-Elbasan, përplasen 8 automjete

28 Nëntor, 2025 6:47 pm
Orbani injoron partnerët e BE-së, i kërkon Putinit më shumë naftë dhe gaz
Bota

Orbani injoron partnerët e BE-së, i kërkon Putinit më shumë naftë dhe gaz

28 Nëntor, 2025 6:39 pm
Itali, greva e transporteve paralizon vendin
Bota

Itali, greva e transporteve paralizon vendin

28 Nëntor, 2025 6:06 pm
Zyrtarizohet stadiumi ku do të luhet ndeshja Poloni-Shqipëri
Sport

Zyrtarizohet stadiumi ku do të luhet ndeshja Poloni-Shqipëri

28 Nëntor, 2025 5:16 pm
Para
Raporti global i OBSH: Ja sa njerëz vdesin në Shqipëri nga ndotja

Raporti global i OBSH: Ja sa njerëz vdesin në Shqipëri nga ndotja

Foto/ Aksident i rëndë, përplasen ‘kokë më kokë’ dy makina në Kinostudio

Foto/ Aksident i rëndë, përplasen 'kokë më kokë' dy makina në Kinostudio

Trajneri ngre alarmin: Lojtarët bëjnë shumë seks!

Trajneri ngre alarmin: Lojtarët bëjnë shumë seks!

TE FUNDIT

Kush është Andriy Yermak, aleati më i besuar i Zelenskyt dhe “numri 2” i Ukrainës?

Kush është Andriy Yermak, aleati më i besuar i Zelenskyt dhe “numri 2” i Ukrainës?
28 Nëntor, 2025

Byroja Kombëtare Kundër Korrupsionit (NABU) e Ukrainës dhe Zyra Speciale e Prokurorit Kundër Korrupsionit (SAPO) bastisën ambientet të lidhura me...

Lexo më shumë

Plani sekret i Gjermanisë për luftë kundër Rusisë

Plani sekret i Gjermanisë për luftë kundër Rusisë
28 Nëntor, 2025

Quhet “Oplan Deu” dhe është plani sekret i Gjermanisë për një konflikt të mundshëm me Rusinë. Rreth dhjetë oficerë të...

Lexo më shumë

Begaj: Pavarësia matet me cilësinë e shërbimeve publike

Begaj: Pavarësia matet me cilësinë e shërbimeve publike
28 Nëntor, 2025

Presidenti Bajram Begaj zhvilloi mbrëmjen e sotme një ceremoni në Presidencë me rastin e 113-vjetorit të Pavarësisë së vendit. Në fjalën e...

Lexo më shumë

Operacion izraelit në Sirinë jugore, 13 viktima

Operacion izraelit në Sirinë jugore, 13 viktima
28 Nëntor, 2025

Trembëdhjetë njerëz janë vrarë në një operacion izraelit në Sirinë jugore të premten, sipas mediave shtetërore siriane. Damasku e ka...

Lexo më shumë
Opinion.al

Kategoritë

Kryesore

Aktualitet

Unë Shkruaj

Komente

Bota 

Sport 

Instabiz

Opinion Web Tv

Lifestyle

Galeri

Rreth Nesh

ON AIR: E hene – E marte – E merkure – 22:15 E ejnte – 21:00

OPINION nga Blendi Fevziu. Emisioni politik me i ndjekur dhe me i preferuar ne ekranet shqiptare.
“Opinion” vjen ne kater takime cdo jave – e hene, e marte, e merkure dhe takimi tradicional i te ejntes mbrema.
Cdo jave ne studion e Tv Klan, komente, analiza, debate, komente, intervista, personazhe, deshmi dhe fakte konkrete. Ngjarjet me te fundit dhe me te rendesishme ne jeten politike dhe sociale te vendit, me debatet, opinionet dhe analizat e te ftuarve ne studio.
Salloni i politikes dhe aktualitetit hap dyert 4 mbremje ne jave, per te degjuar opinionet e politikaneve dhe analisteve. Padron i shtepise, gazetari dhe analisti Blendi Fevziu.

Të gjitha të drejtat e rezervuara Opinion ©2025
Dev By Techzero1.com